16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Vaksina ruse anti-COVID regjistrohet më 12 gusht, në tetor nis vaksinimi i popullatës

Vaksina ruse kundër COVID-19 e zhvilluar nga Instituti për Epidemiologji dhe Mikrobiologji “Gamaley”, do të regjistrohet më 12 gusht, derisa për tetor planifikohet që ajo t’u jepet të moshuarve dhe punëtorëve shëndetësorë, ka bërë të ditur të premten zv.ministri i Shëndetësisë i Rusisë, Oleg Gridnev.

“Tash është në faza e tretë, finale e testimit të vaksinës. Testimi është shumë i rëndësishëm. Duhet të bindemi që vaksina do të jetë e sigurt. Vetëm kur të krijohet imuniteti te popullata, do të mund të vlerësojmë efikasitetin e vaksinës”, ka thënë Gridnev, përcjell “MbcNews”.

Testet klinike të vaksinës kanë nisur më 18 qershor në universitetin “Sechenov”, derisa në testim kanë marrë pjesë 38 vullnetarë dhe sipas mediave ruse, të gjithë kanë fituar imunitet ndaj koronavirusit.

Më Shumë

Rifat Jashari kërkon që të gjithë shqiptarët të jenë të bashkuar

Në Gllogjan të Deçanit u mbajt manifestimi qendror i “Epopesë së Dukagjinit”. Sot më 24 mars u bënë 26 vjet nga rezistenca e UÇK-së me...

Policia shqipton 1.521 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1521 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Lajmet e Fundit