8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, 20 ditë paraburgim për të dyshuarin nga Zojzi

B.K. nga fshati Zojz i Prizrenit ka mbetur në paraburgim edhe për 20 ditë.

Ai akuzohet për lëndime trupore të bashkëshortes.

“I dyshuari me datën 16.07.2019, rreth orës 08:40 minuta, në fshatin Zojz, Komuna e Prizrenit, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i shkakton lëndime të lehta trupore – bashkëshortes së tij me iniciale L.K., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur, e me të cilat veprime të dëmtuarës i shkakton lëndime trupore të përshkruara si në raportin specialistik të dt. 16.07.2019.”, thuhet në njoftim të Gjykatës së Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit