10.1 C
Prizren
E mërkurë, 8 Korrik, 2020

Totaj i kundërpërgjigjet Haskukës: Kur e harrove gëzimin e fitores së Bashkimit ?!

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Komunës, Mytaher Haskukës, rreth akuzave që ka bërë për kohën sa ka qenë kryetar i klubit “Bashkimi”.

Sipas tij,  Haskuka po tenton të zhvendosë vëmendjen pas kritikave të fundit të opozitës.

Kryetari Haskuka ka ftuar sot prokurorinë e Kosovës që të hetojnë keqpërdorimet e ish-kryetarit të Bashkimit, Shaqir Totaj.

Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Shaqir Totajt

“Sulmi është mbrojtja më e mirë”

Me këtë thënie do ta nisi reagimin apo përgjigjen time, ndaj një kërkese që ka bërë kryetari i Komunës, z. Mytaher Haskuka, në rastin kur, sic paska ka thënë kërkuar hetime ndaj meje për gjendjen në klubin “Bashkimi”.

Së pari sqaroj se përpjekja e tillë vjen, pikërisht për të shpërqendruar vëmendjen pas kritikave të fundit të opozitës ndaj Haskukës, për shkak të shënimit të zbehtë të shënimit të festave të Qershorit, ku doli haptazi fytyra e kësaj qeverisje.

Një përpjekje e tillë vjen sa herë që Haskuka ndihet i rrezikuar, sikur pat ndodhur edhe në fillim të zgjedhjeve komunale të vitit 2017, kur u munduan që të përdorin, një “xhoke” të tillë, por që nuk u ndezi.

I shtrënguar nga shumë dështime dhe keqqeverisja, përfshirë edhe gjendjen në sportin e Prizrenit, tash kur me kërkesë të opozitës, edhe është caktuar mbledhja e jashtëzakonshme për gjendjen në kubin Liria, që ka rënë nga Superliga, nga KB Bashkimi që ka treguar performancë shumë të dobët, pasi suksesit të vitit të kaluar, kur mori dy tituj:
• titullin e Kampionit te Republikës së Kosovës ne
basketboll dhe
• titullin e Nën Kampionit të Ligës Ballkanike të basketbollit
BIBL

Më këtë rast është me rëndësi të dihet se për çdo cent eventualisht të shpenzuar në kundërshtim me destinimin që ka pasur në klubin “Bashkimi”, jam i gatshëm të jap llogari si ligjore ashtu edhe morale.

Por mos të harrojmë se për obligimet që nuk kanë mundur të kryhen, si shkak i mungesës së mjeteve nuk marr përgjegjësi

Qytetarët mendojmë se tash e kanë të qartë se mënyrën e qeverisjes së Haskukës, zhgënimin e madh prizrenas nga premtimet, konkurse të dështuara, tendere të anuluara, qyteti në bërllog, etj, andaj Haskuka është përpiqet të gjejë një kashtë për të shpëtuar nga uji.

Dështimit janë pothuajse në çdo segment të punës se qeverisë komunale të Prizrenit, por do kisha veçuar këto raste:
• Degradimi i kulturës dhe sportit
• Festivali i tradicional i këngës qytetare “Zambaku” nuk
mbahet fare
• Teatri me problem te shumta
• Dështimi në projekte kapitale si pishina olimpike dhe
shkolla e muzikes
• Qyteti dikur me i pastër sipas GIZ-it tani nuk ka kontratë
me operator për pastrim dhe kjo ndodh për shkak të
mosefikasitetit të prokurimit
• Degradim i Qendrës Historike, ku ka numër të madh lypsaresh, qenve endacak dhe mbindërtime, prishje të objekteve të trashëgimisë.
• Drejtoria e Arsimit, jo vetëm me politizim të skajshëm si dhe shum deshtime tjera, por në këtë rast dhe me klanizim, sikur rasti i zgjedhjes së drejtorit të gjimnazit “Gjon Buzuku”, kur pas 3 muaje të publikimit të emrit të drejtorit, është zgjedhur drejtor Jeronim Susuri, i një klani tjetër të Vetevendosjes •
– Drejtoria e shëndetesise po ashtu me shumë parregulësi nga me te ndryshmet

Tash vjen reagimi i koordinuar mes personave anonim (që përmes rrjeteve sociale pa emra flasin në emer të KB Bashkimi) dhe kryetarit Z. Haskuka.

