11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Sulmohen dy policë në Suharekë

Dy pjesëtarë të policisë, janë sulmuar në fshatin Reshtan të Suharekës.

Sulmuesi është hasur duke luajtur dhe konsumuar pije alkoolike në oborrin e shkollës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili së bashku me dy të dyshuar tjerë nga njësiti policor janë hasë duke luajtur dhe konsumuar pije alkoolike në oborrin e shkollës duke mos respektuar vendimin e qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes për shkak të virusit Covid -19”, njofton Policia e Kosovës.

“I dyshuari i kishte sulmuar fizikisht dy zyrtar policor dhe i kishte penguar në kryerje të detyrës”.

“Si pasoj e sulmit i dyshuari dhe dy polic kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”.

“Njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Lajmet e Fundit