31 C
Prizren
E enjte, 2 Korrik, 2020

Supremja vendos, votat nga Serbia s’do të jenë pjesë e rezultatit të zgjedhjeve – Nisma në Kuvend

Gjykata Supreme ka vendosur që mbi 3 mijë e 700 pako me fletëvotime të ardhura nga Serbia mos të jenë pjesë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Gjykata Supreme ka refuzuar të gjitha ankesat. përfshirë këtu të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-së, KDTP-së, PLE-së, PDA-së e PDS-së në PZAP i cili urdhëronte Komisionin Qendror Zgjedhor heqjen nga rezultati përfundimtar të votave të ardhura nga Serbia.

“Gjykata Supreme brenda afatit ligjor ka shqyrtuar dhe vendosur në lidhje me gjitha ankesat e pranuara nga deputet të subjekteve politike. Gjykata Supreme ka pranuar 7 ankesa të deputetëve nga subjekte të ndryshme politike. Pas shqyrtimit nga ana e Kolegjit ankesa nga deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është refuzuar, ankesa nga deputetë të Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP) është refuzuar, ankesa nga deputetë të Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) është refuzuar, dy ankesa nga deputetë të Lëvizja Vetëvendosje-së (LVV) janë refuzuar, ankesa nga deputetë të Partisë Demokratike të Ashkalinjëve (PDA) është refuzuar dhe Ankesa nga deputetë të Progresivna Demokratska Stranka (PDS) është hedhur poshtë si e pa-lejuar”, thuhet në përgjigjen për media, raporton Koha.net.

Kësisoj, Nisma Socialdemokrate pritet të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve veçse ka nisur zbatimi i vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e mbi 1400 vendvotimeve.

Pritet që rinumërimi e certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do zgjasë deri në fillim të dhjetorit, pasi rinumërimi pritet të zgjasë rreth 3 javë.

Kujtojmë se ndryshimi që prodhoi anulimi i votave nga Serbia në mandatet e partive politike ka rikthyer akuzat mes subjekteve. Lëvizja Vetëvendosje, së cilës iu hoqën tre deputetë pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, është kritikuar se me ankesën e ushtruar në Gjykatën Supreme po ia bën avokatin Listës Serbe.

Nisma, e cila pritet të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se votat nga Serbia janë të kontrabanduara dhe të paligjshme. Nisma, gjithashtu ka thënë se vendimi i PZAP-së është i drejtë dhe se tentimi për t’i legjitimuar ato vetëm se u shërben matematikave hipokrite për të dëmtuar vullnetin e mbi 42.000 votuesve kosovarë.

Vlen të theksohet se meqë koalicioni i Nisma-AKR-PD përfundimisht e kalon pragun, PSD-ja mbetet pa përfaqësim në Kuvendin e Kosovës.

Me këtë vendim, i bie se koalicioni NISMA-AKR-PD do të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me Fatmir Limajn, Behxhet Pacollin, Endrit Shalën, Haxhi Shalën, Mirlinda Sopi Krasniqin dhe Albulena Balaj Halimajn.

Vetëvendosja do të ketë 3 deputetë më pak, LDK do të ketë 1 deputet më pak, PDK do të ketë 1 deputet më pak dhe AAK-PSD 1 deputet më pak.

- Advertisement -

Më Shumë

Pritja 30 vjet mbaron – Liverpool kampion

30 vjet pritje. 30 vjet zhgënjim. 30 vjet lodhje. Mirëpo, pas tri dekadash Liverpool më në fund u kurorëzua kampion i nëntëmbëdhjetëfishtë i Anglisë kur...

Më në fund ka një datë për kompletimin e trilogjisë Fury – Wilder

Meçi i tretë mes Tyson Fury kundër Deontay Wilder është caktuar për 19 dhjetor të këtij viti në Las Vegas. Bronze Bomber’ do të përballet...

Emrat e 46 zëvendësministrave të Qeverisë Hoti

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka nisur t’i përngjajë përbërjes së Qeverisë së dikurshme të Ramush Haradinajt, për nga emërimi i zëvendësministrave. LDK-ja...