Ky reagim vjen sidomos pas dështimit per te shenuar ne menyre dinjitoze 141 vjetorin e Lidhjes se Prizrenit dhe shpernadarjes se mirënjohjeve të ndara per 20 vjetorin e çlirimit, i cili është përcjellë me shume parregullsi ku dega e PDK ne Prizren ka pasur reagim parimor.

Vlen të theksohet se edhe z. Haskuka shpesh është ankuar se pas marrjes së mandatit të kryetarit, komunën e ka gjet me borgje dhe kështu njejte si KB Bashkimi tani tenton që paaftesinë e vet te arsyetoj me argumente jo valide.

Ajo që ka ndodhur në realitet është se KB Bashkimi ka qene klub i suksesshëm gjate kohës sa unë kam qene kryetar i klubit, kur e them ketë kam parasysh se:
• Tri herë ka qenë finalist i kupës se Republikës se
Kosovës
• Dy her radhazi ka qenë finalist i play off dhe në sezonin
2017/2018 edhe kampion i Superliges se Kosovës për herë të parë pas pavarësimit te basketbollit Kosovarë
• Nen-kampion Ballkanik po ashtu në sezonin 2017/2018

Z. Haskuka si duket e ka harruar atmosferën qe ka mbretëruar në qytet kur KB Bashkimi është shpalluar kampion si dhe gezimin që ai vet e ka përjetuar duke qenë pjese e spektaklit në ndeshjen finale kundër KB Prishtina !
Kete atmosfere ja kam perkujtuar me disa foto te bashkangjitura !

Kur kam filluar punën time në mandatin e parë klubi, ka pasur vështirësi te mëdha financiare por së bashku me një grup entuziastesh, perfshirë këtu menaxherin Arlind Kaçaniku kemi filluar me punë vullnetare pa e akuzuar askënd për gjendjen e trashëguar dhe ngadalë kemi arrit qe klubi te ringjallet dhe të behet kampion për here te parë.

Pas përfundimit te mandatit te dyte, pra pas perfundimit te sezonit 2017/2018 për shkak të angazhimeve të mija me lemi të tjera, nuk kam qenë i interesuar për një mandate të ri, pra nuk është se kam dhanë dorëheqje.

Kur është mbajtur Kuvendi e vetmja çështje ka qenë, zgjedhja e kryetarit dhe udheheqësise së re të klubit, për asgje tjeter nuk është diskutuar !

Klubi para kyçjes në Ligen Ballkanike BIBL 2015/2016 ka pasur marrëveshje me sponsore te ndryshëm, ne mesin e të cilëve ka qenë edhe Komuna e Prizrenit, që pas kontakteve tona ka treguar gatishmëri të përkrah klubin seriozisht dhe interesi i përgjithshëm ka qenë promovimi i sportit në Kosovë, dhe në arenë ndërkombëtare, por pse jo edhe promovimi i qytetit dhe shtetesise, gjë qe në një mase të konsiderueshme është arritur.

Per arsye te mos përmbushjes së premtimeve në kohe dhe në sasi nga sponzorët te cilet jo qe nuk kan dashur por me siguri nuk kan mundur klubi ka pasur veshtiresi financiare dhe ato veshtiresi janë tejkaluar falë angazhimit të stafit që ka bërë punë vullnatare dhe perkrahjes së sponzoreve te rij që në ndërkohë kemi zhvilluar bashkepunim me ta.

Gjatë sezonit të fundit sa kam qenë unë kryetar për shkak të mospërbushjes së obligimeve në kohe nga ana e Komunes kemi pasur vështirësi të mëdha financiare dhe në pamundësi ti përmbushim obligimet ndaj lojtarëve dhe trajnerit ata janë larguar nga klubi.

Megjithatë në pjesën pranverore të kampionatit jemi konsoliduar dhe kemi arrijtur që të bëhemi kampion.
Pas përfundimit te mandatit tim, kur kryesia e re e klubit i ka marrë kompetencat, duke mos pasur aftësi menaxhuese memzi se e kanë formuar ekipin për gara, lojtaret vendore te klubit, qe kanë qenë pjesë e suksesit janë larguar per shkak te qasjes jo konstruktive te udhëheqësve, që posa kishin ardhur në poste, duke i etiketuar, ata si lojtarë të ish-menaxhmentit.

