23 C
Prizren
E premte, 10 Korrik, 2020

Vetëdijesimi i të rinjve në karantinë

Adelina Xhaferi

Të marrësh frymë nuk do të thotë vetëm të jetosh, por të bësh diçka që do të jetë në të mirën tënde e nga ajo të përfitojë secili që është me ty. Si të gjithë, edhe ti në një mëngjes je zgjuar me dëshirën që në jetën tënde diçka të bëhet ndryshe, qoftë ajo e shkurtër edhe sa jeta e një flluskoje sapuni, së cilës t’i do t’ia ndjeje magjinë ose aromën mitike e moderniste. Si te të gjithë, edhe në sytë e tu është lexuar dëshira që të nesërmen ta kishe më të bukur dhe ndryshe nga ç’të kanë rrëfyer të parët tu dhe gjyshja me shami të lidhur koke, teksa ti që në djep druri ke synuar ta arrije të paarritshmen.

Por, përkundër të gjithave vjen një çast, një muaj i ftohtë e me ngrica edhe në ëndrrat tua, që të bëjnë ndryshe nga ç’të njeh bota, ndryshe nga ç’njeh ti veten tënde, ndryshe edhe nga ajo që doje të ishe. Ky muaj e këto ngrica janë shoqëruesit e pandarë të frikës tënde, të cilën ti e ke në thellësi shpirti edhe kur lexon vepra që paraqesin fundin e botës, shkatërrimin e së njëjtës, të cilin ti lutesh të mos e përjetojë një përsëritje.

Në këtë mes ti gjen: “Ditarin e murtajës” të Defosë, “Murtajën” e Kamysë, “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” të Buxhovit, “Dashurinë në kohërat e kolerës” të Markezit, “Kështjellën” e Kadaresë dhe “Dekameronin” e Bokaçios, me tematikë të njëjtë me ngjarjet e fundit të kohës sonë: një murtajë dhe një karantinë mbarë njerëzore.
Pas leximit të tyre ti kërkon që bota të mbushet me çaste lumturie; ato ti ndjehesh edhe kur i ke sytë mbyllur, ngase ti je mësuar që gjërat e bukura e të lumtura t’i ndjesh vetëm si i tillë, t’i bësh të afërta e të ngrohta për veten, t’i bësh pjesë të brendisë tënde. Sa herë që ke menduar këtë, të njëjtën e ke dashur për tërë njerëzimin, për botën tek e cila gjen mbështetjen secili nga ne, aty ku tentohet të kapen majat e suksesit e të mos besohet Herakliti që thoshte “Panta Rhei”.

Pas leximit të tyre ti fillon të bësh një dialog pa zë me veten tënde, duke pyetur se në ç’pika kapet e ardhmja jote e në ç’tjera qëndronte dikur, kur ti dhe shpirti yt nuk ishit në karantinë, kur ti ishe zog, ishe erë, flutur, peshk, pëllumb, ishe diell, pra kur shkoje nga të doje e për këto nuk brengoseshe nëse simbolizonin edhe diçka tjetër, mjaftonte që për ty simbolizonin lirinë.

Por, kur ty për një çast të vetëm të mbyllet dera e dhomës, të kufizohet liria, të ndalohet përqafimi, puthja dhe mbështetja në një kraharor të ngrohtë, kur detyrohesh të rrish larg çdo gjëje që ty të tërhiqte jashtë, e sheh se gjendesh brenda ca kornizave, të cilat ti i ke menduar vetëm për një pikturë të Pikasos ose të Da Vinçit. Brenda këtyre kornizave hapësinore ti sheh se sa e padurueshme është të jesh një pikturë, qoftë ajo edhe një e famshme; se sa e rëndë është të jesh një i burgosur, ndonëse demokracia synon edhe zërin e tillë ta nxjerrë përballë jetës. Por, në rastin tënd dhe tonin nuk mund ta krahasosh shtëpinë dhe këndin e preferuar me një qeli burgu, sepse përreth ke frymët që i do dhe të duan deri në pafundësi, sepse aty sheh sytë e tyre, që për të gjithë ngjasojnë me një ag të pastër, me një shkëlqim dielli ose një ndriçim ylli.

Njëjtë si te të tjerët, edhe ty karantina të solli një retrospektivë ndryshe nga ç’mund të sjellë Kadare, Kundera, Remarku dhe Kongoli në një roman modern, ngase ti e kupton se të gjitha mëngjeset që të nxirrnin në rrugë dhe të gjitha mbrëmjet që të fusnin ndër jorgan ishin pengesat kryesore që ti të mos e njihje veten, ta kishe atë të largët e të afërt njëkohësisht, aq shumë sa që të kishe frikë ta pranoje si të vërtetë. Teksa ti deri dje ishe në kërkim të madhështores, groteskut, të përsosurës dhe simpatikes në gjërat e jashtme, harroje se të njëjtat i kishe brenda vetes e në atë vend që ty të bënin të ndjeheshe mirë, të bëje gjërat që të mbanin me frymë, pa ditur se një ditë këtë frymë do të bëje çmos ta ruaje nga të dëmshmet e të vetëdijesoheshe se shpirti yt vlen më shumë se ajo që gjendet jashtë e ty për kaq vite të kishte bërë t’i rendësh pas, pa e ditur nëse në fund do ta kishe tënden e do ta quaje gjysmë të shpirtit.