Prindërit dhe mësuesit heronj të pandemisë

Lumnije Rakaj Erdhi dhe përfundoi pranvera, por jo si herave të tjera me atë bukurinë e gjallërinë e saj, ngase tërë botën e kaploi situata...

Arrestohet suharekasi pasi kapet me marihuanë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në Suharekë është arrestuar një person pasi që i janë gjetur substanca të dyshuara...

Adrola Dushi në një lidhje dashurie? Kush ia ka rrëmbyer zemrën modeles

Pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Adis Patushi, modelja e njohur Adrola Dushi është komentuar shumë në media për jetën private. Shpeshherë, modelja ka ndarë foto...

122 raste të reja me koronavirus, 7 në Prizren

81 TË SHËRUAR DHE 122 RASTE ME COVID-19! Sot më 29 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Hoti thotë se mosbartja e maskave përbën vepër penale

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes konferencës për media tha se vendosja e maskës është e obligueshme dhe se ata që nuk e vendosin,...

BE ende pa vendim për rihapjen e kufijve, amerikanët pritet të…

Vendet e Bashkimit Evropian nuk arritën të vendosin të premten për një liste të vendeve të sigurta, banorët e të cilëve mund të udhëtojnë...

Ish-inspektori i ndërtimit në Prizren shpallet fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Gjykata Themelore në Prizren, të hënën, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit,  Nexhmedin Musliu, i akuzuar për keqpërdorim...

Malisheva ndalon hyrjet në objektin e QKMF-së pa maska mbrojtëse

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, ka bërë me dije se pacientët të cilët vizitojnë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare...

Një fëmijë goditet me motoçikletë në ‘Shatërvan’ të Prizrenit

Një motoçiklist me targa vendore ka goditur një fëmijë në sheshin "Shatërvan" të Prizrenit. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00, transmeton PrizrenPress. Fëmija me autoambulancë...

Ish-kryeministri francez dënohet me burgim për keqpërdorim të fondeve publike

Një gjykatë franceze ka dënuar të hënën ish-kryeministrin francez, Francois Fillon me pesë vjet burgim, tri prej të cilave të pezulluara, për përvetësim të...

61-vjeçari që vdiq sot shkaku i koronavirusit ishte inspektor në Prizren

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se 61-vjeçari nga Prizreni, i cili vdiq sot nga COVID-19, ishte inspektor tatimor në Drejtorin Regjionale të Prizrenit,...

”Rolling Stones” kërcënojnë me padi Trumpin për përdorimin e këngëve të tyre

Grupi legjendar i muzikës rok ”Rolling Stones” ka kërcënuar presidentin amerikan Donald Trump me procedim ligjor për përdorimin e këngëve të tyre në mitingjet...

Prizren: Arkëtari i bankës “NLB” dënohet me gjobë për keqpërdorim detyre

Arkëtari kryesor në filialin e bankës “NLB” me seli në Prizren, Adnan Bajrami është dënuar me 600 euro gjobë, për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Aktgjykimi...

Lajmet e Fundit

Emrat e 46 zëvendësministrave të Qeverisë Hoti

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka nisur t’i përngjajë përbërjes së Qeverisë së dikurshme të Ramush Haradinajt, për nga emërimi i zëvendësministrave. LDK-ja...

Voto 4 Ermina-Lekaj Perljaskaj

Seremb Gjergji  Voto një shqiptare e cila ka parime, cilësi dhe dituri, por mbi të gjitha, drejtësi dhe fuqinë për t’i realizuar projekte që i...

Muharremaj: Në Suharekë vetëm 12 raste aktive me COVID-19, u importuan nga Universiteti i Prizrenit

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, ka treguar se në këtë komunë janë 12 raste aktive me coronavirus. Muharremaj në RTV Dukagjini ka thënë se këto...

Rahovec, e infektuara me COVID-19 shetitet nëpër qytet

Përkundër thirrjeve dhe vendimeve të shumta për kujdes gjatë pandemisë COVID-19, jo të gjithë po i respektojnë ato. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka...

Peng i prokurimit, 15 fshatra të Dragashit që pesë vjet pa ujë të pijshëm

Banorët e 15 fshatrave të Komunës së Dragashit po vazhdojnë të kenë sfidë furnizimin me ujë të pijshëm. Përkundër që ka pesë vjet që...