16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Universitetet e lodhëta

Mosakreditimi i tri universiteteve publike në Kosovë nga Këshilli Shtetëror për Cilësi (KSHC) do të duhej të shërbente si alarm për cilësinë e dobët në këto institucione publike arsimore dhe jo të lëshohen akuza të rënda nga qeveritarët në drejtim të anëtarëve të Këshillit

Kështu vlerësojnë ekspertët e arsimit në vend një ditë pas vendimit të KSHC-së, ku Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë dhe Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë nuk do t’u lejohet regjistrimi i studentëve të rinj.

Duke u bazuar në rekomandimet e raportit të ekspertëve ndërkombëtarë për tërheqje të akreditimit institucional, përveç universiteteve publike, KSHC-ja ka marrë vendim të mos i akreditojë edhe disa institucione private si: “Fama”, “Iliria”, “Tempulli” dhe “Kosova Art Academy”, ndërsa kolegji “Biznesi” dhe “Juridica” nuk kanë aplikuar fare, që nënkupton se nuk do të kenë akreditim gjatë këtij viti.

Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të KSHC-së, duke akuzuar se ka dallavere dhe mafi në këtë institucion, shkruan “Zëri”.

Pas këtyre akuzave është kundërpërgjigjur KSHC-ja nëpërmjet një komunikate për medie, duke deklaruar se janë të shqetësuar, siç kanë thënë ata, për manipulimin e opinionit publik dhe përdorimin e vendimeve të tyre për lojë politike

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoglu Mehmetbey nga Turqia

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamano?lu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Siç bëhet e ditur sipas njoftimit, marrëveshja është...

Ballkani në finale të Kupës

Skuadra e Ballkanit luajti baras me Suharekën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës (2-2), por e ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe...

Lajmet e Fundit