8.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

“Të duash një person tjetër, do të thotë të shohësh fytyrën e Zotit”

Ekzistojnë baballarë që nuk i duan fëmijët e tyre; por s’ka asnjë gjysh që nuk e adhuron nipin e tij.

Një hije është e vështirë për t’u kapur për fyti dhe përplasur në tokë.

Të zhbësh gabimet nuk është e mjaftueshme; duhet të ndryshohen edhe zakonet. Stuhia ka kaluar, por era është ende atje.

Anglia ka dy libra, Biblën dhe Shekspirin. Anglia krijoi Shekspirin, por Bibla bëri Anglinë.

Një person me një sy është shumë më i paplotë se një njeri i verbër, pasi i pari e di se çfarë i mungon.

Të gjitha forcat në këtë botë, nuk janë aq të fuqishme sa një ide së cilës i ka ardhur koha.

Vështirësitë krijojnë burrat, ndërsa begatia monstrat.

Vetëm përmes vuajtjes, qeniet njerëzore bëhen engjëj.

Ju më pyesni çfarë më detyron të flas? Një gjë e çuditshme: ndërgjegjja ime.

E ardhmja ka disa emra. Për të dobëtin, është e pamundur; për zemërlëshuarit, është e panjohur; por për trimat është ideali.

Ka gjithmonë më shumë mjerim në mesin e shtresave të ulëta të shoqërisë, sesa humanizëm tek shtresat e larta.

Nuk është e lehtë të qëndrosh i heshtur, kur vetë heshtja është një gënjeshtër.

Moda ka shkaktuar më shumë dëme sesa revolucionet.

Kur një grua është duke ju folur, dëgjojeni atë që thotë me sytë e saj.

Simptoma e parë e dashurisë tek një djalë i ri është druajtja; tek një vajzë guximi.

Luftë civile? Çfarë do të thotë kjo? A ka në fakt ndonjë luftë të huaj? A nuk luftohet çdo luftë ndërmjet njerëzve, mes vëllezërish?

Kur diktatura është një fakt, revolucioni bëhet një e drejtë.

Nuk më intereson se çfarë bën Asambleja Kombëtare e Francës, për aq kohë nuk e bën këtë në rrugë duke frikësuar kuajt.

Ka shumë gjuhë që flasin, por shumë pak koka që mendojnë.

Bisedat e tavolinave dhe ato mes dy të dashuruarve e humbasin fokusin; ato të të dashuruarve janë mjegullnajë, ndërsa bisedat e tavolinave një tymnajë.

Muzika shpreh atë që s’mund të thuhet me fjalë, dhe që nuk mund të qëndrojë në heshtje.

Edhe nata më e errët do të përfundojë, dhe dielli do të lindë sërish.

Të duash një person tjetër, do të thotë të shohësh fytyrën e Zotit.

Disa mendime të caktuara janë përgjërime. Ka momente kur pavarësisht pozicionit të trupit, shpirti është gjunjëzuar.

Njerëzve nuk u mungon forca por vullneti.

Nëse flas, unë jam i dënuar. Nëse hesht, jam i mallkuar!

Më Shumë

Caras Y Caretas (1912)/ Intervista me politikanin shqiptar në Buenos Aires, i cili braktisi ndërmarrjen e tij në jug të Brazilit për të bërë...

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Mars 2024 “Caras y Caretas” ka botuar, me 30 nëntor 1912, në faqen n°60, intervistën me një politikan shqiptar në...

Muzeu dhe Galeria në Prizren/ Diskutime për një projekt të mirëfilltë

U mbajt një dëgjim publik për ndërtimin e Muzeut dhe Galerisë në Prizren, të organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike. Ky dëgjim publik u zhvillua me...

Lajmet e Fundit