9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Tajlanda e njohu Kosovën

tajlandaTajlanda e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu vendi i 104-të që ka pranuar shtetin e Kosovës.
Lajmin për njohjen e Kosovës nga Tajlanda e ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Falemnderit Tajlandë për njohje”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Twitter.

Kryeministri Hashim Thaçi pritet ta marrë konfirmimin nga Ministri i Punëve të Jashtme të Tajlandës, Surapong Tovichakchaikul, gjatë një takimi në New York.

Kërkesën zyrtare për njohje nga Tajlanda, Ministri Enver Hoxhaj e kishte dorëzuar në maj të vitit të kaluar, gjatë një takimi dypalësh në Bangkok.

“Ne jemi shumë të përkushtuar që të vendosim marrëdhënie diplomatike me Mbretërinë e Tajlandës dhe t’i forcojmë lidhjet e bashkëpunimit dhe miqësisë në mes të dy vendeve dhe popujve tanë”, kishte thënë Ministri Hoxhaj, pasi i kishte dorëzuar kërkesën e njohjes.

Më Shumë

Lajmet e Fundit