9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Të enjten vazhdon seanca e Kuvendit të Prizrenit

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Artan Abrashi ka caktuar për të enjten vazhdimin e seancës së Kuvendit.

“Mbledhja e rregullt e VII (shtatë) për vitin 2019 e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e cila ishte thirrur për datën 25.09.2019 dhe në mungesë të kuorumit ishte shtyrë për një datë tjetër, do të vazhdojë të mbahet të enjten më 10.10.2019 në ora 10:00”, njofton KK në Prizren.

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal tek Shtëpia e Bardhë me pikat e mbetura të rendit të ditës.

Në këtë seancë pritet të shqyrtohet dhe miratohet propozim-buxheti për vitin 2020 dhe parashikimi i buxhetit për vitin 2021-2022.

Dy javë më parë seanca pati dështuar pas bojkotimit të partive opozitare./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në gjendje të dehur sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje. Rasti ka ndodhur në Suharekë, ku një person në gjendje të dehur ka...

Shtylla rrezikon banorët në Prizren

Për gjashtë vjet rresht, një shtyllë elektrike që është e tej ngarkuar me kabllo po rrezikon banorët e një shtëpie në rrugën "Edit Durham"...

Lajmet e Fundit