0.7 C
Prizren
E hënë, 30 Nëntor, 2020

Vjedhja e dy milionë eurove, Mustafa: Bajrami nuk duhet të dorëzohet para hajdutëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas skandalit të dy milionë eurove në Thesarin e Shtetit, të cilat janë transferuar te një operatori ekonomik.

Mustafa ka thënë se e përkrah plotësisht ministren e Financave, Hykmete Bajrami në betejën e saj kundër kriminelëve që vodhën mbi 2 milionë euro, transmeton Telegrafi.

“E përkrah plotësisht Ministren e Financave, Hykmete Bajrami në betejën e saj kundër kriminelëve që vodhën mbi 2 milion euro nga Thesari i shtetit. Shoh se dikush ka dëshirë dhe bën thirrje që ajo të japë dorëheqje. Por ata duhet ta kuptojnë se ministrja Bajrami nuk është aty për tu dorëzuar para hajdutëve duke krijuar boshllëk për fshehjen e gjurmëve të vjedhjes së parasë publike, por për tu ballafaquar me krimin dhe me hajdutët, ashtu siç po vepron me të drejtë ajo”, ka shkruar Mustafa në reagimin e tij në Facebook.

Lexo po ashtu:
Bajrami: Nuk do të dorëhiqem, abuzuesit me Thesarin do të përballen me drejtësinë
Bajrami: Nuk do të dorëhiqem, abuzuesit me Thesarin do të përballen me drejtësinë
Kreu i LDK-së ka pohuar se krimi, korrupsionin dhe plaçkitja e parasë publike ka adresë.

“Ftoj të gjitha organet shtetërore të punojnë për zbardhjen e shpejtë të këtij rasti, që të kthehen paratë e vjedhura nga Buxhetin e Shtetit dhe kriminelët të përgjigjen para ligjit”.

Ndryshe, ministrja Bajrami ka thënë se kushdo që vjedh – qoftë edhe një euro – duhet të përfundojë në burg dhe të japë llogari para ligjit, para popullit dhe para Zotit.

“E sqarova edhe sot në konferencën për media se katër transaksione të dyshimta kanë ndodhur në Thesarin e Republikës. Njëri nga të dyshuarit për këto transaksione është arrestuar. Dy tjetër janë në arrati. Të gjitha institucionet janë vënë në ndjekje të keqpërdoruesve. Rasti do të zbardhet dhe besoj se organet e hetuesisë dhe drejtësisë do t’i dënojnë me dënime kapitale kushdo që është i përfshirë në këtë rast”, kishte deklaruar ministrja Bajrami./Telegrafi/

- Advertisement -

Më Shumë

Bislimi: Avdullah Hoti s’ka tru për rimëkëmbjen ekonomike

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk ka tru për rimëkëmbjen ekonomike. Sipas tij, projektligji për rimëkëmbje ekonomike është...

4 të vdekur nga COVID-19 në Prizren

Edhe e shtuna ka regjistruar numër të lartë vdekjesh nga COVID-19 në Kosovë. 14 persona kanë humbur betejën me virusin në 24 orët e...

Joe Biden rrit numrin e votave aty ku Trump kërkoi rinumërimin e tyre

Një rinumërim në qarkun më të madh të Wisconsin, i kërkuar nga ekipi i fushatës zgjedhore të presidentit Donald Trump përfundoi të premten me...

Posta edhe me një kontratë të re për shërbim të dërgesave online ndërkombëtare

Posta e Kosovës edhe sot lidhi një kontratë për shërbimet postare të dërgesave online ndërkombëtare, me Intermedico Japan Europe L.L.C. Kjo kontratë u nënshkrua në...

23 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Sot u bënë 23 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). 28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës...

Osmani: 28 Nëntori ditë krenarie e shprese, Kosova e Shqipëria duhet të forcojnë lidhjet shpirtërore

Ushtruesja e detyrës e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar ditë krenarie e shprese për çdo shqiptar datën 28 nëntor. Në 108-vjetorin...

Mike Tyson: rikthim i rrezikshëm në ring në moshën 54 vjeçare

Muskuj të çeliktë dhe vështrim të ashpër – Mike Tyson rikthehet si 54-vjeçar në ring. Tifozët e presin me padurim duelin e tij me...

Merkel: Masat kufizuese në Gjermani mund të vazhdojnë deri vitin tjetër

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar se masat kufizuese ndaj COVID-19 do të vazhdojnë edhe gjatë festave të fundvitit. Masat kufizuese të vendosura për të...

Kjo ishte dëshira e fundit e Maradonnas të cilën e zbuloi pak para se të vdiste

Vdiq në moshën 60 vjeçare pas disa problemeve të njëpasnjëshme shëndetësore, por Diego Armando Maradona padyshim se do të mbetet ne kujtimet e të...

Dy vdekje në Rahovec, një në Suharekë nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.651 mostra të marra nga ShSKUK...

23 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe policisë serbe

Sot, bëhen 23 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave policore serbe. Më 25 nëntor 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Vjosa Osmani shkarkoi nga detyra e konsullit edhe djalin e zyrtarit të PDK-së

Në mesin e të shkarkuarve nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, është edhe Blendi Kilaj, djali i ish-zëvendësministrit nga radhët e PDK-së,...

Përplasje e re, mospajtime të vazhdueshme

Mospajtimet publike të partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë vazhdojnë të jenë evidente, e që sipas analistit politik Artan Muhaxhiri, ato janë pasojë e...

Ia pa sherrin byrekut: E hoqi maskën për të ngrënë, dënohet me 400 euro

Në Lubjanë, një qytetar është gjobitur jo pak por 400 euro, vetëm pse ishte ulur në një vend publik, kishte ulur maskën dhe po...

Totaj: PDK-ja nuk e ka prioritet përfshirjen në qeveri

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka thënë se ky subjekt politik nuk e ka prioritet përfshirjen në qeverinë Hoti Në këtë...

“Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë”

Ismail Qemali (tuke mbajtur fjalën e rastit) Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të...

Lajmet e Fundit

Merret vendimi për largimin e shtatores së Adem Jasharit në Prizren

Është vendosur për heqjen e shtatores së Adem Jasharit në Prizren. Menaxhmenti i “Abi Çarshisë” ia ka konfirmuar ekipit të Kohavisionit që shtatorja e Adem...

Dy të vdekur nga COVID-19 në Prizren

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç),...

Si e kapi në shtrat Mike Tyson gruan e tij me aktorin e Hollivudit

Kujtohet momenti kur Mike e kapi në shtrat gruan duke e tradhtuar me tjetrin. Është rikthyer në ring pas 15 vjetësh (ndeshja me Roy Jones...

Musliu ia kujton Qunit deklaratat për Thaçin e Veselin, e pyet se kur do jep dorëheqje – Ai jep këtë përgjigjje

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka pyetur ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni se kur do jap dorëheqje.Kjo sepse ai kishte deklaruar se do jep...

Mungon i akuzuari, dështon seanca për vrasjen e rëndë te “Transiti i ri” në Prizren

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, të akuzuar për...