14 C
Prizren
E enjte, 4 Qershor, 2020

Veturat e qeverisë së Kosovës, me qira më shtrenjtë se çmimi i blerjes

Prej më shumë se dy vitesh qeveria e Kosovës po shfrytëzon vetura me qira me çmime që marrin kosto më të lartë se vlera e shitjes së tyre. Kontrata prej rreth 7 milionë euro që nxjerr shkelje në proces të tenderimit dhe humbje për buxhetin së fundi është bërë objekt hetimi i prokurorisë, raporton “Zëri i Amerikës”.

Në mars 2017 qeveria e Kosovës vendosi të marrë vetura me qira për të gjitha segmentet institucionale dhe i kërkoi Agjencisë Qendrore të Prokurimit Publik të aplikojë një kontratë të centralizuar për 452 vetura për pesë vite e gjysmë, në vlerë prej rreth 7 milionë eurosh.

Bazuar në dokumentet e procesit kontraktues, vlera e qirasë së veturave tejkalon çmimin e blerjes, duke ngritur dyshime rreth tenderimit dhe nxitur nisjen e një hetimi në prokurori.

Në tetor 2017 Agjencia Qendrore e Prokurimit i dha një tender kompanisë “Automita” për shfrytëzim me qira të 373 automjeteve.

Nga këto, me një kontratë dhe dy aneks kontrata të nënshkruar brenda një viti qeveria kontraktoi 204 vetura të tipit Renault Megane me çmim prej 347 euro për muaj dhe 169 vetura të tipit Dacia Sandero me një çmim mujor të qirasë prej 247 euro. Çmimi për të dyja pjesët ishte 4. 380 614 ,00 euro.

Në dhjetor 2017 dhe në mars 2018 u lidhën edhe dy kontrata dhe një aneks kontratë me kompaninë “Mercom”. Në tri rastet u morën 79 vetura të tipit Peugeot Allure 508 me një qira mujore prej 497 euro dhe vlera e kontratës në total ishte 2. 5 000, 00 milionë euro.

Që të gjitha kontratat janë lidhur për një afat kohor prej 66 muaj ndërkohë që bazuar në Ligjin për prokurim publik në Kosovë kontrata të tilla lejohen vetëm për 36 muaj.

Bexhet Rukiqi, shef i Agjencisë Qendrore të Prokurimit Publik thotë se ligji nuk përfshin kufizime kohore për këto lloj kontratash të hapura.

Bexhet Rukiqi
Bexhet Rukiqi

“Në këtë rast është procedurë e hapur. Kjo nuk është marrëveshje kornizë apo kontratë kornizë kjo është procedure e hapur. Nuk është tejkalim. Askund nuk ndalohet“, tha Rukiqi.

Por në vetë dosjen e këtij tenderi thuhet se kjo është një kontratë kornizë dhe për kontratat kornizë Ligji i Prokurimit lejon kontrata vetëm deri në tri vite.

Kjo kontratë është në mesin e kontratave kornizë që konfirmohet se po auditohen nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Shefi i Zyrës së Auditimit, Besnik Osmani,shpjegon për Zërin e Amerikës për shkeljet që janë vërejtur qysh në fillim të auditimit.

Besnik Osmani
Besnik Osmani

“Pikërisht pra se nuk ka pasur një analizë të saktë. Nuk janë mbledhur informatat për nevojat e institucioneve, për sasinë që nevojitet që pastaj të ketë një informacion dhe të fillojë procedura e prokurimit. Ky disporporcion ka shkaktuar një hendek mes nevojave të institucionit dhe nivelit të sasive të kontraktuara”,tha Osmani.

Autoriteti kontraktues, në këtë rast qeveria e Kosovës, nuk kishte bërë një analizë të çmimeve dhe nevojave institucionale. Kjo, sipas Osmanit,është një shkelje tjetër që është vërejtur në këtë tender.

“Ka munguar një udhëzim administrativ që krijon lidhjen mes përdoruesve dhe kontraktorit. Ne kemi rekomanduar që Qeveria duhet të nxjerrë një udhëzim administrativ që parasheh të drejtat dhe obligimet e institucioneve që përdorin këto vetura karshi AQP”, shtoi ai.

Mungesa e një analize të çmimit të tregut dhe nevojave të institucioneve ka bërë që në këtë rast vlera e qirasë së një automjeti për 5 vjet e gjysmë, t’i kushtojë shtetit më shumë se po ta blinte.

