10.9 C
Prizren
E diel, 31 Maj, 2020

Thuamë se më dashuron!

Erich Maria Remarque

E dashura ime, mora prej teje një leter që me ka lumturuar.
Në të thuhet cdo gjë që një njeri mund ti thotë një tjetri e sidomos thuhen ato që vetëm ti mund të m’i thuash. Secili nga ne është bërë tashmë aq shumë fat i tjetrit saqë fjalët mund të shkojnë këtu fare pak. E prapseprapë çdo herë çuditem pa masë dhe jo për gjë, por nga fakti që në një kohë të rrëmujës së madhe, dy jetë kaq të ndryshme që kishin bërë aq e aq kërkime që shpesh hiqnin dorë nga këto kërkime, u bashkuan kokërr për kokërr.

Sa ngrohtësi të pashpenzuar kam ende në veten time, kjo ngrohtësi është aq e madhe, sa mund të mbajë brenda zemra ime. Eshtë e çuditshme si u kthye çdo gjë në dashuri. Si ndodhi që shumë gjëra që gjithë jetën i kam urryer, u bënë të rëndësishme e tërheqëse e të tjera gjëra që më parë i lakmoja e i kërkoja, u zhytën në harresë.

E ç’mund të jetë më i mrekullueshem se zakoni, më e dëshirueshme se shpresa, çfarë mund të lumturojë më tepër se përputhja e plotë e ndjenjave tona.

Si ka mundësi që për mua çdo gjë që ekziston në këtë botë, ndriçohet nga këto rreze, të një ndjenjësie të pa fund! Sa larg e pa vlerë duket tani shkelqimi i rremë i aventurave, shqetësimet, prirja fëminore për të prishur, shpenzim të parave pa kriter e harresë.
Nuk dua të harroj më, por të kujtoj që të mbledh sa më shumë për ne të dy.

Ti je kupë, je zemër e hapur për të tjeret, ti që je gjithmonë e gatshme. Unë të dua dhe çdo gjë tek unë rritet e turret prapë drejt teje.
Era fryn e lekund kallinjtë që fëshfërinje si krahë të medhenjë. Përqafomë fort e dashur, përqafomë sepse nganjëherë me kaplon frika nga gjërësia e plotesia e ndjenjave, aq të reja janë ato për mua. Mund të mendosh se malli i ngarkuar është më i rëndë se vetë anija dhe se tani po i con era në det të hapur.

Kjo është një frikë e kote dhe në përgjithësi nuk është fare frikë, vetëm se është grumbulluar aq shumë dashuri, saqë mbrëmjeve më erren sytë e cdo gjë mbulohet me hije; ja , pra, sa shumë përulem e gjunjëzohem para asaj që ndjej.

Kjo është pjekuria e stinës së verës që ka mbjellë lulëzimin, megjithëse askush nuk ka mbjellë asgjë, kjo është një verë me bimë të egra e një dashuri e harlisur, një lule e bukur dhe e fortë e jetës, lule që ka qëndruar shumë kohë e vetmuar. /KultPlus.com

- Advertisement -

Më Shumë

Rast i çuditshëm me COVID-19 në Prizren, ritestohet për herën e katërt por nuk del negativ

Prizreni vazhdon të mbetet komuna me më së shumti raste aktive me coronavirus. Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë Visar Shehu ka thënë për RTV...

Liria e Prizrenit, FFK-së: Do të ankohemi në CAS

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim për pezullimin e Ligës së Parë. Mirëpo ky vendim nuk i ka pëlqyer aspak...

Ish-ministri Gashi përkujton 27 martirët e masakrës së Tusuzit

Ish-ministri i Ministrisë së Kulturës dhe Sportit, Kujtim Gashi ka përkujtuar 27 martirët, të cilët kanë rënë në masakrën e Tusuzit të Prizrenit, 21...

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren: Nga nesër falemi në xhamia

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, ka njoftuar se nesër fillon falja e namazit në xhamia. “Nga data 28.05.2020 (e enjte), lejohet falja e namazeve...

Komisioni i Venecias i gatshëm t’i përgjigjet Kurtit: Nëse vjen kërkesa, do të marrim vendim

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë dje vendim pro dekretit të Thaçit. Një verdikt i tillë ka shkaktuar nervozizëm të madh tek zyrtarët e...

Ngërçi aktual politik dhe kushtetues

SHKËLZEN MALIQI 1. Insistimi i LVV-së se Neni 84. pika 2 i Kushtetutës së Kosovës është Neni i vetëm përcaktues se si do të duhej...

Veseli përmes një fotografie te xhamia e Mlikës në Dragash uron Bajramin

Kadri Veseli përmes një fotografie të xhamia e Mlikës në Dragash, ka uruar festën e Fitër Bajramit. Ai thotë se këtë vit, festa nuk është...

Gjashtë raste të reja me COVID-19, asnjë nga Prizreni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja me koronavirus në vend. Numri i të...

Rahovec: Motoçiklisti sulmon policët – arrestohet

Policia ka arrestuar një të dyshuar në Rahovec i cili gjatë ngasjes me motoçikletë nuk iu është bindur policëve që të ndalet. I dyshuari kishte...

“Jam pak e mërzitur”, Jennifer Lopez flet për shtyrjen e dasmës me të fejuarin e saj

Këngëtarja Jennifer Lopez në një intervistë për “Today Show” ka folur rreth shtyrjes së dasmës së saj të shumëpritur me të fejuarin Alex Rodriguez,...

VV-ja me peticion kërkon zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje me peticion do të kërkojë zgjedhje, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për...

Ragip Begaj: Presim ndihmë nga niveli qendror

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka konfirmuar se nga 76 rastet e regjistruara me koronaviurs, 73 prej tyre tashmë janë shëruar. “Malisheva është...

Pronari të cilit iu shemb shtëpia në Prizren, nuk e ka pranuar restaurimin

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, sot është njoftuar se ka ndodhur një rrënim parcial i murit të një ndërtese të vjetër e...

Rexhaj: Albin Kurti nuk ka grup, por Hashim Thaçi le të mbahet mirë

eputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka komentuar akuzat e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ndaj kryeministrit në...

LVV përgatitet për zgjedhje, demonstron mënyrën e votimit në pandemi

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ende nuk ka marrë vendimin final rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi për emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë...

Detaje për gjashtë të infektuarit me COVID-19 nga Romaja e Prizrenit (Video)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sonte ka bërë të ditur se gjashtë rastet e reja me Covid 19, janë nga komuna e Prizrenit, saktësisht...

Lajmet e Fundit

EKSKLUZIVE: Koalicioni LAN po synon ta votojë Qeverinë Hoti të martën

Pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese ku iu dha drita e gjelbër Kuvendit për ta formuar Qeverinë e re pa shkuar vendi në...

Hasi i Prizrenit do të mbes pa ujë të pijes për katër ditë

Kompania e Ujësjellësit në Komunën e Prizrenit “Hidroregjioni Jugor“ ka njoftuar se për katër ditë 11 fshatrave  në zonën e Hasit në Prizren do...

Të gjitha testet e sotme për COVID-19 në Malishevë, rezultuan negative

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë bërë nëntë teste të rasteve të kontaktit për COVID-19, dhe të gjitha testet kanë rezultuar negative....

Gjashtë raste të reja me COVID-19, asnjë nga Prizreni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja me koronavirus në vend. Numri i të...

Malisheva për pak të shpëtojë nga COVID-19 (Video)

Me pandeminë e koronavirusit po ka telashe edhe Malisheva, ani se ditëve të fundit ndjehej e lehtësuar dhe e gatshne ta shpallte fitoren mbi...