10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

I tregojnë raportet e tyre private

Eqa-Zafa-fushateEqrem Kryeziu dhe Zafir Berisha, për herë të parë kanë folur për raportet private të tyre. Ata kanë treguar se privatësisht kurrë nuk kanë qëndruar keq mes vete. Kryeziu tha se ka ruajtur një respsekt të veçant për Zafir Berishën, pavarëisht kritikave që ka marrë nga ai.

“Raportet private kanë qenë gjithnjë të mira dhe korrekte”.

Sipas tij, koncepti i krijuar për raportet e tij me Berishën është i gabuar. Ai tha se me Zafirin është duke u angazhuar që bashkarisht t’i fitojë zgjedhjet.

Edhe Zafir Berisha tha se raportet ndërmjet tij dhe Eqrem Kryeziut kanë qenë korrekte.

“Raportet me profesorin Kryeziu kanë qenë më shumë më korrekte, sesa me drejtuesit e PDK-së”.

“Ky koalicion, ka ardhur natyrshëm edhe si rezultat i qëllimit të përbashkët për të ndryshuar keqqeverisjen e vendit. Ne e kemi kritikuar këtë qeverisje aktuale si të korruptuar, si hajna, si bandë, dhe nuk ka pasur kurrfarë logjike që të bëjmë koalicion me ta”.

Zafir Berisha kërkoi nga veprimtarët e të dyja subjekteve politike, që të jenë vigjilentë dhe të mos lejojnë asnjë lloj manipulimi ditën e zgjedhjeve.

LDK-ja dhe BD-ja janë takuar me elektoratin e tyre në lagjen “28 Nëntori” dhe “ Bajram Curri”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit