9.1 C
Prizren
E premte, 29 Maj, 2020

Vogëlushes nga Rahoveci i bie televizori mbi trup, është në gjendje të rëndë shëndetësore

Me ndihmën e babait të saj, po ecën përsëri. Madje, edhe po luan me top.

Donela Kastrati, nga fshati Malësi e Vogël e Rahovecit, para disa muajve kishte pësuar lëndime të rënda nga një televizor, model i vjetër, i cili i kishte rënë në pjesën e barkut.

Babai i saj, Durim Kastrati, tregon për “HUMAN”, se vajza pas lëndimit, për disa orë kishte qenë pa vetëdije.

Familja Kastrati vajzën menjëherë e kishte dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjakovës. Aty, dyvjeçarja do të qëndronte e shtrirë dy javë.

Kastrati thotë se Donela nuk kishte mundur as të hante e as të pinte.

Sipas Kastratit, mjekët në Gjakovë ndonëse e kishin trajtuar vajzën për dy javë rresht, nuk kishin mundur ta diagnostikonin se çfarë problemi i ishte shkaktuar si pasojë e lëndimit nga televizori.

Ata kishin referuar që vajzën ta dërgojnë për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në QKUK, pas ekzaminimeve të nevojshme, mjekët kanë vërejtur një formacion cistik në pankreas.

Ali Aliu, kirurg i fëmijëve, tregon më shumë për gjendjen e pacientes. Ai thotë se vajza kur ishte pranuar në klinikë ka qenë e lodhur dhe pa oreks.

Pas ekzaminimeve të nevojshme, mjekët e QKUK-së vendosin ta operojnë, kështu duke realizuar të dytin operacion të rrallë brenda 20 vjetëve.

Për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes shëndetësore, mjekët ia kishin ndërprerë mënyrën e rregullt të të ushqyerit dhe pacientja ishte mbajtur vetëm me terapi parenterale (infuzion). Kirurgu thotë se e rëndësishme ishte që vajza nuk kishte humbur peshë.

Ai thekson se operacioni ka zgjatur disa ora, por që nuk ka pasur komplikime.

Sipas Aliut, madhësia e cistës ka qenë 10 cm, dhe se po të ishte sjellë menjëherë nuk do të rritej kaq shumë.

Aliu thotë se vajza nuk do të ketë probleme shëndetësore në të ardhmen.

Edhe babai i Donelës thotë se gjendja e vajzës është përmirësuar dhe se tani është shumë mirë. Ai është mirënjohës ndaj stafit mjekësor, i cili ia shpëtoi vajzën.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, Murat Berisha, thotë se ky është një rast shumë i rrallë dhe që raste të ngjashme nuk janë aspak të lehta.

Dëfrim Koçinaj është kirurgu i cili kishte operuar rastin e parë të rrallë sikurse ai i Donelës.

Koçinaj tregon se pacienti kishte marrë lëndime pasi ishte rrëzuar nga një biçikletë.

Sipas tij, në këto raste të paktën gjashtë javë duhet të kalojnë, në mënyrë që pacienti t’i nënshtrohet operacionit.

Ai shton se me këto metoda të cilat i kanë kryer këto dy operacione, mundësitë për komplikime më vonë te pacientët, janë zero.  www.gazetaexpress.com

- Advertisement -

Më Shumë

Detaje: Si u mbyll një fabrikë e tërë në Prizren, një punëtor aty u infektua me koronavirus

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu ka bërë të ditur se kanë marrë vendim që të mbyllin një fabrikë në Prizren,...

Bastisje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, kapen dy telefona

Mbrëmë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është bërë një bastisje pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së. "Me të pranuar informacionin...

Pa namaz e vizita familjare, myslimanët festojnë Fitër-Bajramin

Myslimanët e Kosovës, por edhe të mbarë globit sot festojnë Fitër Bajramin, festë kjo që vjen pas agjerimit njëmujor të muajit të shenjtë të...

