9.1 C
Prizren
E premte, 29 Maj, 2020

Veteranët i kërkojnë Haradinajt t’i çojë në deti

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe këtë vit po kërkojnë 300 mijë euro nga qeveria të shkojnë përsëri në bregdet.

Me këtë shumë është planifikuar që në bregdetin shqiptar të shkojnë rreth 1 mijë e 700 veteranë ndërsa do të qëndrojnë 8 ditë.

Veç këtij udhëtimi, 300 veteranë të tjerë do të shkojnë në banjë, madje për këtë tashmë Qeveria ka ndarë paratë e për deti pritet që të ndahen gjatë muajit gusht.

Kështu ka thënë kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati.

Gucati ka thënë se tashmë kanë dërguar kërkesën te Qeveria për pushimin në deti.

“Në këtë vit ne kemi bë kërkesë dhe shpresojmë që kërkesa për deti do të realizohet, ende nuk kemi marrë përgjigje ndërsa kërkesa për banjë është realizuar ku ne do t’i dërgojmë 300 veteranë e mjetet tashmë kanë dalë në konton tonë. Janë nda 60 mijë euro për banjë dhe na u kanë nda rreth 18 mijë euro për rehabilitim në spitale për Turqi për veteranët me kancer dhe barna të tyre dhe ndihmë për varrime për veteranët që janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, ka thënë Gucati.

Ai ka shtuar se edhe këtë vit pritet të shkojnë në deti rreth 1 mijë e 700 veteranë.

“Për deti kemi kërkuar njëjtë 300 mijë euro dhe planifikojmë që t’i dërgojmë 1 mijë e 700 veteranë dhe presim që në muajin e gjashtë . Planifikojmë që veteranët t’i dërgojmë në bregdetin shqiptar kështu që ne që 2-3 vite kemi qenë në atë bregdet sepse është edhe çështja se dëshirojmë që paratë t’i dërgojmë në vendin tonë, Shqipëri”, ka shtuar ai.

I pari i OVL-së, ka thënë se udhëtimet do të realizohet nga korriku në shtator.

“Zakonisht udhëtimin e realizojmë në korrik gusht dhe shtator për shkak të numrit të madh të veteranëve sepse nuk ka hotele dhe restaurante që mund të përballoj këtë numër. Ne i dërgojmë çdo 8 ditë nga 250 veteranë dhe nëse gjithçka shkon sipas planit udhëtimet do të fillojnë me 1 korrik”, ka thënë ai.

Gucati ka shtuar se zvogëlimi i ditëve të qëndrimit ka ngritur numrin e veteranëve që do të udhëtojnë drejt Shqipërisë.

“Po veteranët qëndrojnë në deti 8 ditë, më herët kanë qëndruar ka 10 ditë por tash as veteranët nuk po qëndrojnë aq gjatë dhe kjo po na mundëson rritjen e numrit të veteranëve nga 1 mijë e 500 në 1 mijë e 700”, ka thënë Gucati.

Ndërsa i pyetur rreth përzgjedhjes se veteranëve, Gucati ka thënë se do të shkojnë përmes propozimeve të kryesive të qendrave.

“Ne nuk e bëjmë përzgjedhjen e veteranëve për deti dhe banjë, kryetari dhe kryesia e qendrave e bënë përzgjedhjen për deti ndërsa për banjë janë kryesisht veteranët që janë të sëmurë nga reuma apo sëmundje të tjera. Deri sot nuk ka pas asnjë ankesa për banjë, vitin e kaluar i kemi dërguar rreth 350 veteranë duke falënderuar edhe banjën “Nëna Naile” që na i ka fal 20 vende e sivjet dhe 30 i kemi rrit me anëtarësinë tonë. Edhe këtë vit kërkesën do ta bëjmë për 300 dhe urojmë që banja të na i fal disa vende edhe anëtarësia të ndihmoj dhe të shkojmë në 350”, ka thënë Gucati.

Sipas tij vitin e kaluar ka pasur disa ankesa.

“Për deti ka pas disa ankesa, ka pas raste që ndoshta nuk ka nevojë apo ka i kushtet e mira por ka shkuar mirë gjithçka. Unë e kam formuar komisionin prej pesë anëtarëve të Organizatës së Veteranëve të luftës në të cilën unë dhe kryesia nuk kemi qenë të përfshirë”, ka thënë ai.

Sipas, kryetarit të OVL-së, Hysni Gucatit çdo ditë përzgjidhen veteranë që nuk kanë qenë të përzgjedhur vitin e kaluar.

“Çdo vit e kemi kriter që ata që kanë qenë para një viti të mos shkojnë më, edhe veteranët duhet të lëshojën rendin për kolegët e tyre pasi veteranët me 170 euro nuk mund të shkojnë në deti. Vitin e kaluar mbi 80% kemi pas mirëkuptim ndërsa te banja është më specifike sepse ata janë të sëmurë dhe shkojnë. Ndodhë që veterani të merr me vete edhe gruan në banjë nëse ka nevojë apo edhe përcjellës tjetër”, ka thënë ai.

Gucati ka thënë se veteranët po shkojnë për të shtatën herë në organizuar në pushim.

“Unë kam ardhë kryetar që dy vite dhe ka qenë kjo praktikë dhe ka funksionuar edhe në kohën e Muharrem Xhemajlit edhe në kohën e Smajl Elezit , nëse nuk gaboj është viti i shtatë për deti ndërsa për banjë ka pas gjithmonë”, ka shtuar ai

E premtimet se ky udhëtim do të realizohen janë të dhënë sipas tij.

