14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Telefonata emocionuese e Furyt me babanë e vet, pas triumfit ndaj Wilderit

Tyson Fury ndau një moment prekës me babanë e vet, John Fury, menjëherë pasi e rrahu Deontay Wilderin duke bërë një paraqitje drithëruese për ta fituar titullin e botës në kategorinë e rëndë në WBC, të shtunën në Las Vegas.

Boksieri britanik bëri një paraqitje madhështore në MGM Grand Arena, duke e shkatërruar plotësisht kundërshtarin e vet amerikan, aq brutalisht saqë ekipi i tij u detyrua ta hedhë peshqirin në ring për ta dorëzuar meçin në rundin e shtatë.

Babai i Furyt, John, nuk ishte në gjendje të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara prandaj meçin e shikoi nga shtëpia.

John Fury, babai i Tyson Fury

Por i biri i tij tashmë kampion, këmbënguli për të gjetur kohë për të biseduar me babanë e vet pas triumfit madhështor.

Pak para se Fury të fliste për media, televizioni iFL e kapi atë duke biseduar me krenari me babanë e vet: “Të gjithë po mendonin çfarë do të bëjë ai me 123 kilogramë. Sonte isha 122 kilogramë. I qëndrueshëm”.

“Dëgjova baba, sonte isha shumë i fortë për të. Isha 18 kilogramë më i rëndë se ai”, shtoi ai.

Duke folur për ndërprerjen e meçit nga ekipi i Wilder, Fury u dëgjua duke i thënë babait të vet: “Po, ata bënë mirë. Dëgjo, do ta kisha lënduar. Ia çava veshin, gjaku po i rridhte nga veshi”.

Më Shumë

Totaj inspekton ndërtimin e obeliskut të UÇK-së

Në vazhdën e punimeve, në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës (rrugëve dhe ambientit), turizmit kulturor në Leskovec”, sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Pritet që lokalisht të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu,...

Lajmet e Fundit