9.1 C
Prizren
E mërkurë, 30 Shtator, 2020

Suedia përfshihet në hetime për vrasjen e çiftit në Prizren, djali i tyre ende në kërkim

Pushimet e këtij viti dolën të ishin të fundit për Durim e Suada Hadrin, që jetonin e punonin në Suedi tash e sa vite.

Vetëm dy ditë pas ardhjes në Kosovë, çifti bashkëshortor u qëllua për vdekje me armë zjarri, në shtëpinë e tyre në Ortakoll të Prizrenit.

Afër trupave të tyre u gjetën dhe u konfiskuan një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja.

Por, se kush e kreu vrasjen dhe se cili ishte motivi, ende nuk po dihet.

I vetmi detaj që dihet deri tani është se çifti jetonin me djalin e tyre të vogël, A.H, i cili deri tani nuk dihet se ku ndodhet.

Në Prokurorinë Themelore të Prizrenit deklarojnë se ata janë në kërkim të djalit të çiftit për të zbardhur rrethanat e këtij rasti.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Fitore Mehmeti, i ka thënë Gazetës Express se viktimat kanë qenë duke jetuar së bashku me djalin e tyre të vogël A.H, i moshës 35 vjeçare, i cili në ditën kritike nuk është gjetur në shtëpi.

Sipas informatave të policisë, ai dyshohet se ka kaluar kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe ka shkuar në Greqi. Deri tash, nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saktë të tij.

“Në bazë të informatave të siguruara nga ana e policisë, dyshohet se i njëjti ka kaluar kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe pastaj ka vajtur në Greqi. Prokuroria është në kërkim të personit në fjalë dhe në momentin që organet e ndjekjes arrijnë ta sigurojnë prezencën e tij, atëherë do të veprojë konform dispozitave ligjore deri në vërtetimin e plotë të gjendjes faktike dhe sqarimit të të gjitha rrethanave të cilat janë relevante mbi zbardhjen e këtij rasti”, thuhet në përgjigjet e Mehmetit drejtuar Gazetës Express.

Vrasja e çiftit që jetonte në Stokholm dhe kishte shtetësi suedeze, është bërë lajm në mediat e këtij shteti.

Policia suedeze ka thënë se është e përfshirë në hetime.

“Siç ndodh zakonisht për ngjarje që ndodhin jashtë vendit, janë autoritetet lokale që merren me hetimet paraprake. Policia suedeze është duke ndihmuar në këtë rast”, ka thënë zëdhënësja Nadia Jaber.

Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Linn Duvhammar ka thënë se Qeveria suedeze është në dijeni të ngjarjes.

Ndryshe, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, që ka siguruar Gazeta Express, vetëm gjatë vitit të kaluar në vend kanë ndodhur 17 vrasje, 10 prej të cilave kishin qenë vrasje të rënda.

Bazuar në këto të dhëna, shumica e këtyre vrasjeve kanë ndodhur në Prishtinë dhe Prizren. Ndërkohë, në qytetin i cili më parë përmendej për vrasjet e shumta që ndodhnin, gjatë 2029’s nuk është kryer asnjë vrasje./Gazeta Express

- Advertisement -

Më Shumë

Dështon votimi i ligjit që mundëson tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish ta votojë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili do t’iu mundësonte qytetarëve tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti, raporton...

Në Prizren hapet ekspozita ”Kultura rome në pikturë”

Pas lehtësimit të masave anti covid fillojnë të zbatohen aktivitetet kulturore në qytetin e Prizrenit. Sot në ambientet e Hamamit të Gazi Mehemt Pashës në...

Qeveria miraton masat e reja, u zgjatet orari gastronomëve

Qeveria ka marrë masat e reja ndaj COVID-19 në mbledhjen e saj të premten. Në kuadër të tyre, gastronomisë i është zgjatur orari edhe...

Dështon sërish votimi i ligjit që mundëson tërheqjen e 10-përqindëshit të Trustit

Kuvendi i Kosovës sërish ka dështuar të votojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Express. Në votim kanë marrë pjesë vetëm 60 deputetë. Kryetarja e Kuvendit...