Bashkë me ne ti e kuptove se ka qenë i gabuar mendimi kur ti besoje se çdo gjë që të përkiste ishte larg shtëpisë me aromë prindi, duke mos ndjerë rrënimin e saj të ditëpërditshëm e pamundësinë për të të thënë si Nënë Tereza se lumturia e secilit njeri fshihet vetëm brenda shtëpisë.

Ajo nuk kishte gojë të ta pohonte këtë, ndërsa ti ishe aq i zënë me gjërat e vogla jashtë saj saqë e kishe të pamundur t’ia kuptoje heshtjen. Ti e kuptove se sa të vlefshme ishin brenda saj edhe gjërat më të vjetra, mbi të cilat nëna nuk lente që të binte pluhuri shekullor. E kuptove se çdo kënd dhome e shtëpie është një rinjohje që ngjason me atë të baladave të popullit tonë, rinjohje që të bëjnë të vetëdijesohesh për të kaluarën tënde e ta urdhërosh veten që ta çmosh sa më shumë, ndryshe nga ç’ishe mësuar të bëje deri dje, kur ia përgatisje valixhen e me shpirt ia dëshiroje degdisjen.

Karantina të bindi se është e vërtetë thënia: “Shtëpi e ëmbla shtëpi”, ngase brenda saj, pavarësisht hapësirës dhe ngjyrës, ti gjete zërat më të dashur të jetës tënde, gjete aromën e një kafjalli me lule kopshti në mes tavoline, gjete puthjen e një nëne jo vetëm kur në mëngjes të zgjonte për të mos mbetur vonë për të kryer gjërat që kishe për t’i kryer, por edhe në mesditë, në mbrëmje ose në mesnatë kur ajo shihte nëse ishe mbuluar dhe nëse flije si në prehrin e saj.

Karantina të tregoi se më tepër se kurrë ishte dashur që ta harxhoje kohën për të mirë, duke ndihmuar më të voglin e shtëpisë, për t’ia forcuar bindjen se mundet dhe se i qëndron pranë; se kishe kohë për të lexuar veprat që nga mungesa e kohës i kishe braktisur në rafte druri; ose thjesht kishe mësuar për veten gjërat që s’i kishe njohur më parë.

Si të gjithë, gjatë kësaj kohe, edhe ti mësove se më e rëndësishme se çdo gjë ishte qëndrimi pranë nënës me duar me miell e me aromë dashurie. Ti mësove se i ati për gjatë kohë ishte munduar që gjërat të t’i bënte realitet e ty mos të të dhimbsej asgjë, bile as mos ta dije mundin që ishte paraprakisht. Në këtë mes ti sërish e gjete veten në duart e njerëzve më të sigurt, të cilët ty të mbanin si të tillë për aq vite sa ti e kishe edhe moshën, e për këtë gjë nuk të ishin ankuar asnjëherë, sepse ato ndonëse nuk kishin një karantinë si jotja dhe jona në këtë shekull, sërish një kohë të mirë t’u përkushtuan ty dhe ta falën më të mirën nga vetja. Mësove se nuk kishte gjë më të rëndësishme se dashuria prindërore, e cila jo vetëm që të mbushte me jetë, por të bënte që ta doje më shumë veten e të ishe më optimist.

Përkundër të gjithave ti mësove se ta duash veten do të thotë të kujdesesh më tepër për të e jo ta harroje rrugëve të botës, duke u marrë me gjëra që nuk kishin të njëjtën vlerë. Njëjtë si ne, deri dje, edhe ti e bëje këtë, pa ditur se do të vinte një kohë, në të cilën do të përjetoje një karantinë e nga ajo do të nxirrje shumë mësime, gjëra që ti i ke pasur të fshehura në brendinë tënde, por që kurrë nuk ke tentuar t’i zbulosh, t’i nxjerrësh përballë vetes dhe ta nisje një rrugëtim të ri duke qenë nën shoqërim të tyre.Mbi të gjitha u vetëdijesove se duhet të kthehesh me dashuri nga vetja e të gjesh rehatinë vetëm brenda saj.

