16.8 C
Prizren
E premte, 7 Gusht, 2020

Trump: SHBA-ja është “pikërisht aty ku dëshiron të jetë në raport me Kinën”

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë “pikërisht aty ku duan të jenë në raport me Kinën” teksa të dyja palët vazhdojnë të jenë të bllokuara në konfliktin tregtar.

SHBA-ja ka rritur më shumë se dyfish tarifat në mallrat kineze në vlerë të 200 miliardë dollarëve ditën e premte, duke përshkallëzuar luftën tregtare në mes të të dyja shteteve.

Më herët, këshilltari për ekonomi i Trumpit, Larry Kudlow, ka thënë se “të dyja palët do të vuajnë” nga konflikti tregtar.

Mirëpo Trump më vonë ka ulur tonet kur ka folur për ndikimin që mund të ketë rritja e tarifave në SHBA.

“Ne jemi pikërisht aty ku duam të jemi në raport me Kinën. Mos harroni se ata kanë shkelur marrëveshjen me neve dhe kanë tentuar të rinegociojnë”, ka thënë Trump përmes një postimi në Twitter.

“Ne do të fitojmë dhjetëra miliarda dollarë nga tarifat kundër Kinës. Blerësit e këtyre produkteve mund t’i prodhojnë edhe vetë ato në SHBA (do të ishte ideale) apo t’i blejnë ato nga shtetet pa tarifa”.

Pas kësaj mase, Kina ka premtuar se do të hakmerret, mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë vendim.

Tarifat e larta do të paguhen nga kompanitë amerikane që importojnë mallra nga Kina.

Ekonomistët kanë thënë se tarifat prej 25 për qind do të shkaktojnë më shumë vështirësi për bizneset, në krahasim me taksat prej 10 për qind sa kanë qenë më parë.

I pyetur në një intervistë për Fox News Sunday nëse është e vërtetë se do të jenë bizneset dhe qytetarët amerikanë që do të paguajnë tarifat, Kudlow ka thënë: “Po deri në një shkallë. Nuk mund të mospajtohem. Të dyja palët do të vuajnë”, transmeton rel.

Ai po ashtu ka thënë se “ka shumë mundësi” që Trump të takohet me presidentin kinez, Xi Jinping në samitin e G20-ës në Japoni në fund të qershorit.

Presidenti amerikan ka vënë tarifa ndaj Kinës edhe më herët, derisa ato i ka arsyetuar, si shenjë ndëshkimi ndaj, siç është shprehur, “praktikave të padrejta tregtare” të Kinës kundër SHBA-së.

- Advertisement -

Më Shumë

Haxhillëku, asnjë pelegrin nuk është infektuar me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite ka deklaruar se asnjë pelegrin që ka marrë pjesë në haxhillëkun e këtij viti nuk është infektuar me...

“Hardh Fest”, me rockerin anglez Robert Plant, synon ta sfidojë pandeminë

Kantautori anglez Robert Plant, i cili në vitin 2011 ishte radhitur si lideri më i mirë nga revista e amerikane “Rolling Stone”, ka mundësi...

Bilanci i sotëm me COVID-19 në Malishevë: 1 i vdekur dhe 7 raste të reja

COVID-19, sot i ka marrë jetën një personi nga Komuna e Malishevës, ndërsa janë regjistruar edhe 7 raste të reja. Të dhënat janë konfirmuar...

Policia ndërhyn në një aheng familjar në Suharekë

Pavarësisht situatës alarmante me pandeminë, kosovarët po vazhdojnë të mblidhen nëpër ahengje. Policia e Kosovës, të martën rreth orës 23:10, ka ndërhyrë në një aheng...

Nusja, dhëndri dhe 21 dasmorë infektohen me koronavirus

Një darkë festive ka përfunduar me 21 persona të infektuar me COVID-19 gjatë një dasme në Selanik. Mes të infektuarve janë nusja, dhëndri dhe 21...

