16.7 C
Prizren
E shtunë, 4 Korrik, 2020

Topi i futbollit dhe rinumërimi i golave në lagje

 

Ditar Kabashi

Dikur kishte atmosferë loje në lagjet e qytetit. Shumica e rrugëve dytësore dhe rrugicat ishin të paasfaltuara. Nuk kishte zallahi automjetesh. Retë e pluhurit mbulonin hera-herës mjedisin por qetësia mbretëronte pakrahasimisht me të sotmen.

Fëmijët luanin lirshëm, pa drojën e veturave të shpeshta. Njëri ndër ta isha edhe unë. Sot, fëmijët nuk dalin dot në rrugën para shtëpisë se kubëzat e betonit, të shtruara për të ngritur mirëqenien, nuk u shoqëruan me krijimin e hapësirave të sportit në copëzat e arnuara urbane.

Loja e preferuar ishte futbolli dhe derivatet e tij: loja me penalti, loja me një gol, etj. Funksionin e shtyllave e merrnin përsipër gurët, të cilët mund t’i gjeje anekënd qosheve të rrugicës. Natyra e shtyllës – jo rrallë – bëhej objekt kontesti: ishte gol apo shtyllë, kur topi përshkonte cepin e saj. Gjithsesi, edhe ato pretendime dhe orvatje për argumentim kishin lezetin e vet dhe nuk zgjasnin fort.

Secila lojë kishte edhe të privilegjuarin. Jo, nuk bëhet fjalë për lojtarin më të mirë, as për më të vjetrin në moshë. I dalluari nga të tjerët ishte pronari i topit. Ai kishte imunitet të plotë: mund të zgjidhte bashkëlojtarët, të vendoste se në cilën pozitë brenda “fushës” të lozte dhe të mos i kontestohej paaftësia nga të tjerët, edhe atëherë kur dështonte keqas e skuadrën e merrte në qafë.

Ai që zotëronte topin ishte përcaktues i fatit të lojës. Si beniamin i shoqërisë gëzonte të drejtën e paralindur ta ndërpriste lojën dhe ta merrte topin nëse ecuria nuk i pëlqente. Rëndom, kur rezultatin nuk e honepste, i zoti i topit të futbollit mund të kërkonte që loja të niste nga zeroja ose – në rastin më të mirë – të kontestonte ndonjë gol të pranuar më parë duke kërkuar rinumërim të të gjithë golave, vetëm e vetëm që të mos mbaronte ballafaqimi duke e nxjerrë humbës.

Kjo bëhej shkak që të tjerët të irritohen dhe të prishej ngazëllimi e solidariteti mes pjesëmarrësve në lojë. Fatkeqësisht, ndodhte që të kishte edhe hidhërime. Tërë kjo pastaj ndikonte në klimën e mirë e garuese.
Mbase zgjidhja më e mirë do të ishte që të gjithë të kontribuonin me ca qindarka e ta blinin një top të përbashkët. Kështu, monopoli mbi topin nuk do t’i përkiste askujt dhe loja do të zhvillohej e barabartë, e lirë dhe pa kërcënime të mundshme. Mbi të gjitha, çfarëdo që të ishte, rezultati do të ishte i pranueshëm dhe nuk do të duhej të përsëriteshin golat deri sa ai që kishte topin nën kontroll të plotësonte apetitet për rezultatin.

Ç’të bësh, të vegjël ishim. Nuk na shkonte ndërmend kjo zgjidhje. Fundja, më mirë ta kuptojmë bile ndonjëherë, paçka edhe kur ta kemi ndërtuar një kullë prej vitesh të jetës dhe futbollin e përcjellim vetëm në televizor.

- Advertisement -

Më Shumë

Zvicër: Arrestohet kosovari 30 vjeçar që po punonte në të zezë

Të mërkurën, më 1 korrik, rreth orës 8:30 të mëngjesit, një 30-vjeçar, shtetas i Kosovës është gjetur duke punuar si punëtor i paligjshëm në...

Haxhi Avdyli rezulton pozitiv me COVID-19

Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë dalë pozitiv në testin për Covid-19. Burime të Gazetës Express bëjnë...

Mamushë, del pozitiv me COVID-19 dhe nuk vetizolohet

Gjatë ditës së djeshme në Mamushë është është iniciuar procedurë ndaj një kosovari, transmeton PrizrenPress. I njëjti nuk ka respektuar rekomandimet e IKSHP-së për vet-izolim...

