13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Veseli zbulon pllakën përkujtimore të UÇK-së në Bresanë të Sharrit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka zbuluar sot në Bresanë të Sharrit pllakën përkujtimore kushtuar luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veseli ka thënë se vajzat e djemtë më të shkëlqyer i dolën përballë armikut sa herë që atdheu ishte në rrezik dhe kështu ndodhi edhe në Bresanë të Sharrit 21 vjet më parë, njofton Klan Kosova.

”Ashtu ishte edhe gjatë luftës tonë çlirimtare, kur rreshtat e njësiteve të UÇK-së, anë e kënd vendit, morën rrugën e pakthyeshme për liri. Bresana më 1999, ishte shndërruar në fortesë lirie, ku 60 çlirimtarë u gjenden në shumë fronte dhe vijë të parë të luftimeve. Pllaka që nderon të gjithë pjesëtarët e UÇK-së, në Bresanë të Sharrit. Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e Kombit”, shkruan Veseli në Facebook.

Më Shumë

Trepça bindëse ndaj Bashkimit

Klubi basketbollistik Trepça ka shijuar fitoren e 20-të radhazi, duke mposhtur këtë herë Bashkimin me rezultat 92:78 (37:23, 9:25, 23:13, 23:17). Mitrovicasit janë duke vazhduar...

Ekrem Kastrati vendos buqetë lulesh pranë lapidarit të dëshmorit të kombit Indrit Cara

Një delegacion i kryetarëve të komunave të Kosovës, me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, po qëndrojnë për vizitë punë në...

Lajmet e Fundit