Ja cilat janë vendbanimet e personave të infektuar me COVID-19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të premten, se në 24 orët e fundit në komunën e Prizrenit kanë rezultuar 9 persona...

Për 24 orë/ Prokuroria në Prizren ka ngritur tri aktakuza, kundër tre personave

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetedy (22) aktakuza, kundër njëzetekatër (24) personave. Gjithashtu, me...

Dhunë familjare në Suharekë – arrestohet i dyshuari

Një rast i dhunës në familje është raportuar brenda 24 orëshit të fundit në Suharekë, raporton PrizrenPress. Sipas raportit të policisë, të mërkurën rreth orës...

Policia në Prizren: I kemi mbyllur 12 lokale në qendrën tregtare “Galeria”

Policia në Prizren dhe Inspektorët komunal kanë mbyllur 12 lokale afariste në këtë qytet. Përmes një komunikate për media policia njofton se mbrëmë gjatë kryerjes...

MSh-ja ia ndalon Prizrenit të kryejë testimet serologjike

Ministria e Shëndetësisë nuk i ka lejuar Komunës së Prizrenit që të nisë testimin serologjik te qytetarët. Nënkryetari i kësaj komune, Visar Shehu, ka...

Në Prizren ankohen se ka devalvuar puna e Kuvendit komunal

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit ankohen se puna e këtij organi lokal si dhe Komiteteve të tij është zbehur. Sipas tyre, ka...

Contes po i luhatet vendi i punës te Interi, dy emra të mëdhenj në listë për stolin e zikaltërve

Antonio Conte mund të largohet nga Interi vetëm pas një viti qëndrim në stolin e zikaltërve. E gjitha kjo pas deklaratave të tij të fundit...

TikTok i kundërpërgjigjet Trumpit: Nuk do të shkojmë askund

Një zyrtare e lartë e aplikacionit të famshëm, TikTok, është kundërpërgjigjur ndaj planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për ndalimin e kësaj platforme në...

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Malishevë

Është arrestuar i dyshuari për tentim vrasje në Malishevë. Policia njofton se pas intervistimit i arrestuari është liruar. “Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull...

Vetëvendosje bëhet me televizion të vetin

Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë politik që krijon një televizion të vetin. Albulena Haxhiu, nënkryetare e kësaj partie, ka thënë në Info Magazine në...

Impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Vlashnjë të Prizrenit ende nuk ka filluar operimin

Impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Vlashnjë të Prizrenit ende nuk është funksionalizuar në tërësi. Zyrtarët e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni...

Lajmet e Fundit

Dështon gjykimi për korrupsion ndaj kryeshefit të INFRAKOS-it dhe ish-zyrtarëve të Komunës së Prizrenit

Në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të vazhdojë gjykimi ndaj kryeshefit ekzekutiv të INFRAKOS-it, Agron Thaqi, tre ish-drejtorëve të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor...

MSh-ja ia ndalon Prizrenit të kryejë testimet serologjike

Ministria e Shëndetësisë nuk i ka lejuar Komunës së Prizrenit që të nisë testimin serologjik te qytetarët. Nënkryetari i kësaj komune, Visar Shehu, ka...

13 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK...

Zbardhet ditari i ish-kreut të Hetuesisë, “Kadaresë i ishte përgatitur arkivoli”

I privilegjuar apo i ndjekur nga regjimi?! Kjo është pyetja që ngrihet prej 30 vitesh rreth figurës së shkrimtarit Ismail Kadare. Në këtë pikë opinionet...

Vaksina ruse anti-COVID regjistrohet më 12 gusht, në tetor nis vaksinimi i popullatës

Vaksina ruse kundër COVID-19 e zhvilluar nga Instituti për Epidemiologji dhe Mikrobiologji “Gamaley”, do të regjistrohet më 12 gusht, derisa për tetor planifikohet që...