6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Urimi i LDK-së në Prizren për festën e Kurban Bajramit

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Edhe festa e Kurban Bajramit, na gjeti në rrethana të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë Covid-19 duke na i pamundesuar vizitat tradicionale të urimit të Bajramit, prandaj përmes këtij telegrami, të dashur udhëheqës të Bashkësisë Islame të Prizrenit, pranoni urimet tona më të përzemërta me lutjen që Zoti i Madhërishëm, juve dhe gjithë besimtarëve të besimit mysliman, tu bekoj me paqe, solidaritet dhe dashuri për njëri-tjetrin”, thuhet në urim, transmeton PrizrenPress.

“Përmes jush, ne u përcjellim dëshirat tona më të mira besimtarëve të cilët, fatkeqësisht, edhe këtë Bajram do ti kenë mundësitë e kufizuara për festim e vizita”.

“Në këto rrethana pandemie, të shfrytëzojmë këtë festë të bekuar që të lutemi të gjithë për shëndetin e secilës familje, secilit të moshuar, secilit qytetar me sëmundje kronike dhe secilit fëmij, secilit besimtar dhe për shëndetin e njerëzimit anekënd globit”.

“Të mendojmë për ata që pandemia i ka goditur më së rëndi, ta shtriejmë dorën humanitare e të mbështesim njëri-tjetrin në këto ditë të rënda për njerëzimin”.

“Të lutemi për mëshirën e Zotit të Madhërishëm që të tejkalojmë këtë sfidë dhe që Bajramat tjerë ti festojmë në rrethana normale, me vizita në familje e tek të afërmit, miqtë e dashamirët, siç e ka zakon populli ynë”.

“Me shpresën se Zoti do ti pranoi lutjet tuaja e tonat, Juve dhe të gjithë besimtarëve, Gëzuar Kurban Bajramin!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit thërret  seancë të jashtëzakonshme

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit   në një seancë  të  jashtëzakonshme. Seanca mbahet të martën,...

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Lajmet e Fundit