6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Universiteti i Prizrenit, gjobitet për largimin nga puna të prof. Arsim Rexhepit

UPZGjykata e Apelit në Prizren e ka shpallur fitues Arsim Rexhepin, ish-profesor i Letërsisë dhe qytetërimit gjerman, i cili në vitin 2011 ishte larguar nga puna nga Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” pa i përfunduar kontrata e punës.

Afrim Hasi avokat mbrojtës  i Arsim Rexhepit, thotë se klienti i tij nuk ka pasur raporte të mira në atë kohë me njërin nga zyrtarët e lartë të Universitetit dhe kështu “në shenjë hakmarrje e kanë larguar nga puna”, shkruan Tribuna.  Sipas tij Rexhepi kishte kontratë të punës me kohë të caktuar që fillon nga 1 tetori  i vitit 2010.

Avokat Hasi, thotë se UPZ-ja obligohet që Rexhepit t’i paguajë të ardhurat personale në shumën prej 5715 euro.

Më Shumë

Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Vetaksident i rëndë trafiku në Prizren (video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit...

Lajmet e Fundit