12.2 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2020

Tronditëse: Djali dyshohet për vrasjen e prindërve

Mëngjesin e së mërkurës në Prizren ndodhi një ngjarje e rëndë. Burrë e grua u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen “Ortakoll”. Çifti bashkëshortor i cili kishte ardhur para dy ditësh nga Suedia në Kosovë, u qëllua për vdekje me armë zjarri. I dyshuari për vrasjen e tyre është A.Hadri, djali i tyre, i cili ka ikur nga Kosova, pas vrasjes makabre të prindërve, raporton Gazeta Express

Dy gëzhoja të plumbave dhe një pistoletë u gjetën në afërsi të trupave të pajetë të Suada dhe Durim Hadrit nga Prizreni.

Oborri i shtëpisë së familjes Hadri në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit po qëndron ende i rrethuar me shirita të policisë të cilët tregojnë se një ditë më parë aty ndodhi një ngjarje e rëndë.

Çifti bashkëshortor kishte ardhur nga Suedia në Kosovë për pushime, por vetëm dy ditë pas ardhjes ata u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Prizren.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka thënë për Gazetën Express se i dyshuar për vrasjen e çiftit nga Prizreni është djali i tyre 35-vjeçar, A.Hadri.

Suada e Sokol Hadri kishin ardhur nga Suedia në Kosovë më 20 janar, ndërkaq po atë natë, djali i tyre A.Hadri kishte ikur nga Kosova.

Prokuroria ka thënë se i dyshuari ka shkuar nga Kosova në Maqedoni me datën 20 janar, e më 21 janar nga Maqedonia në Greqi.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme policia ka marrë në pyetje edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit Hadri, të cilët pas marrjes së lajmit për vrasjen e prindërve të tyre, kanë ardhur nga Suedia në Kosovë.

Si ndodhi e tërë ngjarja

Mëngjesin e së mërkurës në një shtëpi në rrugën “Avni Kabashi” në lagjen “Ortakoll” në Prizren, policia gjeti dy trupa të pajetë.

Rrethanat e vdekjes së çiftit ende nuk diheshin, ndërkaq fillimisht rastin e konfirmoi për Express zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Në orën 10:25 policia rajonale ka pranuar informacione se në rrugën Jusuf Gërvalla në lagjen Ortakoll janë dy trupa që dyshohet se janë të pajetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e emergjencës dhe po e hetojnë rastin”, ka deklaruar Osmanollaj.

Pas hetimeve të para në vendngjarje, policia gjeti një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë si dhe dy gëzhoja.

Po ashtu, në trupat e pajetë të viktimave u gjetën plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Pas këtyre hetimeve, Prokuroria Themelore e Prizrenit dhe policia treguan se bëhet fjalë për vrasje.

“Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë, në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Gjatë shikimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale”, ka bërë të ditur Prokuroria.

Derisa mjekët ligjorë dhe policia po qëndronin në shtëpinë ku ndodhi ngjarja e rëndë, trupat e pajetë të viktimave u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Ndërkaq policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti po cilësohet si “Vrasje e rëndë”.

“VRASJE E RËNDË/Rr. “Avni Kabashi”, Prizren 22.01.2020 – 10:43. Në shtëpinë e tyre, pa shenja jetë është gjetur çifti bashkëshortor (një mashkull dhe një femër) K-Shqiptar. Vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku. Në trupin e viktimave vërehen plagë nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Suada dhe Durim Hadri do të varrosen të premten në Prizren./GazetaExpress/

- Advertisement -

Më Shumë

Bella Hadid “sfidon” koronavirusin, me bikini dhe shumë seksi

Modelja Bella Hadid sfidon koronavirusin duke dalë jashtë me bikini për të marrë rrezet e diellit. Modelja e njohur ka zgjedhur të kalojë ditët në...

Trumpi refuzon ta bartë maskën, thotë se udhëzimet janë “vullnetare”

Në SHBA ka vazhduar debati sa u përket rekomandimeve për bartjen e maskave në kohën e pandemisë së koronavirusit. Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë...

Kurti i shkon në takim Anton Qunit

Kryeministri në detyrë i ka shkuar në takim sot gjatë ditës njërit nga ministrat e LDK-së në qeverinë e tij. Kurti bashkë ministrin në detyrë...

Qendrat e mjekësisë familjare në Prizren, do të fillojnë konsultimet me pacientë nëpërmjet telefonit

Nga data 6 prill në Prizren, do të fillojë shërbimin online në kujdesin parësor shëndetësor. Vendimi është marrë nga Drejtoria e Shëndetësisë, me qëllim të...