Për një veturë të tipit Dacio Sandero, që në treg kushton 11.000 euro është paguar qira 16,302,00 euro, për tipin Renault Megane që kushton rreth 16.190 euro është paguar 22.902. Ndërsa për një Peugeot 508 vlera në treg e së cilës në atë kohë ishte rreth 26 mijë euro qeveria ka paguar 32 802 euro.

Në të dyja rastet në kërkesa, specifikimi teknik u ishte përshtatur tipareve të prodhuesve të caktuar, në këtë rast kompanive që kanë fituar.

Në lidhje me kontratat janë kontaktuar edhe dy kompanitë fituese, Automita dhe Mercom, por që të dyja kanë refuzuar të flasin për Zërin e Amerikës për kontratat që fituan me qeverinë e Kosovës.

Megjithatë Rukiqi thotë se kontrata është e dobishme krahasuar më shpenzimet e mëhershme për vetura. Ai përmend raste kur auditimet kanë nxjerrë abuzime të shpenzimeve me vetura ku një litër vaj ishte faturuar deri në 80 euro.

“Kjo praktikë ka rezultuar shumë më efikase dhe shumë më ekonomike sesa blerja e automjeteve. Absolutisht çmimi është dukshëm shumë i arsyeshëm, çmimi është shumë i favorshëm”, tha Rukiqi.

Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit, Sipas Osmanit, së shpejti do të nxjerrë nëse kontrata ishte apo jo e favorshme për shtetin.

Kjo kontratë tashmë është bërë objekt hetimi në prokurori dhe Rukiqi konfirmon se në lidhje me këtë tender janë intervistuar dy zyrtarë të agjencisë që ai e drejton. Prokurori i rastit Naim Abazi dhe Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës nuk kanë dhënë sqarime rreth këtij hetimi duke thënë se nuk komentojnë rastet që janë në proces.

Raportet ndërkombëtare e radhisin Kosovën në mesin e vendeve ku korrupsioni mbetet endemik.

Labinot Leposhtica , koordinator i ekipit të monitoruesve të gjyqësorit në Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) thotë se prokurorët në Kosovë nuk po arrijnë të hartojnë aktakuza cilësore për korrupsion.

Labinot Leposhtica
Labinot Leposhtica

“Rastet e korrupsionit nuk po hetohen, nuk ka hetim financiar të tyre, çka përbën një lloj absurdi, sepse nuk po arrihet të konstatohet saktë dëmi i shkaktuar nga një vepër penale e korrupsioni. Nëse dëmin nuk identifikohet saktë e qartë, si mund të ketë një hetim cilësor të korrupsionit dhe të pritet që ky hetim do ta bind një gjykatës të shpallë një aktgjykim dënues”,tha Leposhtica.

Kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit,Shaip Havolli,një organ i pavarur që heton rastet e korrupsionit shpjegon ka një shkallë e lartë mosndëshkimi të korrupsionit dhe dënimi i korrupsionit të profilit të lartë po mbytet nga ndikimi i politikës në gjyqësor.

Shaip Havolli
Shaip Havolli

“Ka vite që progresi është shumë i vogël në raport me luftimin e korrupsionit dhe kryesisht sa i përket profilit të lartë. Kemi pasur vazhdimisht 37 apo 40 e herë raste më ku shumë kanë qenë raste të shënjestruara dhe rezultatet nuk kanë qenë optimiste sa i përket dënimit. Ka raste kur edhe zyrtarët e lartë janë liruar nga aktakuza”, tha Havolli.

Sipas Zyrës së Auditimit kontrata për veturat me qira ka rritur numrin e përdoruesve të veturave zyrtare dhe në shumë raste makinat në pronësi të qeverisë mbesin në garazhe për t’u shfrytëzuar sipas obligimit me kontratë ato që janë marrë me qira./VOA

- Advertisement -

Më Shumë

Hoti sot merr detyrën, Kurti nuk do të marrë pjesë në ceremoni

Avdullah Hoti edhe zyrtarisht sot do të marrë detyrën e tij si kryeministër i ri i vendit. Pas votimit të djeshëm në Kuvend me 61...

Pronari të cilit iu shemb shtëpia në Prizren, nuk e ka pranuar restaurimin

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, sot është njoftuar se ka ndodhur një rrënim parcial i murit të një ndërtese të vjetër e...

LDK e sigurt se i ka votat, analistët jo

Pazaret politike, rritja e kërkesave të deputetëve po konsiderohen nga njohësit politikë si mundësi që të dështojë votimi i ekzekutivit të kryesuar nga nënkryetari...