Liberalizimi i vizave, shpresën te Gjermania?

Shteti gjerman sot merr kryesimin e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian, ndërsa qytetarët e Kosovës të cilët vazhdojnë të jenë të izoluar dhe...

Malisheva ndalon hyrjet në objektin e QKMF-së pa maska mbrojtëse

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, ka bërë me dije se pacientët të cilët vizitojnë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare...

“Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit është e qëllimshme dhe me motive”

Ministra, avokat, analistë dhe njohës të çështjeve të drejtësisë vendore e ndërkombëtare po thonë se aktakuza e ngritur nga Gjykata Speciale ndaj Presidentit Hashim...

Haxhi Avdyli i LDK’së konfirmon se ka dalë pozitiv me Covid-19

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka...

Situatë delikate te Barcelona, lojtarët nuk janë dakord me metodat e trajnerit

Barcelona është duke përjetuar momentin e saj më delikat që kur Quique Setien u ul në stolin e “blaugranave”. Jo vetëm sepse Real Madridi mund...

Realizohet fluturimi i parë në Aeroportin e Prishtinës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar në orën 00:50, është realizuar fluturimin e parë pas më shumë se tre muaj ndërprerje të...

Prizren: Arkëtari i bankës “NLB” dënohet me gjobë për keqpërdorim detyre

Arkëtari kryesor në filialin e bankës “NLB” me seli në Prizren, Adnan Bajrami është dënuar me 600 euro gjobë, për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Aktgjykimi...

Dragash: Rifillon shqyrtimi kryesor në rastin e deputetit që akuzohet për sulm dhe kanosje

Me propozim të prokurorit Besim Susuri, ka rifilluar shqyrtimi kryesor në rastin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetar i Partisë së Bashkuar...

Gruaja nga Suhareka nuk respekton vetizolimin, hapet rasti në Polici

Një grua e cila ishte e infektuar me koronavirus në Suharekë nuk ka respektuar masën e vetizolimit, pra ka dalë nga shtëpia. Lënda ndaj të...

Dragash: Dënohet me gjobë i akuzuari që pranoi fajësinë për përdorim të paautorizuar të narkotikëve

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, e ka dënuar me 500 euro gjobë, të akuzuarin për posedim të paautorizuar të narkotikëve, Jasin Abudllahu. Aktgjykimin...

Avdyli thotë se anulimi i Ligjit për Paga është “një shuplakë fytyrës” për mjekët

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese për hedhjen poshtë të vendimit për Ligjin...

Prizren: Punime në lagjen “Arbanë”, mbyllet për qarkullim rruga “Transiti”

Komuna e Prizrenit, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se të hënën do të fillojnë punimet për “Ndërtimin e infrastrukturës rrugore në lagjen...

Prizren: Erërat e fuqishme rrëzojnë shtyllat elektrike, 56 shtëpi mbesin pa rrymë (VIDEO)

Shiu e erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në Prizren. Disa shtylla elektrike janë rrëzuar, duke rrezikuar banorët, njofton Klan Kosova. Për të lënduar...

Lajmet e Fundit

Prizren: Erërat e fuqishme rrëzojnë shtyllat elektrike, 56 shtëpi mbesin pa rrymë (VIDEO)

Shiu e erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në Prizren. Disa shtylla elektrike janë rrëzuar, duke rrezikuar banorët, njofton Klan Kosova. Për të lënduar...

Haxhi Avdyli i LDK’së konfirmon se ka dalë pozitiv me Covid-19

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka...

Haxhi Avdyli rezulton pozitiv me COVID-19

Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë dalë pozitiv në testin për Covid-19. Burime të Gazetës Express bëjnë...

Për herë të tretë kërkon votë për parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Përlaskaj nga Prizreni synon një ditë Qeverinë e Kosovës

Më 1990 kishte marrë rrugë nga Prizreni. Stacioni ndalues asokohe për Ermina Lekajn kishte qenë qyteti i Rijekës së Kroacisë. Në këto tri dekada ajo nuk...

Elita materiale me varfëri shpirtërore

Në një të kaluar të largët të parët tanë na thoshin se duhet shumë punë që njeriu atë që e ka materiale ta ndjejë...