Komuna ka vazhduar te përkrah klubin me një buxhet mbi 200.000 €, por menaxhmenti i posaardhur më shumë ka qene i interesuar që një te treten e mjeteve te ndaje për paga te tyre për dallim prej paraardhësve, të cilët kishin punuar vullnetarisht. Për pasoje i kanë lënë anash obligimet ndaj lojtareve dhe kanë refuzuar kontaktet me menaxherët e lojtareve per arritje te marrëveshjes per t’i shlyer këto obligime me kompromis. Duke qenë të refuzuar për kontakt nga zyrtarët e klubit, ata janë drejtuar ne arbitrazh.

Vlen te theksohet se gjatë tërë kësaj kohe (sezoni pas largimit tim) klubi ka pasur një performance shumë të dobët, dhe nga kampioni, ka pësuar rënie, duke humbur shumë ndeshje nga ekipe të dobëta edhe si vendas në Prizren, dhe ka ndikuar që sporti në qytet te bie ne nivelet me të ulta.

Tani për t’i arsyetuar dështimet e veta e hedhin fajin tek menaxhmenti i mëparshëm. Po ashtu përmes kësaj mënyre po tentojnë të arsyetojnë edhe dështimin, qe i pret ne sezonin e ardhshëm nëse vazhdojnë me qasje të këtill.
Unë me ekipin tim prioritet i kemi pasur rezultatet sportive edhe pse gjithmonë me probleme financiare; kurdo qe kemi pasur derdhje te mjeteve nga sponsoret ato i kemi orientuar kah ekipi ku qëllimi ka qenë mbijetesa dhe rezultatet.

Obligimet tatimore shikuar për nga përmbajtja nuk kanë mundur te plotësohen për shkak të mungesës së mjeteve, kurse për nga aspekti teknik mosdeklarimi ka qene një lëshim procedural i cili po e ritheksoj po ashtu ka qene pasoje e mungesës së likuiditetit.

Është për t’u theksuar se qarkullimi i mjeteve ka qenë 100 % përmes xhirollogarisë dhe ky është një indikator i transparencës.

Lista e obligimeve të çdo organizate çfarëdo qoftë ajo është dokument dinamik, në vazhdimësi ka hyrje dhe dalje të mjeteve dhe asnjëherë gjendja nuk është statike, prandaj për rrjedhojë obligimet janë diçka e natyrshme qe lindin shlyhen dhe ndërkohë krijohet tjera, duke vazhduar kështu.

Me këtë rast potencoj se Menaxhimi i obligimeve është i mundshëm por menaxhmenti aktual fare nuk është marrë me këtë çështje, sepse ka qene me tepër i preokupuar se si të sigurojnë paga të mira personale, ku rreth 1/3 e buxhetit ka shkuar për ate destinim.

Obligimet ndaj lojtarëve te huaj dhe trajnerit janë të menaxhueshme, por duhet qenë komunikues i mirë dhe duhet pasur fleksibilitet në kontakte me menaxherët e tyre.

Obligimet tatimore janë të menaxhueshme. Por në këtë rast, po mungon qasja proaktive.

Bizneset, të cilat e kanë përkrah klubin asnjëherë nuk kanë bëre presion i cili kishte me rezultuar me pasoja serioze për klubin.

Në fund, rekomandoi që Z. Haskuka të kërkojë llogari lidhur me mjetet e shpenzuara të KF Liria dhe arsyet e rënies nga Superliga, pastaj të kërkojë llogari lidhur me mënyren si janë shpenzuar mjetet qe ai i ka derdhur në buxhet të KB Bashkimi (1/2 paga për stafin) e jo të mirret me gjëra të kota duke kërku llogari për paratë që në asnjeherë nuk i kemi pasur.

Koha do të tregon se kush ka pasur te drejtë !

Me respekt: Shaqir Totaj

- Advertisement -

Më Shumë

6 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit

Janë gjashtë pacientë të konfirmuar me Covid-19 të cilët po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Tash e sa ditë edhe ky institucion ka...

Prizreni i pakënaqur me numrin e testimeve

Për numrin e testimeve dhe vonesat në rezultate ka pakënaqësi edhe në Prizren. Nënkryetari i komunës, Visar Shehu i ka thënë Gazetës Express se po...