(Adelina Xhaferi shpallet fituese e vendit të parë në konkursin me ese organizuar nga qendra filozofike dhe kulturore “AKROPOLI I RI”, Shkup)

- Advertisement -

Më Shumë

Kadare bën bujë, me dy romanet “tipike”

“Droit et Liberté” ka botuar, më 1 prill 1979, në faqen n°23, një shkrim në lidhje me dy romanet e Ismail Kadaresë, botuar asokohe...

Puthje dhe përqafime me Getoarin, Marina publikon videon nga shtrati

Moderatorja Marina Vjollca është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto nga momente të ndryshme të ditës. Së fundmi, ajo ka...

Shënohet rasti i parë i vdekjes nga pickimi i rriqrave në Malishevë

Një person i moshës 44-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e infektimit nga pickimi i rriqrave. Lajmi u bë i ditur nga vet...

Prizren: Hapet ekspozita e artistit Shahadin Mejzini në librarinë “Altera”

Dje në librarinë “Altera” në Prizren u hap ekspozita personale e artistit Shahadin Mejzini Ilir Muharremi, kritik i artit Arti është arkeolog i mendjes dhe ndezjes...

Donaldi jo vetëm që i nxorri sekretin Borës por tregon dhe ‘zënkën’ midis tyre

Ka mbi një vit që në media flitet për një lidhje mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt. Dyshja kishte preferuar mos ta bënte publike lidhjen,...

Prizrenasit hajnat i vjedhin arin

Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga...

Inspektorati i Malishevës njofton pronarët e lokaleve se nuk lejohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, sot edhe njëherë përmes mjeteve të informimit, ashtu sikur janë njoftuar edhe drejtpërdrejtë, i njofton publikisht të...

Allegri i interesuar në PSG-në

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është i interesuar që ta udhëheqë Paris Saint-Germain, sipas raportimeve nga L’Equipe. Trajneri aktual i kampionit të Francës, Thomas Tuchel,...

I akuzuari për kanosje në Kroaci, pezullohet procedura ndaj tij

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka pezulluar procedurën penale ndaj të akuzuarit për kanosje, Robert Berisha. Gjykatësi i rastit, Lulzim Paçarizi, një...

OVL UÇK sot organizon protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës organizon sot protesta në të gjitha qytetet e vendit tonë në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj...

Pandemia nuk i ndal kosovarët të shkojnë në Shqipëri, këto janë statistikat për 11 ditë

Pavarësisht pandemisë kosovarët edhe këtë vit kanë vazhduar drejt Shqipërisë për t’i kaluar pushimet verore. Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës drejtuar arbresh.info...

Rrahen mes vete vëllezërit në Rahovec – dërgohen në mbajtje

Dy të dyshuar meshkuj (vëllezër) janë arrestuar nga Policia ditën e djeshme në Rahovec. Të njejtit pasi një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete, njofton Klan...

183 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 4 në Prizren dhe 2 në Rahovec

57 TË SHËRUAR DHE 183 RASTE ME COVID-19! Sot më 07 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Spitali i Prizrenit po trajton 18 pacientë me COVID-19

Në Spitalin Rajonal në Prizren janë hospitalizuar 44 pacientë, 18 prej të cilëve janë me COVID-19, kurse 26 të tjerë me simptoma, duke i...

Zoti krijoi gjenitë; Morricone ka krijuar parajsën

Ashtu siç Zoti krijoi gjenitë, ca gjeni krijuan vepra hyjnore. Ashtu dhe gjeniu Ennio Morricone, krijoi vepra hyjnore. Emri i tij lidhet me filmat kult,...

Lutja e Haskukës

  Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i është lutur qytetarëve që të kenë kujdes ndaj COVID-19. Sipas tij, fundjava e kaluar ishte më e rënda. Postimi i...

Lajmet e Fundit

Ndihmoi zviceranen që u grabit në Kosovë, nderohet polici nga Suhareka

Është pjesëtar i stacionit policor në Suharekë. Por Blerim Kuqin tash e njeh edhe Zvicra. Krejt kjo për shkak të një veprimi që ka...

Eurosport e çon në qiell Rrahmanin

Verona është një nga surprizat e këtij sezoni në Serie A. Skuadra e trajnerit Juric është shndërruar në një ekip të patrembur dhe nuk...

Kadare bën bujë, me dy romanet “tipike”

“Droit et Liberté” ka botuar, më 1 prill 1979, në faqen n°23, një shkrim në lidhje me dy romanet e Ismail Kadaresë, botuar asokohe...

Një 34-vjeçar nga Kosova mbytet në det, në Shëngjin

Një 34-vjeçar nga Kosova është mbytur në det në afërsi të Shëngjinit, ka raportuar gazeta tiranase, Panorama. Sipas kësaj gazete, ngjarja ka ndodhur rreth orës...

Hapet Qendra Artizanale në Prizren

Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik sot ka bërë hapjen e Qendrës Artizanale dhe të kurseve në pesë fusha të...