Aktori i “Star Wars” vdes nga koronavirusi

Andrew Jack, aktori i “Star Wars” ka vdekur në moshën 76 vjeçare pas komplikimeve nga koronavirusi. Jack ishte njëri nga shumë të famshmit që është...

Kompania “Zona Park” me projekt humanitar dezinfekton shtëpitë e të prekurve me COVID-19 në Prizren, Malishevë dhe Rahovec

Kompania “Zona Park”, e cila është e specializuar për dezinfektim, dezinsektim, derratizim dhe repelim, ka filluar ta zbatoj një projekt të madh humanitar “Zona...

E konfirmon menaxheri i Muriqit: Jemi në bisedime, Vedati synon të luajë në Itali

Sulmuesi i Fenerbahces, Vedat Muriqi, e ka për qëllim kryesor të luajë në Serie A dhe është në bisedime me disa klube për një...

Mullisët e Kosovës paralajmërojnë pezullimin e prodhimit

Pezullimi i përkohësisht i disa masave tarifore ndaj importit të miellit nga ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ka ngjallur...

Në këtë ditë fillon Ramazani, kaq orë do të agjëroni

Edhe pak ditë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit. Bazuar në kalendarin mysliman agjërimi fillon me datën 24 prill, shkruan Insajderi. Të gjithë...

Aktori kryesorë i filmit “Mrekullia në qelinë nr. 7” flet për herë të parë…

“Mrekullia në qelìnë Nr.7? është filmi më i suksesshëm i momentit në ” Netflix”. Në këto ditë qëndrimi të izòluar, njerëzit kanë zgjedhur të shohin...

Malisheva përfituese e grantit për performancë të mirë

Dje, Ministria e Adminsitrimtit të Pushteti Lokal (MAPL), ka bërë publik raportin e performancës së komunave, e në mesin e komunave të cila tjanë...

Një lajm i trishtë, vdes futbollisti 16 vjeçar

Një lajm i trishtë vjen sot për botën e futbollit, teksa mësohet se është ndarë nga jeta Valentino Druzinec.16-vjeçari cilësohej si e ardhmja e...

Komuna e Prizrenit planifikon të ndërtojë një stazë ‘PUMP TRACK’

Një stazë ‘PUMP TRACK’ është duke u planifikuar të ndërtohet në Prizren për të gjithë adhuruesit e këtij terreni. Sipas njoftimit për kontratë, Komuna e...

Si e ndaloi gjenerali amerikan përhapjen e COVID-19

“Vepro herët, me të gjithë forcën”, kjo është këshilla që jep Gjenerali Robert Abrams për të luftuar koronavirusin. Ai është gjenerali më i lartë...

Këngëtari i “Lean On Me”, Bill Withers vdes në moshën 81 vjeçare

Këngëtari dhe tekstshkruesi, Bill Withers, ka vdekur në moshën 81 vjeçare. Këngëtari shprirtëror i hiteve “Lean On Me”, “Ain’t No Sunshine” and “Lovely Day” vdiq...

Arrestohet suharekasi, vodhi revolen brenda një shtëpie

Në Suharekë është arrestuar një person i dyshuari, i cili në një shtëpi kishte vjedhur revolen me një karikator me 55 fishekë. Pas intervistimit, personi...

Lajmet e Fundit

Arrestohet personi i kërkuar në Prizren

Një person i kërkuar është arrestuar në Prizren. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës. “Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është...

De Rossi: Çfarë pasioni, çdo tifoz duhet të vizitojë Bombonerën një herë në jetë

Daniele De Rossi vendosi të transferohej te Boca Juniors verën e kaluar dhe ky vendim u prit mirë dhe emocionoi shumë tifozë. Rrallë ndodh...

Moderatorja Rudina Dembacaj, rrëfen si i propozoi ish deputeti Mark Frroku

Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj është gjithmonë në qendër të mediave rozë. Që në momentin kur ajo pranoi lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku, çdo hap...

Mbrojtësi më i mirë në duele, Van Dijk befasohet nga një “veteran” i Serie A

Parma po zhvillonte një sezon të mirë dhe ndodhej në vend të nëntë përpara pezullimit të kampionateve të futbollit nga koronavirusi. Skuadra emiliane ndodhet...

Pëllumbat ”banorët” e vetëm të shesheve simbolike

Për shkak të mbylljes së njerëzve si pasojë e pandemisë së koronavirusit – COVID-19, sheshet simbolike të Stambollit si Taksim, Eyupsultan, Ortakoy dhe sheshi...
Do NOT follow this link or you will be banned from the site!