6 të vdekur nga koronavirusi sot në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se sot, 4 korrik 2020, deri në orën 17:00 kanë përfunduar me vdekje gjashtë pacientë të infektuar...

Messi thyen tjetër rekord në La Liga

Lionel Messi po kalon në një formë të shkëlqyer, përkundër rezultateve jo aq të mira të Barcelonës. Ylli argjentinas ka shtuar mbrëmë dy asistime në...

Ish-drejtori i Arsimit në Prizren dhe dy të tjerët lirohen nga akuzat për keqpërdorim të mjeteve për javën e dëshmorit

Gjykata Themelore në Prizren, të enjten, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-drejtorit të Arsimit në Komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj, i akuzuar për keqpërdorim...

Shuhet Morricone, kompozitori i jashtëzakonshëm!

 Enio Morikone, fituesi i çmimit “Oscar” vdiq në moshën 91-vjeçare. Kompozitori italian, i cili numëron më shumë se 500 filma, shtatë me bashkatdhetarin e...

Shënohet rasti i parë i vdekjes nga pickimi i rriqrave në Malishevë

Një person i moshës 44-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e infektimit nga pickimi i rriqrave. Lajmi u bë i ditur nga vet...

Haxhi Shala lë Nisman, i bashkohet AAK-së

Deputeti Haxhi Shala nga sot është pjesë e AAK-së. “Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të...

Tentim vrasje në Suharekë

Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Suharekë. Ngjarja ka ndodhur për shkak një borxhi. Njoftimi i policisë Viktima mashkull kosovar se bashku me një dëshmitar ka...

“Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit është e qëllimshme dhe me motive”

Ministra, avokat, analistë dhe njohës të çështjeve të drejtësisë vendore e ndërkombëtare po thonë se aktakuza e ngritur nga Gjykata Speciale ndaj Presidentit Hashim...

100 raste aktive me koronavirus në Prizren

Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prizren, Fadil Kryeziu ka folur për gjendjen me Covid-19 në këtë regjion Ai tha se në Prizren...

Kryetari i Suharekës kërkon nga qeveria Hoti subvencione për bujqit

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj me fillimin të korrje-shirjeve, falenderoi Ministrin Mustafa dhe Kryeministrin Hoti për pjesmarrjen dhe apeloi që sa më shpejt tu...

Lejohen pishinat dhe dasmat deri në 50 persona

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se nga sot lejohet hapja e të gjitha pishinave në vend. Por ai ka theksuar se...

Ishin në vijën e parë të luftës ndaj Covid-19, mjekët kërkojnë paga shtesë pasi u rrëzua Ligji i Pagave

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka folur për situatën e re në këtë sektorë pas anulimit të Ligjit...

Avdullah Hoti nuk e përjashton mundësinë e hyrjes së PDK-së në Qeveri

Kryeministri Avdullah Hoti nuk e ka përjashtuar mundësinë e hyrjes së PDK-së në koalicionin qeverisës.Në pyetjen e gazetarëve për mundësinë që PDK-ja të bëhet...

Nisin përgatitjet për Festivalin e 59-të të Këngës në RTSH

Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e Radio Televizionit Shqiptar, u njoftua se më 1 korrik kanë nisur përgatitjet për Festivalin e...

Lajmet e Fundit

Haskuka: Në Prizren ka shumë më shumë raste se që janë raportuar

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, është ankuar për numrin e vogël të testimeve në këtë komunë që aktualisht janë 100 raste aktive – shifër...

Tre të vdekur sot nga coronavirusi në Kosovë, shkon në 82 numri i viktimave

Gjatë ditës së martë tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë, duke e çuar në 82 numrin e përgjithshëm të vdekjeve. Në Laboratorin e...

183 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 4 në Prizren dhe 2 në Rahovec

57 TË SHËRUAR DHE 183 RASTE ME COVID-19! Sot më 07 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

100 raste aktive me koronavirus në Prizren

Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prizren, Fadil Kryeziu ka folur për gjendjen me Covid-19 në këtë regjion Ai tha se në Prizren...

Edhe një herë tjetër, ish-inkasanti i “Hidroregjionit Jugor” nuk e pranon fajësinë për përvetësim në detyrë

Ish-inkasanti i “Hidroregjionit Jugor”, Hafir Gallopeni, në seancën e mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, përsëri është deklaruar i pafajshëm për veprën...