2.5 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2020

Vetëvendosje: Do të zhbëhen vendimet e Qeverisë në largim, do të anulohen konkurset

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, ka paralajmëruar zhbërjen e vendimeve të Qeverisë na largim. Po ashtu, ka thënë se edhe konkurset dhe rehatimet politike që po ndodhin në këtë kohë do të anulohen.

Ky paralajmërim vjen pasi Ministritë dhe agjencitë qeveritare kanë hapur vende të reja pune dhe kanë bërë avancime të stafit të tyre.

“Ata që keqpërdorin tranzicionin qeverisës, do të mbajnë përgjegjësi. Vendimet dhe emërimet e tyre do të zhbëhen”, ka paralajmëruar Bislimi.

“Në konferencën e parë për media pas dorëheqjes së Qeverisë Haradinaj kemi kërkuar që periudha e tranzicionit drejt qeverisë së re të mos keqpërdoret politikisht për të vazhduar implementim të çfarëdo programi të saj qeverisës, të mos avancojë me asnjë vendim në çështje të rëndësisë së lartë siç janë ato të lidhura me Trepçën, Telekomin dhe ndërmarrjet tjera publike, Kosovën e Re, Autostradat, Homologimin apo Z-Mobile, dialogun, draftimin e buxhetit, emërimet politike dhe diplomatike, keqpërdorimi politik i aseteve publike e të ngjashme”, ka shtuar ai.

Bislimi ka thënë se ajo që ka ndodhur në terren ka qenë e kundërta e asaj që pritet nga një qeverisje në dorëheqje me minimumin e përgjegjësisë.

“Ndërmarrjet publike e Ministritë e ndryshme, përmes konkurseve fiktive kanë bërë premtime të pambuluara për punësime me të vetmin synim “blerjen” apo korruptimin e mbështetjes politke”

Sipas tij, ndërmarrjet publike si Telekomi po punojnë me të madhe në rehatime përmes koeficientëve të miqve të establishmentit politik, me shpresë që kështu jo vetëm do të mund të garantohet mirëqenia e zyrtarëve jokompetentë por lojal, por edhe do të sabotohen reformat e qeverisë së re.

“Njoftojmë publikisht menaxhmentin e këtyre ndërmarrjeve publike, që secila ndërhyrje në emërime, ristrukturime dhe ndryshim koeficientësh gjatë kësaj periudhe do të anulohet menjëherë sapo të fillojë punën qeverisja e re, kurse menaxhmenti bashkë me bordet mbikëqyrëse që kanë aprovuar apo toleruar këto manipulime do të mbahen përgjegjëse”, ka shtuar ai.

Nënkryetari i VV’së ka thënë se institucionet me rëndësi të veçantë si psh. Doganat e Kosovës, por edhe shumë agjencione e Ministri tjera, njoftohen që secili konkurs i tyre, “ristrukturim politik” apo emërim, do të anulohet menjëherë pasi të fillon punën qeverisja e re, kurse personat që janë bërë pjesë e këtyre manipulimeve do të thirren në përgjegjësi.

“Zyrtarët publikë dhe të punësuarit në ndërmarrje publike e agjencione të pavaruara udhëzohen të mos aplikojnë nëpër këto konkurse fiktive, kurse ata politikanë që po mendojnë se në këtë mënyrë e pamundësojnë punën e qeverisë së re dhe e sabotojnë të njejtën këshillohen të mos bëjnë mund kot, sepse frymën e ndryshimit s’do mund e ndalin asesi”, ka shtuar Bislimi.

- Advertisement -

Më Shumë

Badalli: Do t’i ndajmë mbi 500 mijë euro

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Prizren, Sulltan Badalli, së bashku kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka dhe grupet parlamentare të partive politike, ka diskutuar për...

Aktorja turke dhe futbollisti i njohur bëhen prindër për herë të parë

Aktorja dhe modelja e njohur turke, Amine Gulse dhe futbollistit i Arsenalit Mesut Ozil janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka bërë të...

Kushtetuesja e vazhdon masën e përkohshme për Ligjin për Paga

Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë vendimin për masën e përkohshme për Ligjin e Pagave deri më 30 qershor. Kushtetuesja e ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti...

Kurti i shkon në takim Anton Qunit

Kryeministri në detyrë i ka shkuar në takim sot gjatë ditës njërit nga ministrat e LDK-së në qeverinë e tij. Kurti bashkë ministrin në detyrë...

