2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Vatikan/ Humb jetën nga Covid mjeku personal i Papës

Mjeku personal i Papa Françeskut, Fabrizio Soçorsi, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Nediat vendase bëjnë me dije se mjeku 78 vjeçar është shtruar në spital për një patologji onkologjike, i cili ka humbur jetën si pasojë e disa ndërlikimeve.

Francesco e kishte zgjedhur atë si mjek personal në 2015.

Soçorsi lindur në 2 Shkurt 1942 në Romë, u diplomua për mjekësi dhe kirurgji në Universitetin La Sapienza në 1968 dhe, pasi mori kualifikimin për të ushtruar profesionin vitin e ardhshëm, kishte kryer një aktivitet të gjerë, si në nivelin mjekësor ashtu edhe në atë mësimor, deri në pozitat e shefit të departamentit të hepatologjisë dhe drejtorit të sëmundjeve të mëlçisë, sistemit të tretjes dhe departamentit të ushqimit dhe të departamentit të mjekësisë së brendshme dhe të specializuar të San Camillo Forlanini i Romës.

Më Shumë

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar...

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Lajmet e Fundit