Qeveria e Kosovës me një njoftim për Kartonin e Gjelbër dhe çmimet e biletave të udhëtarëve nga diaspora

Liza Gashi, zëvendësministre në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, me anë të një statusi në Facebook ka bërë të ditur...

Kryeministri në ardhje këndon këngën “N’Rahovec e kemi konakun….”

Profesori i Ekonomisë, Avdullah Hoti, pritet të bëhen javën e ardhshme Shef i Qeverisë. Ai do të jetë kryeministri i nëntë i Republikës. Në...

27 raste të reja me COVID-19, asnjë në Prizren

IKShPK ka konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19 në Kosovë nga 172 mostra të testuara. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë...

Federata Angleze cakton datat e ndeshjeve të FA Cup

Federata e Futbollit e Anglisë ka konfirmuar edhe datat për ndeshjet e mbetura të FA Cup. Çerekfinalet do të zhvillohet në fundjavën e 27 dhe...

Tërmet me magnitudë 3.2 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë ndjerë pak minuta më parë në Shqipëri, raporton TCH. Saktësisht, tërmeti me magnitudë 3.2 i shkallës Rihter është ndjerë në orën 22:21. Mësohet...

Pikëkalimi kufitar Vërmicë-Morinë me mjekë që kontrollojnë të ardhurit (Video)

Videoja e mëposhtme ju sjellë detaje rreth pikëkalimit kufitar Vërmicë-Morinë, gjegjësisht rreth fluksit të udhëtarëve dhe bizneseve që kaluan aty, si dhe kontrolleve që...

Burdushi: Isa e do VV’në, por ka magji të fortë dhe mësysh

Mjeku popullor Hysni Peqani, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 arsyet se pse është prishur koalicioni LDK-VV. Ai ka komentuar figurat...

Haxhi Avdyli e lë befasi votën e tij për Qeverinë Hoti

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka vendosur që para seancës për votimin e Qeverisë Hoti të mos e bëjë publike votën e tij. Për Avdylin...

Protestat në ShBA – lind frika për valën e dytë të coronavirusit

Mijëra amerikanë dolën nga shtëpitë e tyre për të protestuar në të gjithë vendin, si pasojë e vdekjes së George Floyd, ndërsa kjo situatë...

Immobile te Napoli? Igli Tare sqaron situatën dhe shuan çdo dilemë

Në mediet italiane është folur shumë për një interesim të Napolit për Ciro Immobilen, bomberin e Lazios. 30-vjeçari kryeson renditjen e golashënuesve më të...

Trumpi datën e Samitit G7-s do ta shtyjë deri në shtator

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do ta shtyjë Samitin G7, të planifikuar për këtë vit, me qëllim që t’i ftojë...

Vritet një protestues 19 vjeçar në SHBA

Një person është vrarë në Detroit gjatë protestave të dhunshme që kanë mbërthyer një numër të shteteve amerikane, raporton The Guardian. 19-vjeçari është vrarë pasi...

I postojnë fotot e sikletshme, mbesa e bosit të Lamborghini shpërthen në Instagram

Një polemikë e madhe ka shpërthyer në Romë, konkretisht me Elettra Lamborghini. Bukuroshes italiane, e cila është mbesa e Ferrucio Lamborghini, themeluesit të makinën...

Lajmet e Fundit

Hoti sot merr detyrën, Kurti nuk do të marrë pjesë në ceremoni

Avdullah Hoti edhe zyrtarisht sot do të marrë detyrën e tij si kryeministër i ri i vendit. Pas votimit të djeshëm në Kuvend me 61...

Pak protesta, pak tensione, pak dhunë: Hoti kryeministër

Kosova është bërë me Qeveri të pakicës, të mërkurën. Kabineti qeveritar i propozuar nga tashmë kryeministri Avdullah Hoti ka mundur ta marrë mbështetjen e...

COVID-19: Shërohen tetë persona në Prizren

Tetë persona të infektuar me COVID-19, janë shëruar në Prizren. Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu tha se ky është një lajm...

Trumpi mohon se ishte futur në bunker, shkaku i protestave

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mohuar se është futur në bunker të Shtëpisë së Bardhë të premten shkaku i protestave. Duke foluar për radion...

Eqrem Kryeziu kundër Isa Mustafës, sërish e quan defatore

Ish-kryetari i Prizrenit dhe ish-zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike, ka vazhduar ta gozhdojë Isa Mustafën, si defatore të Rrahman Morinës, shkruan Gazeta Blic. Edhe...