Prizren, një muaj paraburgim për dhunë fizike ndaj vëllait

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj të dyshuarit N.B. nga fshati Lubizhdë e Prizrenit për shkak të dyshimit se ka ushtruar dhunë në familje. Sipas...

Rasti i parë në Prizren, i infektuari me COVID 19 erdhi para 14 ditësh nga Bullgaria

Në Prizren sot është konfirmuar rasti i parë me koronavirus. I infektuari është i moshës 58-vjeçar dhe se ka ardhur nga Bullgaria. Detaje rreth...

I martuar me miliarderen kineze, modeli shqiptar dhuron 200 mijë maska për Shqipërinë

Rolando Lekaj e nisi karrierën e tij si model pasi fitoi çmimin e parë në “Miss&Mister Lezha”. Më pas ai mori pjesë në spektakle të...

Kurti emëron Nenad Rashiq dhe Aleksandar Stankoviq këshilltarë politikë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka emëruar Nenad Rashiqin dhe Aleksandër Stankoviq këshilltarë politik. Sipas njoftimit për media, Kurti, ka emëruar sot Rashiqin, këshilltar...

Koronavirusi në Kosovë, 10 milionë euro humbjet ditore

Restorantit të hapur para 15 vjetëve, pronari Faton Abdullahu është detyruar t’ia vërë drynin. Shkak për këtë janë masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës...

Reportazh nga pikëkalimi kufitar Morin-Vërmicë: Ra kjo pandemi e u ndamë

“Ra kjo pandemi e u ndamë”. Kjo shprehje është lajtmotivi i dramës së koronavirusit që pos të tjerash, pas 21 vjetësh, ka “ndarë” shqiptarët...

MKRS-ja me grup punues për të ndihmuar organizatat kulturore, rinore dhe sportive

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të themelojë grupin e punës për ndërtimin Planit Emergjent për Kulturë, Rini dhe Sport, i cili përfshin...

Klubeve italiane u ndalohen ushtrimet deri më 13 prill

Qeveria e Italisë ka nxjerr një dekret të ri duke i ndaluar stërvitjet në qendrat sportive për atletët profesionistë të paktën deri më 13...

ASB ndihmon QKMF në Malishevë me mjete mbrojtëse

Organizata gjermane ASB sot ka sjellë një donacion në mjetet mbrojtëse për personelin mjekësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, me qëllim...

Duda Balje kritikon Kurtin për shkarkimin e zv/ministrit Shabani, thotë se e bëri për t’u hakmarrë ndaj tyre

Nga zyra e kryeministrit thonë se ministria në fjalë ka pasur nevojë për riformatim. Pozitën që e mori dy javë më parë, iu desh që...

Pati kontakt me të infektuarin me COVID-19 – nesër testohet mjeku nga Prizreni

Një mjek i Shërbimit të Urgjencës nga Komuna e Prizrenit, i cili ka pasur kontakt me një person me COVID-19, tashmë është vetizoluar dhe...

Limaj kujton masakrën e Burimit, bën thirrje të hetohet secila masakër në Kosovë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar sot dhjetëra martirë të cilët u vranë mizorisht në fshatin Burim të Malishevës, nga ana e...

Lajmet e Fundit

Fshati Korishë i Prizrenit futet në karantinë

Pas tri rasteve pozitive me Covid-19 në Prizren, dy prej të cilave ishin nga fshati Korishë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që ky...

Qeveria Kurti emëron deputetin Artan Abrashi në komisionin qeveritar

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen elektronike sot ka emëruar Artan Abrashin anëtar të komisionit qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të...

Pandemia, qeveria dhe buxheti i Kosovës

Faik MIFTARI Në këtë vështrim do të ndalem në efektet e rënduara që do të shkaktojë pandemia e korona virusit buxhetit të Kosovës, të cilin...

Besnik Bislimi tregon se si dhe kush mund të përfitojë nga pakoja e emergjencës

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, ka treguar se kush dhe si mund të jetë përfitues i kësaj pakoje. Qeveria e Kosovës...

Kurti emëron Nenad Rashiq dhe Aleksandar Stankoviq këshilltarë politikë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka emëruar Nenad Rashiqin dhe Aleksandër Stankoviq këshilltarë politik. Sipas njoftimit për media, Kurti, ka emëruar sot Rashiqin, këshilltar...