4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Vdekjet misterioze në Infektivë: Policia fillon hetimet për gjashtë raste të dyshimta

Gjashtë vdekje të dyshimta kanë ndodhur brenda 48 orëve të fundit në Klinikën Infektive të QKUK-së. Të gjithë këta persona të shtrirë në këtë Klinikë ishin të konfirmuar me Covid-19.

E vdekja e tyre ishte misterioze. Anise ka dyshime se ajo mund të ketë ndodhur si pasojë e mungesës së oksigjenit.

Por, organet e hetuesise a as Infektiva e QKUK’së e Ministria e Shëndetësisë, ende nuk kanë dhënë asnjë version sa i përket kësaj cështjeje.

Hetimet, tashmë kanë nisur nga ana e policisë së Kosovës. Ky institucion hetimor, ka bërë të ditur sot se janë 6 vdekje të dyshimta që kanë ndodhur në Infketiv se fundmi e që po hetohen.

Të gjithë trupat janë dërguar për në obduksion për ta zbuluar kështu mistrein e vdekjes së këtyre personave.

“Prishtinë 05.07.2020 – 01:00. Raportohet se në Kliniken Infektive në Prishtinë kanë vdekur gjashtë persona që të gjithë kosovar. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

E gjatë ditës së djeshme Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës kanë dalë me një komunikatë të përbashkët pas ngjarjeve në Klinikën Infektive.

MSH’ja njoftoi se pacientët që ndërruan jetë mbrëmjen e së dielës në Infektivë ishin në gjendje të rëndë me COVID-19, pa dhënë informata të tjera.

Ministria dhe SHSKUK’ja nuk e konfirmuan numrin e saktë të pacientëve që ndërruan jetë sot, teksa u shprehën ngushëllime familjarëve.

Ndërkaq kryeministri, Avdullah Hoti nuk ka dhënë ndonjë informatë shtesë se si ka ndodhur e gjithë kjo ngjarje. Ka thënë se për këtë cështje do të merren organet e hetuesisë kosovare./Express/

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Është arrestuar një person në Prizren. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij dhe gjithashtu ka dëmtuar dhe demoluar...

Përfundon zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale në Prizren

Pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me...

Lajmet e Fundit