15 C
Prizren
E mërkurë, 8 Korrik, 2020

Tjetër taksë për naftën

Komisioni i Prokurimeve Publike i ka hapur rrugën koncesionit të shumëpërfolur për “kontrollin e pompave” në stacionet e karburanteve. Përmes një vendimi të beftë, Komisioni i Prokurimeve ka lejuar Ministrinë e Financave të zhvillojë tenderin që ia kalon privatit këtë shërbim, i cili aktualisht kryhet nga Drejtoria e Metrologjisë.

Projekti për të dhënë me koncesion kontrollin e pompave të karburanteve ka lindur në vitin 2016, si propozim i pakërkuar nga një kompani shqiptare e quajtur “Noa Control”. Për dy vite, propozimi mbeti në sirtarët e Ministrisë së Ekonomisë, por çuditërisht, vitin e kaluar ai u riaktivizua në mënyrë të beftë.

Në muajin qershor, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim, ku jo vetëm pranoi propozimin e “Noa Control” për koncesionin, por edhe e shpërbleu këtë kompani me bonus sa 10 për qind të pikëve në tender. Pas këtij vendimi, Ministria e Financave caktoi menjehërë tenderin, duke lënë si afat tetorin e vitit të kaluar.

Por, pak ditë para tenderit, një kompani zvicerane e ankimoi procesin në Komisionin e Prokurimit Publik. Në ankesën e detajuar, kompania argumentonte se koncesioni ishte në kundërshtim flagrant me ligjin, ndërsa kriteret e vendosura nga Ministria e Financave në tender kufizonin garën, duke paracaktuar si fituese kompaninë “Noa Control”.

Ankesa qëndroi për më shumë se 4 muaj në Komisionin e Prokurimeve. Tashmë, Komisioni ka vendosur ta rrëzojë atë, duke i hapur rrugë koncesionit të radhës, i cili për 20 vitet e ardhshme devijon 60 milionë euro, nga buxheti i shtetit te llogaria e një kompanie private.

Koncesioni i pompave është taksa e tretë private, që qeveria u ngarkon qytetarëve te çmimi i naftës. Dy të parat janë “tarifa e markimit” dhe ajo e “skanimit”, parà të cilat paguhen nga qytetarët në çmimin e naftës, por në vend që të shkojnë në buxhetin e shtetit, janë devijuar në llogari private përmes koncesioneve, që lindin si oferta të pakërkuara dhe me procedura të kontestuara.

- Advertisement -

Më Shumë

Një person i vdekur dhe 14 të lënduar në aksident trafiku gjatë 24 orëve

Policia e Kosovës ka paraqitur disa statistika të aktivitetit të tyre të punës gjatë 24 orëve. Policia njofton se në 24 orët e fundit një...

Basketbollistja seksi çmend fansat nga pishina me foto “hot” mbi kosh

Basketbollistja seksi italiane Valentina Vignali vijon të magjepsë fansat e saj me fotot “hot” që publikon në rrjetet sociale. Dy fotot më të fundit vijnë...

Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren

Ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Nijazi Kryeziu, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës...

Mustafa: Pas aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit, vendi është futur në situatë e cila nuk garanton stabilitet të institucioneve

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se, pas propozim aktakuzës nga Specialja ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, Kosova...

Serbët fushatë kundër UÇK-së në Has? (VIDEO)

Një kameraman serb po akuzohet nga banorët e zonës së Hasit, që bashkë me një ekip po fabrikojnë rrëfime kundër luftës çlirimtare në Kosovë. Sipas...

Prokurori tërhiqet nga aktakuza për korrupsion ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Prokurori Mehdi Sefa, në seancën gjyqësore të mbajtur të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, u tërhoq nga aktakuza ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në...

As Argjentina dhe as Juve, City merr Messin!

Zërave për largimin e Lionel Messit nga Barcelona në vitin 2021 i është shtuar një kapitull i tretë. Megjithë deklaratës së fundit të presidentit...

Camaj dhe Koliqi agjentë të shumëfishtë?! Apo Tare një konspiracionist manipulator?

Ermal Mulosmani Në blogun letrar “Peizazhe të fjalës” sot u publikua një material mjaft voluminoz me dokumenta arkivore dhe plot arsyetime nëntekstuale që përpiqeshin të implikonin...

Guardiola flet për Sanchon, kjo është deklarata befasuese e tij

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka përjashtuar mundësinë e transferimit të yllit të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, si një zëvendësim për Leroy Sane,...

Mungojnë të pandehurit, shtyhet për kohë të pacaktuar gjykimi për sulm në një lokal në Suharekë

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor i paraparë për të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ndaj të pandehurve për sulm,...

Arrestohet hajni i lopës në Restelicë të Dragashit

Në Restelicë të Dragashit, dje është arrestuar një person pasi që i njëjti në mëngjesin e të shtunës kishte vjedhur një lopë, transmeton PrizrenPress. Sipas...

Zoti krijoi gjenitë; Morricone ka krijuar parajsën

Ashtu siç Zoti krijoi gjenitë, ca gjeni krijuan vepra hyjnore. Ashtu dhe gjeniu Ennio Morricone, krijoi vepra hyjnore. Emri i tij lidhet me filmat kult,...

Emrat e 46 zëvendësministrave të Qeverisë Hoti

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka nisur t’i përngjajë përbërjes së Qeverisë së dikurshme të Ramush Haradinajt, për nga emërimi i zëvendësministrave. LDK-ja...

Infektivja njofton edhe për 2 të vdekur nga COVID-19

Kanë vdekur edhe 2 persona nga COVID-19 në Kosovë. Nga Klinika Infektive, njoftojnë përmes një kumtese për media se dje më 1 korrik ka vdekur...

Lul Raka: Në këtë situatë as që do të duhej të diskutohej mbajtja e dasmave

Mikrobiologu Lul Raka është i bindur se nuk do të duhej të lejohej mbajtja e dasmave aktualisht në Kosovë. Thotë se me rritjen e...

Dragash: Dënohet me gjobë i akuzuari që pranoi fajësinë për përdorim të paautorizuar të narkotikëve

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, e ka dënuar me 500 euro gjobë, të akuzuarin për posedim të paautorizuar të narkotikëve, Jasin Abudllahu. Aktgjykimin...

Lajmet e Fundit

Haskuka: Në Prizren ka shumë më shumë raste se që janë raportuar

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, është ankuar për numrin e vogël të testimeve në këtë komunë që aktualisht janë 100 raste aktive – shifër...

Tre të vdekur sot nga coronavirusi në Kosovë, shkon në 82 numri i viktimave

Gjatë ditës së martë tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë, duke e çuar në 82 numrin e përgjithshëm të vdekjeve. Në Laboratorin e...

183 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 4 në Prizren dhe 2 në Rahovec

57 TË SHËRUAR DHE 183 RASTE ME COVID-19! Sot më 07 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

100 raste aktive me koronavirus në Prizren

Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prizren, Fadil Kryeziu ka folur për gjendjen me Covid-19 në këtë regjion Ai tha se në Prizren...

Edhe një herë tjetër, ish-inkasanti i “Hidroregjionit Jugor” nuk e pranon fajësinë për përvetësim në detyrë

Ish-inkasanti i “Hidroregjionit Jugor”, Hafir Gallopeni, në seancën e mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, përsëri është deklaruar i pafajshëm për veprën...