6.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Vdekja në pus

Nga Dante Maffia

Ai dhe gruaja e tij kishin punuar, në muajt e fundit, pa pushuar edhe të dielën .Nga agimi deri në muzg, pa ndërprerje, dhe kështu ata kishin arritur të vinin mënjanë një grushte kursimesh për të mbijetuar në muajt në vijim( më pas), pikërishtë nga janari deri në maj , kur fushat duken të vdekura dhe pemët nuk japin fryte.

Një ditë , befas, gruaja e tij vdiq. Ai e thirri atë në mes të natës, me një klithmë të hatashme tek u shpërnda rreth e rrotull si një shkrepëtim .

Ai shtrëngoi dhëmbët, gjakosi buzët, goditi veten disa herë duke u ankuar si bisha e plagosur që kish humbur drejtimin e foles(shpellës).

Gjatë funeralit hajdutët zbrazën shtëpinë e tij: tre kanaçe vaji, ullinj turshi, djathëra, dy proshutë, grurë, qiqra dhe speca. Qeni i tij e vranë dhe në kafazin e pulave nuk kishin lënë asnjë zog.

Sapo hyri në shtëpi e kuptoi se çfarë kishte ndodhur.Ai hodhi sytë përreth dhe nuk tha asnjë grimë fjalë.Edhe kur të afërmit dhe fqinjët e përshëndetën, ai ishte i kënaqur që ata u larguan më pas, nuk mund të duronte më fjalët e tyre boshe, frazat që ai kishte dëgjuar dhe ndjerë në çdo fund të çdo varrimi.

Natënnuk vuri gjumi në sy. Shpesh ai i ishte ankuar asaj që shtrati ishte shumë i ngushtë, se herët a vonë duhej të blinte një të ri, ai i besonte në të korrave(korriet) të ardhshme për ta blerë atë. Por tani iu duk një shtrat i madh, një fushë(betej) luftrash.

Sa gjëra i erdhën në mendje: herën e parë që e solli në hambar ,ajo u drodh si gjethe, koha kur ajo tha se ndjehej qesharake kur kishin shkuar një vizitë në shtëpinë e kryetarit ,sepse ajo nuk e dinte se çfarë ishte kafeja, dhe e shikonte atë duke pritur se çfarë të bënte.

Ajo ishte e hijshme për çdo gjë, gatuante supat më të mira me fasule, bënte sallamet si askush tjetër, konserva, reçelet, turshi, gjizrat(gjizat). Dhe ajo kurrë nuk ishte dashuruar përsëri. E ëmbël si një fëmijë, e bindur, e sjellshme dhe e përkulur. Si gratë e vërteta të së kaluarës, jo këto të tanishme që nuk mund të ndezin edhe një zjarr në vatër.

I shkuan ndër mënd ditëtët e gjata të të kaluarës, ai nuk po kuptonte nëse ata kishin qenë mendime apo dëshira apo me të vërtetë fakte të rëna.Jeta e tyre kishte qenë aq e plotë sa një vezë e mbushur, e kaq shumë ngjarje(ndodhira) që po shtrëngonin dhe kërkonin të mbeteshin të gjalla. Ata kurrë nuk ishin mërzitur.I kujtohej kur kishin qenë së bashku në një mbrëmje te një shenjtori mbrojtës, dikur ata kishin shkuar në Sanctuary të Madonna del Pettoruto, dhe ajo i kishte qenë mirënjohëse asaj si një fëmijë i cili ishte i mbushur me lodra të mrekullueshme. Por gjëja e çuditshme ishte që tani, mijëra e mijëra imazhe dhe fraza që kanë të bëjnë me një pemë të lulëzuar, çorape për të arnosur, verën që duhet përshkuar, fasulet e gatuara mirë, sallatën e shijshme! Ja çfarë po mendonte këto andralla dhe ajo tashmë kishte ikur,vdekur për gjithënjë. Ai ishte një cjap, ai e dinte, një cjap i vjetër i mbyllur i gjithi në rrethin e tij, të gjërave të varfëra që, megjithatë, e shtrënguan atë sërishtë, i shtrydhi zemrën sa nuk mundi të mërrte më frymë.

Në agun e parë të ditës, ai u ngrit dhe ngrohu veten pak qumësht.Mori frymë me vështirësi, por shtrëngoi kovën dhe shkoi te pusi për të nxjerrë ujë.Nuk ishte një pus i thellë, ishte një hedhje guri nga shtëpia dhe në kohë të trazuara ishte si një burim pa të cilin edhe borziloku do të thahej.

Ai hoqi mbrojtjen e drurit nga goja e pusit dhe zhyti kovën. Ndërkohë shikoi shndritjen e ujit dhe dukej se dëgjonte zërin e tij, një ftesë, një thirrje.Për të pastruar nga mendja atë lloj gumëzhitjeje që e bëri atë të ndjehet edhe më e dobët, fërkoi sytë, sikur t’i kishte përplasur me një grushtë mizash . Por ato menjëherë u zhvendosën në kokë dhe filluan ta ngacmojnë, për ta shtyrë drejt një vendi më të errët, në fund të së cilës ajo ishte ulur në një kolltuk prej kadifeje të bardhë, ashtu si ajo e Peshkopit, të cilin kishte parë një herë kur shkoi në Curia për një çertifikatë.

Dhe pse shkoi te Peshkopi për një çertifikatë? Ai nuk e mbante mend këtë, në fakt ai nuk mbante mend asgjë, tani dhe koka e tij po rrotullohej si një shakullimë(grep peshkimi) … Oh Zot, koka e tij dukej se kishte dalë nga trupi i tij dhe u la vetëm.

Sakaq ai rrëshqiti dhe ra në pus. Koka u mbërthye(u ngul) në fund të baltës dhe ai qëndroi me këmbët lart. Për disa sekonda i lëvizi ato dhe i dukej sikur po kërkonte ndihmë, por si një shkëndi ndjeu shijen e baltës në mes të zemrës së tij dhe ai nuk mbante mend më se ajo kishte vdekur.

Perkthimi ne gjuhen shqipe Anila Dahriu

Më Shumë

Prizren/ Policia zbatoi 65 urdhëresa të gjykatës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, bazuar në planin operativ për realizimin e urdhëresave të gjykatperiudhëss , gjatë periudhës kohore 11-15/03/2024, ka zbatuar 65...

Prizren/ Gjeti në rrugë kuletën me mbi 500 euro, qytetari e dorëzon atë në polici

Një qytetar në Prizren ka dorëzuar në polici shumën prej 500 euro. Policia njofton se qytetari kishte gjetur paratë dhe më pas i ka dorëzuar...

Lajmet e Fundit