6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Theranda fitohet dhe zhvillohet vetëm me punë

LDK-logo5-23Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të enjten, në përmbyllje të fushatës në Therandë, se qeverisja lokale në këtë qytet nuk fitohet nga ata që tallen me qytetarët, por do të fitohet nga Sali Asllanaj, i cili me punë ka dëshmuar se mund të bëjë më të mirën për qytetarët e Therandës.

“Unë ju garantoj se me dr. Sali Asllanaj, pushteti dhe qeverisja e Therandës do të jetë qeverisje për qytetarët, pa marrë parasysh cilit subjekt politik i takojnë. Qytetarët do t’ju thonë – jo atyre që tallen me ta, por do t’ju thonë – jo edhe atyre që shohin ëndrra se pa punë do ta qeverisin Therandën. Njerëzit e kësaj treve janë njerëz punëtorë, janë njerëz familjarë, janë njerëz që çdo gjë e kanë krijuar me djersën dhe punën e tyre, prandaj ju e meritoni një qeverisje, para së gjithash që ju respekton dhe kjo qeverisje do të jetë qeverisje e LDK-së, do të jetë Sali Asllanaj, që me ju bashkërisht do të punojë, dhe ju e meritoni fitoren”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se asnjë punë nuk bëhet pa entuziazëm, nuk bëhet pa motivim, nuk bëhet pa vullnet, dhe ne që të tria i ka LDK-ja, e ka entuziazmin e të rinjve, e ka motivimin e gjithë qytetarëve, e ka vullnetin tonë të përbashkët, për ta arritur fitoren e madhe më 3 nëntor.
“Gjithë ne e dëshirojmë një Therandë më të zhvilluar dhe askush nuk mund të na ndalë që këtë ta realizojmë. Gjithë ne e dëshirojmë një Therandë, e cila ofron një arsimim më të mirë për fëmijët tanë dhe askush nuk ka të drejtë të thotë se unë dua ta marrë pushtetin dhe ta mbajë ashtu siç dëshirojë unë”, ka thënë kreu i LDK-së.
Kryetari Mustafa ka shtuar se kandidati i LDK-së ofron zgjidhje për një Therandë të zhvilluar, ofron zgjidhje për një Therandë demokratike, një komunë në të cilën bizneset do të zhvillohen në mënyrë të pavarur dhe një Therandë në të cilën familjet do të gëzojë mirëqenien e saj.
Kandidati i LDK-së, për kryetar të Therandës, Sali Asllanaj, ka thënë se qytetarët e Therandës e kanë kuptuar se programi i LDK-së është një ofertë shumë cilësore, shumë konkrete e cila bazohet në mundësitë që do të ketë buxheti i komunës.

“Programi i LDK-së në rend të parë ka zhvillimin ekonomik, gjithmonë duke pretenduar që edhe qeverisja qendrore të jetë e LDK-së, sepse një politikë zhvillimore duhet ta krijojë qeveria qendrore, kurse komunat do të jenë plotësuese të fuqishme zhvillimit të vendit”, ka thënë Asllanaj.

Ai ka shtuar se vetëm nëse arrijmë ta zhvillojmë biznesin dhe nëse arrijmë të krijojmë vende të reja pune për këta të rinj, më besoni se ja kemi arritur qëllimit dhe se LDK-ja mund të krenohet me punët e mëdha që ka bërë.
“Rinia do të ketë privilegjet më të mëdha në këtë komunë, andaj ju ftoj që të votoni LDK-në dhe ta përkrahin programin e LDK-së, në mënyrë që perspektiva e tyre të jetë më e fuqishme.
Rritje 20% e buxhetit do të ketë për subvencionimin e bujqësisë, dhe kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për të gjithë bujqit. Do të investojmë dhe në lëmin e shëndetësisë.

Shpresojmë që qeveria jonë qendrore në të ardhmen do ta ketë shëndetësinë dhe arsimin, sepse janë dy lëmi të cilat kërkuan më shumë kujdes”, ka thënë kandidati i LDK-së për Therandën

Më Shumë

Italia me pesë skuadra në Champions, mjafton vetëm një kombinim për t’u zyrtarizuar

Italia vijon të kryesojë renditjen e kampionateve elitare të Europës dhe mesjava në kompeticionet europiane, thelloi edhe më shumë diferencën me Gjermaninë ndjekëse. Madje,...

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit