20.2 C
Prizren
E shtunë, 4 Korrik, 2020

Vetëvendosje dhe i huaji!

Avdi IbrahimiAvid Ibrahimi

Nuk është ky i huaji i algjerianit Alber Kamy i cili pas vitit 1938 largohet nga Algjeria për në Francë. Por i huaji i këtij shkrimi është i kohës së sotme që ka ardhur nga bashkësia ndërkombëtare dhe po sundon atdheun tim. Në Kosovën e sunduar nga i huaji,por të qeverisur nga vendorët servil,nepotist e të korruptuar,të cilët kanë vënë censur duke e kufizuar fjalën e lire,gjë që e kanë bërë qytetarin shqiptar të Kosovës më të vëmendshëm ndaj çdo shkrimi që arrin ti shpëtoj propagandës së pushtetarëve.

Politikanët e dështuar kanë zgjedhur mjetin që përdorin dhe preferojnë më mire ti etiketojnë kundërshtarët e tyre,sesa ti pranojnë ata ashtu siç janë dhe kështu i kanë dhënë esence privilegjuese klanit të tyre dhe ish kolaboratëve të dëgjueshëm të cilët së bashku me pushtuesin serb të deridjeshëm ja kanë pirë gjakun shqiptarëve atdhetar,kështu s’po e lënë të zhvillohet jeta mbarëshqiptare.Ku dihet mirëfilli gjatë rrugës së zhvillimit,populli pellazgo-iliro-etrusk-shqiptar ka krijuar vlerë të çmuar materiale e shpirtërore nëpër shekuj. Kështu u krijua historia e heronjëve të ndryshëm që nga lashtësia deri në ditët tona,siç është heroi ynë kombëtar shqiptra i përmasave legjendare Adem Jashari. Këto bema të fuqishme,këto ngjarje të rëndësishme,këto drama e pasione,u bënë sipas modelit të jetës njerëzore.Çdo ngjarje historike përmbanë një realitet heronjësh që quan përpara botën shqiptare. Heronjtë jetonin dhe ishin magjiplotë,ata marterizoheshin në emër të kauzës kombëtare e mbarënjerëzore,ata ishin bërë pishtar të ndezur lirie në zemrat e gjithë atyre shqiptarëve që mbi të gjitha e donin atdheun e lir e të bashkuar,njëkohësisht ata ishin bërë edhe një llojë ishull zjarri për armiqtë e atdheut të shqiptarëve. Kjo kujtesë historie më zgjohet here pas here.Por disi një ndjenjë mashtrimi sikur s’më lë të qetë. Kjo ndenjë po më shtyn të kujtoj se çfarë po ndodh në botë dhe kush janë këta të huaj të ardhur nga mbarë bota në token tone stërgjyshore.

Çfarë kanë këta të huaj që na porosisin neve se me kë duhet të bëjmë marrëveshje edhe kur ato marrëveshje janë në dëm të shqiptarisë, kujt duhet dhënë vota në zgjedhjet për qeverisjen lokale si dhe të atyre qëndrore,kush duhet të jetë kryetar-e e këtij shteti të brishtë.Fjalët,mesazhet e atij të huaji nuk duhet të ndikojnë aspak tek populli.Poulli Shqiptar tashmë ka krijuar bindjen e tyre se nuk duhen dëgjuar më se çdarë thonë të huajt,sepse fjalën e të huajve po e dëgjojnë vetëm njerëzit servile që po përfitojnë për interesat e tyre personale,siç thuhet nga njerëz të ditur se:”…Luftën e bëjnë heronjtë…qeverisin maskaraenjtë dhe përfitojnë horrat…”.Gjatë gjithë jetës sonë qeveritarët na kanë prrallisur me premtime boshe,për uljen e papunësisë,për zero tolerance në korrupcionin dhe krimin e organizuar,për zhvillim të hovshëm ekonomik dhe mirëqenie sociale e gjithçka tjetër që ata kurrë as përsëafërmi nuk e kanë realizuar.

Këto prralla na i tregojnë bashkë me të huajin për ta larguar qytetarin nga problemet e vërteta që ata kanë abuzuar me pushtetin.Maskarenjtë e horrat edhe sot na përrallisin se nuk kemi force për të qeverisur,prandaj po i dëgjojmë çfarë na porosoisin ‘miqtë”,të huajt,se ata na kanë ndihmuar në çlirimin e atdheut.Për ndihmën që kanë dhënë në çlirimin e Kosovës ne i respektojmë,si miq,miku-mik,por sejcili zot në shtëpin e vetë…ç,kanë ata që i fusin hundët kudo në jetën tone? Përpjekja për ta kuptuar jetën e qytetarit është një nga problemet reale,që duhej kuptuar së pari politikanët profiter,që deri më tani na kanë treguar se lulet çelin në acar,ndërkohë që në tërë botën lulet qelin gjatë gjith vitit.

E çfarë punuan politikanët e gjertanishëm?! Ata punuan për vetën dhe familjaret e tyre dhe janë pasuruar në kurriz të popullit,ndërsa popullin e kanë lënë në varfëri dhe vuajtje tmerrësisht të rëndë. Çfarë uni,në të vërtetë kanë këta politikanë? Uni i tyre do duhej të ishte,ashtu siç janë dhe jo ashtu siç i ka katandisur i huaji.

Tashmë të gjithë po e shohin se nga paaftësia e këtyre politikanëve jemi në krizë poplitike dhe ekonomike.Për këtë ata dhe të huajt po friksohen nga Levizja Vetëvendosje e cila ka një program real për zgjidhjen e krizës politike dhe ekonomike,por që kjo lëvizje nuk po jep asfarë premtimi bosh,veçse po e tregon gjendjen reale aty ku jemi,për këtë ajo po bënë të gjitha përpjekjet demokratike për drejtësi për jetësimin e interesave mbarëshqiptare dhe për të dalur nga kjo krizë ku është katandisur vendi nga qeveritarë të paaftë. Për këtë Vetëvendosja është bërë pishtar i ndezur lirie dhe tokë e zjarrtë kundrejt llomotitjeve të pacipa nga të huajt dhe pushtetarëve tanë të korruptuar që tashmë na janë bërë të bezdisur.

Dje më 27 qershor 2013 në Kuvendin e Kosovës,u ratifikua marreveshja Thaçi-Daqiq.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ishin kundër kësaj marrëveshje,ndërkaq lideri i VV Albin Kurti u shpreh në mënyrën më të sinqertë se kjo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën dhe në këtë rast ju drejtua deputetëve të Kuvendit dhe ambasoadorëve që ishin pjesëmarrës në ratifikimin e marrëveshjes me këto fjalë:”…të nderuar ndërkombëtar që po përcillni seancën kuvendore…ju mund të mos e përkrahni Vetëvendosjen…por thuajeni të vërtetën ashtu siç dihet se kjo qeveri është kriminele dhe e zhytur në krim të organizuar?!…”.Prandaj qytetarët shqiptarë duhet të ndjejnë vetën të çliruar për të ruajtur gjithçka të mbarë më Lëvizjen Vetëvendosje.

- Advertisement -

Më Shumë

MASH-i shqyrton rikthimin në shkolla ose mbajtjen e mësimit në distancë në shtator

Rreth dy muaj para se të nisë viti i ri shkollor 2020/2021, Ministria e Arsimit ka formuar grupe punuese për përgatitjen e një plani...

Kampioni i botës së futbollit infektohet nga Koronavirusi

Ish-futbollisti dhe menaxheri argjentinas, Carlos Bilardo, i cili drejtoi Argjentinën drejt fitores në Kupën e Botës 1986, është infektuar nga Koronavirusi. Lajmin e ka...

Lejohen pishinat dhe dasmat deri në 50 persona

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se nga sot lejohet hapja e të gjitha pishinave në vend. Por ai ka theksuar se...

Shtyhet gjykimi për keqpërdorime lidhur me ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet gjykimi për korrupsion ndaj  Almir Sahitit, Muhamet Bajramii, Drenusha Behluli Mehmeti dhe Hatixhe...

Xavi trajneri i ri i Barcelonës? Mesfushori legjendar bën deklaratën surprizë!

Xavi Hernandez ka konfirmuar edhe një herë se planifikon të marrë drejtimin e stolit të Barcelonës. Ish mesfushori i skuadrës katalanase, i cili tashmë është...

Pranon fajin, ish-polici amerikan kreu 13 vrasje dhe 50 përdhunime – plaçkiti edhe 120 shtëpi

Ish-polici amerikan i cili u shndërrua në vrasës serik të njohur si “Golden State Killer”, ka pranuar se ka kryer 13 vrasje si dhe...

4 Korriku, 244 vjet nga Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara

Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara është deklarata e miratuar nga mbledhja e Kongresit të Dytë Kontinental në Filadelfia, Pensilvani më 4 korrik...

Komuna e Suharekës obligon punonjësit të mbajnë maska

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se nga data 01.07.2020 të gjithë punëtorët e administratës obligohen t’i mbajnë maskat mbrojtëse. Muharremaj theksoi...

Infektivja njofton edhe për 2 të vdekur nga COVID-19

Kanë vdekur edhe 2 persona nga COVID-19 në Kosovë. Nga Klinika Infektive, njoftojnë përmes një kumtese për media se dje më 1 korrik ka vdekur...

Në hotelin me 5 yje, zbulohet skandali seksual që çoi në valën e dytë të Covid-19

Është zbuluar skandali seksual në një hotel luksoz me 5 yje në Australi që ka tronditur opinionin publik. Rojet e sigurisë janë akuzuar për...

Rocku përballë racizmit

Nuk ka arsye përse duhet mohuar se heavy metali ka një lidhje më të komplikuar me racën sesa shumë prej ndjekësve të saj do...

Në Klinikën Infektive 111 raste me koronavirus, katër në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) sot janë të shtrirë 111 raste me Covid-19 pozitiv. 66 raste janë duke u trajtuar...

Babai rrah vajzën në Malishevë, arrestohet

Një rast i dhunës në familje është raportur se ka ndodhur mbrëmë në Malishevë. Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, në lidhje me...

Nisin përgatitjet për Festivalin e 59-të të Këngës në RTSH

Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e Radio Televizionit Shqiptar, u njoftua se më 1 korrik kanë nisur përgatitjet për Festivalin e...

Munishi për fitoren e Ballkanit: I lumtur me fitoren, respektuam edhe kundërshtarin

Ismet Munishi është shprehur shumë i lumtur me fitoren e Ballkanit ndaj Vushtrrisë. Suharekasit fituan 3-1 ndaj vushtrriasve në kuadër të javës së 27-të në...

Ish-kryeministri francez dënohet me burgim për keqpërdorim të fondeve publike

Një gjykatë franceze ka dënuar të hënën ish-kryeministrin francez, Francois Fillon me pesë vjet burgim, tri prej të cilave të pezulluara, për përvetësim të...

Lajmet e Fundit

Prizren: Hapet ekspozita e artistit Shahadin Mejzini në librarinë “Altera”

Dje në librarinë “Altera” në Prizren u hap ekspozita personale e artistit Shahadin Mejzini Ilir Muharremi, kritik i artit Arti është arkeolog i mendjes dhe ndezjes...

Fernando Pessoa: Epitaf

Nuk jam asgjë E nuk do të jem kurrë asgjë, Nuk dua të jem një hiç, Megjithatë kam brenda vetes tërë ëndërrat e botës! Përktheu: Moikom Zeqo

‘Zoti nalt, Amerika poshtë’

Çdo 4 korrik shqiptarët festojnë. Kosova feston formimin e shtetit amerikan, falë të cilit Kosova edhe u çlirua në represioni dhe dhuna serbe e cila...

4 Korriku, 244 vjet nga Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara

Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara është deklarata e miratuar nga mbledhja e Kongresit të Dytë Kontinental në Filadelfia, Pensilvani më 4 korrik...

“Një mrekulli shkodrane”, Angela Martini i la të gjithë pa fjalë me foton e fundit

Është konsideruar si një nga modelet më të bukura shqiptare. Angela Martini herë pas here ka marrë vëmendje për foton shum provokative, që ndan...