Arrestohen dy mashtrues në Malësi të Re të Prizrenit

Dy persona të dyshuar për mashtrim janë arrestuar në fshatin Malësi e Re të Prizrenit. Ata, janë dërguar në mbajtje për 48 orë. “Njësiti policor ka...

Qelaj merr zyrtarisht detyrën e Avokatit të Popullit, zotohet se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet

Naim Qelaj ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e Avokatit të Popullit nga paraardhësi i tij, Hilmi Jashari, raporton Ekonomia Online. Ky i fundit, i uroi...

Mbi gjysmë milioni euro diaspora dërgon në Kosovë

Edhe pse kohë pandemie dhe kriza ekonomike ka prekur pothuajse çdo vend në botë, remitencat apo të ardhurat nga bashkatdhetarët tanë nuk kanë rënë,...

Aktivizimi i Speciales heq “vijat e kuqe” të LDK-së ndaj PDK-së

Shenjat e dukshme të Gjykatës Speciale, e cila realizoi arrestimet e para javën e kaluar në Prishtinë, ka bërë që partneri kryesor në Qeveri-...

Dështon seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Irfan Fushës

Të hënën, në Gjykatën Themelore ka dështuar të mbahet shqyrtimi kryesor ndaj Irfan Fushës, si person përgjegjës i kompanisë Sh.P.K “Abi Elif”. Shkak për mos...

COVID: 3 raste të reja në Prizren, 5 në Suharekë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 645 mostra të...

Cilat janë ndryshimet e propozuara për vizat amerikane?

Administrata e presidentit Donald Trump ka propozuar të eliminojë “kohëzgjatjen e statusit” për vizat për studentët ndërkombëtarë, vizitorët e programeve të shkëmbimit dhe ata...

Mustafa thotë se kanë hequr vijat e kuqe për PDK’në

Ndonëse nuk është biseduar për një qeveri gjithëpërfshirëse, Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka hequr të gjitha vijat e kuqe për Partinë Demokratike të...

Paralajmërohet ndryshim i çmimit për regjistrim të automjeteve

Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli, ka paralajmëruar se nga viti i ardhëm çmimi i polisave të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve (TPL), do...

Zëvendëskryeministri Selmanaj tregon pse LDK ka ndryshuar qëndrim rreth Mini-Shengenit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj është deklaruar rreth procesit të dialogut me Serbinë dhe qëndrimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Mini-Shengenin. Selmanaj në intervistën...

Kujtim Gashi: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, pastër dhe mbrojtëse

Deputeti i PDK-së nga Prizreni, Kujtim Gashi ka reaguar pas arrestimeve të djeshme nga ana e EULEX-it. Ai thotë se secili pjesëtar i UÇK-së, që...

Vetaksident në magjistralen Rahovec-Malishevë, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Rahovec-Malishevë. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për...

Lajmet e Fundit

Këto janë shenjat e horoskopit më besnike në dashuri

Astrologët kanë treguar se cilat janë shenjat më besnike të horoskopit. Sipas tyre këto shenja kanë më shumë të ngjarë të kenë një lidhje...

Zafiri e pranon se e ka ndërruar passwordin e Facebook-ut, thotë se “nëntoka” deshi ta denigrojë

Koordinatori nacional për siguri kibernetike, Zafir Berisha, tha se e ka ndryshuar passwordin në Facebook. Hakimi i llogarisë së tij u bë siç thotë ai...

Berisha i NISMA-s: Nasimi e tha në Hagë atë që duhej thënë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se nuk i njeh Dhomat e Specializuara me seli në Hagë. Zv.ministri i Punëve...

Berisha beson se dosjet rrodhën nga vet Specialja

Zv.ministri i Punëve të Brendshëm, Zafir Berisha, beson se dosjet qe u publikuan nga OVL-UÇK-së rrodhë nga Specialja. I pyetur nëse ka informacion të saktë...

Arrestohet personi i kërkuar në Radobravë të Prizrenit

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në fshatin Randobravë të Prizrenit. “Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në...