10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Vetëvendosje në Prizren, mobilizohet për protestën e 29 shtatorit 

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, ka filluar të mobilizohet  për protestat e 29 shtatorit në Prishtinë.

Anëtarët e këtij subjekti politik, kërkojnë mbështetje të qytetarëve për të ndalur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin për ndryshimin e kufirit me Serbinë.

Prizreni është mbushur me parullën “ Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka konfirmuar ditë më parë  se më 29 shtator, e shtunë, me fillim prej orës 14:00 do të protestojë në sheshin e Prishtinës. Sipas tij, populli i Kosovës nuk do t’i nënshtrohet një njeriu si presidenti Hashim Thaçi dhe se protestat janë të domosdoshme.

Ai, në një takim që ka pasur me banorët e fshatit Atmaxhë të Prizrenit, ka kërkuar mobilizim për të ndalur Thaçin.

Ai ka thënë se Thaçi po i mashtron qytetarët e Luginës se mund të bëjë bashkim me Kosovën dhe se Thaçi po luan lojëra të rrezikshme për vendin.

“Jo vetëm që nuk i besojmë dhe se është mashtrim i madh”, ka thënë Kurti, shkruan “PrizrenPress”.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, si dhe deputetët Arbër Rexhaj dhe Drita Millaku.

Rexhaj e Millaku, mbështetjen e qytetarëve për protestën e 29 shtatorit, po e kërkojnë edhe përmes ‘spoteve’ në rrejtët sociale.

“Ne nuk mund të humbim kohë . Hashim Thaçin duhet ta dërgojmë në shtëpi sa më parë. Një president që në vend që të nderojë dëshmorët e vetë, ai nderon ata që vranë e masakruan civil shqiptar…:, shprehet Rexhaj.

Vetëvendosje në Prizren, ka paralajmëruar se gjatë javës do të zhvillohen takime në lagje e fshatra të ndryshme për të mobilizuar qytetarët për protestën e 29 shkurtit në Prishtinë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit