11.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2020

Vajza të cilës ia vranë gjithë familjen në masakrën e Krushës: Unë sot nuk shkoj te varret e tyre…

Po e mbanë të gjithë dhimbjen brenda vetës dhe katër mureve në të cilat është vet izoluar tash e disa javë një vajzë e re nga Krusha e Madhe. Historia e saj është e dhimbshme. Në masakrën e 25 marsit të vitit 1999 asaj iu vranë 15 anëtarë të familjes së ngushtë nga forcat serbe.

Por, kjo vajzë sot ka treguar trimëri. Me lot, dhembje e mall, ka qëndruar e mbyllur në shtëpinë e saj duke mos shkuar kështu as deri tek varri i familjarëve të saj në përvjetorin e vrasjes së tyre duke thënë se keshtu po vepron për t’u brojtur nga virusi Covid-19.

Kjo gra, sot bën thirrje tek të gjithë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri sa të përfundojë koronavirusi.

Lexojeni të plotë statusin e saj të bërë në rrjetet sociale:

Unë, as sot s’kam me dal edhe pse SOT kam përvjetorin e vrasjes së 15 anëtarëve të familjes, në Krushë të Madhe, unë do mbyllem brenda, edhe pse varret, rrugët, shtëpitë ku u vranë sot kanë pritur vizitorë- këta pak të gjallë që kemi mbetur.

Është hera e parë që prej 21 viteve që Krusha sot hesht dhimbshëm. Sot, dora-dorën nuk shtrëngon, sytë përlotur vështrimin më se hedhin te tjetri për t’ia pashitur dhimbjen e mallin, varret sot ftofshëm rrijnë qetazi pa tufa lulesh e lotësh mbi.

Edhe pse shtëpisë së Babës s’ka kush sot t’ia çel derën, UNË S’KAM ME DAL ( unë jam e vetmja prej 4 anëtareve femra të familjes që jetoj n’Kosovë, nanën e motrat i kam t’ngujume në Itali e Gjermani, vëlla s’më dha jeta, babin ma mori lufta … oborret t’shkretnueme na kanë mbet – të rinjtë na i mori lufta, fëmijët gurbeti, pleqt ngujuem i kryejnë n’vetmi vitet e fundit t’jetës tuj mallku luftën që ua mori bijtë)…

Unë s’kam me dal – edhe pse na presin kujtimet e f’minisë me i trazue si çdo vjet, unë sot kam vendosur edhe pse me ndjenja të përzieme – UNË S’KAM ME DAL!

Por, JO për tu qëndruar besnik vendimeve që marrin Ata, se dalldia e tyre për pushtet na e përdhosi Lirinë derisa Ata ç’fryejnë mllefet partiake a personale duke bërë veprime çoroditëse në interesin e tyre individual pa qarë kokën për ne e për ditë si kjo.

UNË S’KAM ME DAL për hir të jetës së re që kam nisur, për hir të familjes së re që ma dha dorën atëherë kur jeta më rrëzoi përtokë. Për hir të një krahërori në të cilin kam qarë me dënesë netëve të pagjuma.

UNË S’KAM ME DAL për hir të shëndetit të fëmijëve të mi, të cilët janë e vetmja fije e shpresës për një të ardhme të ndritshme.

Prandaj, me fjalët që më lidhen në fyt nga dhimbja për të vdekurit, unë për hir të të gjallëve do të #RriNshpi.

Mes kujtimesh dhe mallit që s’matet me asgjë unë në heshtje kujtoj 26 marsin e vitit 1999, brenda n’shpi, larg Krushës, duke i ledhatu qetazi kujtimet e babës së vrarë, të kushërinjëve, dajëve e nipërve e të qindra krushjanëve të mi të dashtun!

UNË S’KAM ME DAL (edhe nëse vuaj) – ju vendosni vet!

Jeta duhet të vazhdoj- prandaj duhet me i sakrifiku momentet jo për veten, por, për të tjerët të cilët i kanë sytë dhe shpresat te ne!

- Advertisement -

Më Shumë

Publikohet videoja e prodhimit të koronavirusit nga kinezët

Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka publikuar një video nga emisioni italian “Leonardo” në vitin 2015, ku thuhet se shkencëtarët...

Ish-komandanti i UÇK-së e TMK-së thërret bashkëluftëtarët për ta mbrojtur vendin

Ish-komandanti i UÇK-së dhe Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren, Selim Krasniqi, ka një kërkesë për bashkëluftëtarët dhe ushtarët e tij. A jeni të...

Shfaqja e pandemisë ka bllokuar një varg projektesh në Dragash

Shfaqja e pandemisë ka bllokuar një varg projektesh në Komunën e Dragashit, shumica prej tyre kapitale. Kryetari i komunës, Shaban Shabani, thotë se nëse...

