18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Thaçi, deri në fund të mandatit pagat rriten 100 %

Thaci14-12Thaçi nuk pranon se ka nisur fushatën elektorale. Ai i ka quajtur obligime të tij institucionale, për t’i shërbyer qytetarëve të vendit, shtimin e aktiviteteve e ditëve të fundit, kur po viziton çdo cep të vendit. Megjithatë, në Rubikon të KTV-së, kryeministri Thaçi ka thënë se rritja e aktivitetit të secilës parti në kohën e parazgjedhjeve është krejt normale.

Kryeministri nuk ka pranuar të flas për kohën që do t’i përshtatej më së shumti partisë së tij për zgjedhje. Por ka thënë se nuk do e kishte problem për asnjërën prej muajve që partitë koordinohen për të mbajtur zgjedhjet.

“Koha për organizimin e zgjedhjeve duhet të dalë nga takimi i liderëve të partive politike. Ne jemi dakorduar që të shkojnë në një datë të koordinuar, dhe kjo nuk i takon si monopol askujt”, ka thënë Thaçi. “Jemi pajtuar me të gjithë liderët që jam takuar. Nuk kemi pasur takim me Vetëvendosjen, por besoj se do të jenë në vijë me gjithë spektrin politik”.

Ai ka garantuar se të gjithë punëtorët pagat do t’i marrin me rritje për muajin prill, me 1 maj. Teksa ka përsëritur premtimet për rritje pagash për minatorët, punëtorët e KEK-ut, e rritje pensionesh.

“Deri në fund të mandatit tim do të ketë rritje 100 për qind të pagave, ngase çdo vit të mandatit do të rrisim pagat për 25 për qind”.

Më Shumë

“Kolla e keqe”, infektologu Ramadani tregon tri fazat që kalon i infektuari

Ka arritur në 14 numri i të prekurve nga sëmundja infektive Pertussis, e njohur në popull si kolli i keq. Instituti Kombëtar i Shëndetit...

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Lajmet e Fundit