13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Zafir Berisha në Zhur: Vendimet e mëdha i merr vetëm Fatmir Limaj

Kandidatët për deputetë të Nismës, në kuadër të fushatës zgjedhore, e kanë kërkuar votën në fshatin Zhur.

Ata aty kanë parë një mobilizim të elektoratit.

“Kandidatët e Nismës në Prizren me një mobilizim të jashtëzakonshëm u pritën nga banorët e fshatit Zhur, të cilët edhe në të kaluarën edhe sot kanë ditur të rreshtohen përkrahë vizionit socialdemokrat të Nismës”, thuhet në komunikatën e Nismës.

https://www.facebook.com/ZafirBerisha7/videos/382435439359952/

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se “fatin e qeverisë së ardhshme duhet ta kenë në duar njerëz të cilët janë të guximshëm të marrin vendime të mëdha për vendin, vendime këto që do të kontribuojnë në përmirësim të jetës së qytetarëve e në veçanti të rinjve të cilën sot fatkeqësisht janë duke jetuar me një dinjitet të rrëmbyer”.

“Vendimet e mëdha i marrin njerëzit e mëdhenj dhe natyrisht, në qeverinë e ardhshme vendimet për një Kosovë ndryshe do t’i merr kandidati ynë për kryeministër, Fatmir Limaj”.

“NISMA Socialdemokrate është nisur në këtë betejë politike me shumë spartanë të cilët po i prijnë rrugës tonë drejtë fitores së madhe”.

“Ne ndihemi të nderuar me ju që çdoherë jeni rreshuar përkrahë vizionit tonë socialdemokrat, njësojë sikur sot që jeni bërë Bashkë për Shtetin, dhe fitoren tonë të madhe në zgjedhjet e 6 tetorit”.

Kandidatët tjerë për deputet, Albulena Balaj Halimaj, Afrim Bekteshi, Arbanë Hoti Hajdaraj, Shukri Quni, Hasan Ahmetaj, Afrim Tejeci, dhe Adem Qemali, thanë se entuziazmi i qytetarëve të Kosovës e në veçanti entuziazmi i qytetarëve të Prizrenit, për të dhënë kontributin e tyre drejtë fitores së madhe të Nismës, dhe përkrahja për deputetët e Prizrenit, neve si deputet nga jep edhe më shumë vullnet për të kontribouar në të mirë të shoqërisë.

Më Shumë

“Krizë” për Vjosa Osmanin: Veç 1 mijë e 168 euro në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë edhe krerët e...

Arrestohet një burrë në Malishevë, rrahu fëmijët e tij të mitur

Në Malishevë, një burrë u arrestua, pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur. “Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas...

Lajmet e Fundit