Në Prizren, mbyllen tregjet dhe fillon dezinfektimi i ndërtesave kolektive

Komuna e Prizrenit ka vendosur t’i mbyllë tregjet në këtë qytet, si një nga masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Drejtori i Inspektorateve në...

Dragashi në heshtje, pas vendimit të qeverisë për ndalesë

Dje qeveria mori vendim që në periudhën prej orës 10:00 deri në ora 16:00 dhe nga ora 20:00 deri në ora 06:00 të ndalohet...

Fansi e pyet çfarë mendon për shqiptarët, i dashuri i Duas ia kthen me “shqipe”

I dashuri i Dua Lipës, Anwar Hadid, ka bërë një seancë pyetje-përgjigje me fansat e tij në Instagram. Shumica e pyetjeve për modelin 22-vjeçar kanë...

Edhe katër raste me koronavirus në Kosovë, shkon numri në 28

Edhe katër raste të reja janë konfirmuar se janë prekur me koronavirus. Rastet e fundit janë nga Ferizaj, Prishtina dhe Gjakova. Nëpërmjet një njoftimi Instituti...

Osmani: Leze Qena, ikona e skenës teatrore iku

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, para pak minutash ka shkruar për vdekjen e Leze Qenës. “Ikona e skenës teatrore iku. Leze Qena na la bashkë me një...

Arrestohet pronari i lokalit në Romajë të Hasit

Policia në Prizren ka arrestuar pronarin e një lokali në Romajë të Hasit. Ai është zënë duke shërbyre klientët e tij me kafe. “Është arrestuar i...

Prodhuesit kërkojnë mbështetje urgjente nga Qeveria pas ndikimit të pandemisë

Qeveria duhet të ndërmarrë masa të menjëhershme për të trajtuar vështirësitë ekonomike me të cilat po përballet sektori privat në përgjithësi, dhe prodhuesit në...

Përgatitet spitali i katërt karantinë për të prekurit me koronavirus në Shqipëri

Kryeministri shqiptar Edi Rama, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj kanë vizituar ambientet e një ish-kampusi universitar i cili...

Trump aktivizon Gardën Kombëtare për të luftuar koronavirusin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të aktivizojë Gardën Kombëtare për të ndihmuar në ngritjen e stacioneve mjekësore dhe shpërndarjen e qindra...

Komuna e Prizrenit shpërndan pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë ekonomike

Komuna e Prizrenit nëpërmjet Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është duke u kujdesur në përmbushjen e nevojave të familjeve me gjendje të rëndë...

Paralajmëron eksperti: Rezerva do të ketë, por punëtorët mund të mos kenë para për të blerë as ushqim

Astrit Panxha që drejton klubin e prodhuesve kosovar ka paralajmëruar se punëtoret mund të mos kenë para për të blerë ushqim, në qoftëse Qeveria...

E hapi lokalin e tij, policia arreston një person në Prizren

Një person është arrestuar dje në rrugën "Jusuf Gërvalla" në Prizren pasi kishite shkelur vendimin e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e lokaleve si...

Hasianët i vënë flakën muzeut etnografik

Në këto ditë karantine, pothuaj e gjithë Shqipëria, vjen një lajm i hidhur, djegia e muzeut Etnografik të Krumës, në Has. Lajmin, apo denoncimin...

Lajmet e Fundit

Limaj: Një barnatore e ka ndihmuar Malishevën me masa mbrojtëse më shumë se qeveria

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit, Endrit Shala, kanë vizituar komunën e Malishevës, ku janë pritur nga udhëheqja...

Prizren: Hajnit i humbin paratë gjatë arratisjes

Një shtetas turk në Prizren gjatë ditës së djeshme është futur në një këmbimore në Prizren, duke e sulmuar fizikisht punëtoren e këmbimores dhe...

Nëse ju largojnë nga puna, ja sa muaj do t’ju paguajë Qeveria

Ministria e Financave ka njoftuar se do të mar përsipër ti paguaj për tre muajt e ardhshëm nga buxheti i shtetit, punëtorët të cuilët...

Prizren, Suharekë, Rahovec: Arrestohen pesë persona për moszbatim të “orës policore”

Pesë persona janë arrestuar për moszbatim të “orës policore”. Dy nga të arrestuarit janë nga Prizreni, dy nga Suhareka dhe një nga Rahoveci. Komunikata e policisë •...

Theret me thikë një person në Prizren

Një person është therë me thikë në Prizren. Ai ka pësuar lëndime trupore. “Është arrestuar i dyshuari , pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte...