7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Taktika “përçaj e sundo” e Erdoganit

Partia prokurde HDP ka luajtur rol të rëndësishëm në zgjedhjet e fundit të rëndësisë së madhe në Turqi. Posaçërisht zgjedhjet lokale, të mbajtura marsin e shkuar, i kontribuuan faktit që HDP-ja të fitonte reputacionin e partisë që ishte “treguesi në peshore”.

Falë një veprimi të shkathtë taktik, pikërisht HDP-ja ia shkaktoi disfatën e parë zgjedhore presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe partisë së tij në pushtet AKP.

Udhëheqja e HDP-së, në fakt, ka hequr dorë nga nominimi i kandidatëve në disa qytete dhe u ka apeluar votuesve që të votojnë për CHP-në, po ashtu, opozitare. Pa mbështetjen kurde, fitorja e CHP-së në disa qytete turke nuk do të mund as të merrej me mend.

Justifikim për arrestime

Ky veprim taktik i solli partisë prokurde probleme të reja. Vetëm gjatë javës së shkuar janë arrestuar 17 politikanë të HDP-së, ndërsa Prokuroria shtetërore këtë veprim e justifikoi në mënyrë shumë të çuditshme.

Kur para gjashtë vjetësh, në kohën e luftës qytetare siriane, Kobani ishte nën rrethimin e Shtetit Islamik, grupet kurde, mes të cilëve edhe HDP-ja, thirrën për protestë, shkruan “Deutsche Welle”, transmeton KOHA. Mes të tjerash, ato kërkuan nga Qeveria turke një politikë më të qëndrueshme ndaj ISIS-it. Demonstratat megjithëkëtë nuk ishin të qeta, në qytetet e jugut të Anadollit pati trazime, ndërsa në përleshjet jetët humbën disa dhjetëra persona.

“Vrasjet, tentimvrasjet dhe plaçkitjet” gjatë këtyre trazimeve ishin justifikimi për lëshimin e urdhërarresteve për politikanët prokurdë. Kjo sipas Prokurorisë shtetërore.

“Cilat janë ato dëshmi që janë shfaqur brenda natës, e në bazë të së cilave janë arrestuar 82 persona? Arrestimet nuk ndodhën në kuadër të procedurave standarde hetimore”, ka thënë avokatja dhe anëtarja e CHP-së, Figen Çalikushu.

Politikologu Burak Bilgehan Ezpek e cilëson valën më të fundit të arrestimeve në një mënyrë të ngjashme.

“Duket se ngjarjet rreth Kobanit janë shndërruar në instrument me qëllim të torpedimit të pozitave politike të prejardhjes kurde, HDP-së dhe aleatëve të tyre”, ka thënë ai.

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Zyrtare: Roma konfirmon se De Rossi do të vazhdojë si trajner në 2024-25

Dan dhe Ryan Friedkin njoftojnë se Daniele de Rossi do të qëndrojë në krye të Roma-s në sezonin 2024-25. Pronarët e Roma-s, Dan dhe Ryan...

Lajmet e Fundit