“Premtimet janë të mira dhe shpresoj që në fund të qershorit apo 15 qershor do të realizohet kërkesa jonë për deti. Për kategorinë e luftës kryeministri, Ramush Haradinaj ka bërë shumë për shoqatat. Ne jemi të vetëdijshëm dhe nuk kërkojmë që buxheti i Kosovës, taksat e qytetarëve të rrezikohet andaj ne jemi këmbëngulës që të realizohet duke pa edhe buxhetin”, ka thënë Gucati.

Ndryshe edhe vitin e kaluar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me para të buxhetit të shtetit kanë shkuar në pushime dhe në banjë.

Gucati ka thënë se me 300 mijë euro i kanë kryer të dyja rehabilitimet.

“Vitin e kaluar kemi kërkuar 360 mijë euro por kërkesa jonë është realizuar me 300 mijë euro pasi 60 mijë euro nuk janë realizuar dhe ne me këtë shumë i kemi dërguar 1 mijë e 700 veteranë në deti dhe 300 të tjerë në banjë”, ka përfunduar ai.

- Advertisement -

Më Shumë

Kohë të mira, kohë të këqija

Nga: Led Zeppelin në ditët e rinisë sime m’ tregonin se çka do të thotë me qenë burrë, derisa e arrita atë moshë u përpoqa t’i bëj gjërat...

Klopp pas futbollistit të Wolves

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp e ka kontaktuar personalisht sulmuesin e krahut, Adama Traore, të cilin dëshiron ta transferoj në “Anfield Road” gjatë kësaj...

Juventusi “qëndis” planin, Milik i pari dhe pastaj… Haaland

Juventusi kërkon një sulmues cilësor, por me gjasa nuk do të mund të vijë këtë verë. Klubi bardhezi ka një plan, sipas asaj që...

Prizren, arrestohet burri pasi rrahu gruan e tij

Në Prizren është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Rasti ka ndodhur dje rreth orës...

Prizren, nismë për riparimin e obeliskut kushtuar dy pilotëve amerikanë

Pjesa e prapme e obeliskut në Prizren, kushtuar dy pilotëve amerikanë, që kishin humbur jetën në vitin 1999 në afërsi të kufirit Shqipëri-Kosovë, është...

Ylli i Juventusit befason të gjithë, e ka menduar pensionimin

Braziliani, Douglas Costa, thotë se ai ka menduar për pensionimin nga futbolli për shkak të lëndimeve të tij të vazhdueshme. Braziliani ka munguar 17 ndeshje...

Zyrtari i BIK-ut: Disa shtete myslimane po mashtrohen nga Rusia e Serbia

Pas raportimeve për vrasjen e një mercenari serb në Libi, i cili po luftonte në kuadër të grupit paramilitar rus Vagner, ka reaguar në...

Menaxhimi i mirë i pandemisë ka krijuar kushte për heqjen e disa masave

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se lehtësimi i kufizimit të lëvizjes nuk është i ndërlidhur me mundësinë që të ketë...

Pagat mes grave dhe burrave në kompanitë më të mëdha

Një vështrim në të dhënat e pagave nga kompanitë më të larta të teknologjisë në botë tregon se, megjithë përpjekjet për të arritur pagë...

Dragash: Babai ushtron dhunë fizike ndaj vajzës, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Dragash, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij. Policia...

Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike, këto janë 11 masat që janë përfshirë në të

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi në një konferencë për media ka prezantuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, vlera e së cilës pritet të...

Dita e tretë, Prizreni pa asnjë të infektuar me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se janë testuar gjithsej 332 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi...

Durrësi bëhet gati për të pritur pushuesit

Plazhi i Durrësit po bëhet gati për të pritur pushuesit, që pritet ta “pushtojnë” sapo të hiqen masat ndaj pandemisë. Punonjës dhe makineri të rënda...

Puthja e djallit

Arben Fetoshi Diskursi politik i degraduar sidomos muajve të fundit, duket një projekt i kalkuluar mirë. Ashpërsimi i gjuhës ndërmjet Presidentit Thaçi e Kryeministrit në...

Haradinaj përkujton 27 martirët e masakrës së Tusuzit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 27 martirët të cilët kanë rënë në masakrën e Tusuzit të Prizrenit, 21 vjet më parë. Haradinaj ka...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

Blogerja  Armina Mevlani është një ndër vajzat më të njohura të shoëbizz-it shqiptar. Armina komentohet edhe për faktin se është partnerja e Shkëlzen Berishë,...

Lajmet e Fundit

ShBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e...

Kushtetuesja i jep të drejtë Thaçit për dekretin

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i japë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë. Kushtetuesja vlerësoi se presidenti ka vepruar në...

Mali i Zi lejon hyrjen për banorët e Kosovës, jo edhe për ata të Serbisë

Qytetarët e Kosovës prej 1 qershorit mund të hyjnë në territorin e Malit të Zi. Këtë e ka bërë të ditur të enjten mbrëma përmes...

Minxhozi: Kufiri Shqipëri-Kosovë hapet më 1 qershor

Shumë shtete u detyruan t’i mbyllin kufijtë në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e pandemisë me Covid-19. Por, disa prej tyre pas më shumë se...

Iluzion për një këngë

Nga Rauf Xhyheri Retë ikën! Këndoni sikur dielli do shpërthejë Harmoninë e harpave, Të mbetuna vjerë në shelgjet buzë liqenit, Që, edhe sot lotojnë, Tunden lehtas nga era e trishtueme. Zogjtë...