21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Ujëvarat e Mirushës mbushen me ujë (FOTO)

Ujëvarat e Mirushës që ndodhet në fshatin Llapçevë të Komunës së Malishevës, janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore dhe turistike e Kosovës. Sipas IUCN, zona i përket kategorisë ”Peizazh i mbrojtur”, kurse rrjedha e lumit Mirusha i përket kategorisë ”Monument natyror”, shkruan KultPlus.

Mirëpo që nga vera e këtij viti ujëvarat e ‘Mirushës’ ka mbetur pa ujë, duke ndikuar kështu në zoologji dhe botanikë, por në të njëjtën kohë mungesa e ujit në këto ujëvara ka bërë që vendi të mos duket i njëjti.

Reshjet e fundit të shiut dhe borës që kanë përfshirë tërë vendin si duket kanë ndikuar për të mirë kundrejt ujëvarave të ‘Mirushës’. Në një fotografi të postuar në Facebook nga Berat Dakaj shihet se ujëvarat e ‘Mirushës’ tashmë kanë rrjedhën e njëjtën të ujit që kanë pasur dhe më parë.

Më Shumë

Kompletohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve

Lituania e ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 2-0, nga dy ndeshjet në kuadër të playoff-it të Ligës së Kombeve. Kështu lituanët do t’i bashkohen Kosovës...

Vetim Shala, shkoi për ta dhënë provimin e mjekësisë në Prishtinë, u përjetësua me diplomën e dëshmorit

Vetim Shala u lind më 28 shtator të vitit 1968 në fshatin Nashec të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes me...

Dhimbja

Lajmet e Fundit