Mali i Zi lejon hyrjen për banorët e Kosovës, jo edhe për ata të Serbisë

Qytetarët e Kosovës prej 1 qershorit mund të hyjnë në territorin e Malit të Zi. Këtë e ka bërë të ditur të enjten mbrëma përmes...

COVID-19/ Vaksina e Oksfordit në fazën e dytë të testeve, doza u jepet dhe fëmijëve

Fëmijë dhe më të rritur do të përfshihen në fazën e dytë të testeve klinike për një vaksinë kundër koronavirusit në Britaninë e Madhe. Faza...

Gërxhaliu: Kosova është mbrapa në implementim të Pakos Emergjente

Eksperti i Ekonomisë, Safet Gërxhaliu tha se vendet e rajonit janë shumë hapa përpara Kosovës sa i përket masave që janë marrë për të...

Real Madrid nxiton me rinovimet, Marca i zbulon lëvizjen e fundit

Carlos Henrique Casimiro iu bashkua Realit të Madridit pa shumë pompozitet në vitin 2013. Futbollisti, i cili shikohet shpesh duke bërë punët e pista...

Edhe 3 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 3 raste të reja me koronavirus në Prizren. Rastet pozitive janë...

Qeveria Kurti mbrëmë vonë mori vendim, a do të ketë sot protesta?

Qeveria në detyrë Kurti mbrëmë vonë në mesnatë ka marrë një tjetër vendim që legjitimon protestat e thirrura në sheshin e Prishtinës. Kryeministri në detyrë,...

Fillojnë përgatitjet e para për meçin Anthony Joshua – Kubrat Pulev, pritet prania e tifozëve

Anthony Joshua mund të mbrojë titujt e tij para tifozëve të tij edhe pse coronavirusi është ende i prezent. Kampioni i peshave të rënda në...

Pamje nga droni: Kështu u fal Bajrami në Durrës

Falja e Bajramit në Durrës u bë në sheshin pranë xhamisë 19 minuta më herët 15 Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë...

Karantinë e çmendur, Kinsey Wolanski nuk është vetëm e bukur

Kinsey Wolanski tashmë ka marrë skenën në Tik Tok. Bukuroshja amerikane, e cila u bë e famshme kur u fut në fushë në finalen...

Merr flakë kutia e rrymës, i shkakton dëme materiale prizrenasit

Një prizrenas ka raportuar se për shkak të tensionit të lartë të rrymës, është përfshirë nga zjarri kutia e rrymës. Si pasojë e zjarrit janë...

Naim Frashëri përkujtohet në 174-vjetorin e lindjes

Me përkushtimin dhe veprimtarinë e tij të dendur atdhetare e kulturore shkrimtari i madh shqiptar, Naim Frashëri u bë figura qendrore e Rilindjes Kombëtare...

Suksese “Liria” ime

Shkruan: Nol Elshani Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka marrë vendim që të përfundojë kampionati i Ligës së Parë, për shkakun që klubet nuk...

Milot Rashica drejt këtij klubi italian

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica mund të përfundojë në Serie A.Gennaro Gattuso është hedhur në sulm për të kërkuar një zëvendësues për...

Lajmet e Fundit

ShBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e...

Kushtetuesja i jep të drejtë Thaçit për dekretin

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i japë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë. Kushtetuesja vlerësoi se presidenti ka vepruar në...

Mali i Zi lejon hyrjen për banorët e Kosovës, jo edhe për ata të Serbisë

Qytetarët e Kosovës prej 1 qershorit mund të hyjnë në territorin e Malit të Zi. Këtë e ka bërë të ditur të enjten mbrëma përmes...

Minxhozi: Kufiri Shqipëri-Kosovë hapet më 1 qershor

Shumë shtete u detyruan t’i mbyllin kufijtë në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e pandemisë me Covid-19. Por, disa prej tyre pas më shumë se...

Iluzion për një këngë

Nga Rauf Xhyheri Retë ikën! Këndoni sikur dielli do shpërthejë Harmoninë e harpave, Të mbetuna vjerë në shelgjet buzë liqenit, Që, edhe sot lotojnë, Tunden lehtas nga era e trishtueme. Zogjtë...