10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Zafir Berisha tregon se ku është futur Mytaher Haskuka

Në zgjedhje e mbështeti për kryetar të Prizrenit. Një vit e gjysmë ishte pjesë e qeverisjes së tij.

Rrugën e bashkëqeverisjes e ndau për një konkurs të mësimdhënësve.

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, akuzon kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, se është futur “në ujëra të turbullta”.

Sipas tij, Haskuka, po e shantazhon Prokurorinë për t’i mbuluar shkeljet ligjore.

“Shantazhi publik kundër organeve të drejtësisë dhe lufta psikologjike që po e bënë Haskuka në vazhdimësi kundër këtyre organeve, nuk mundet ta shpëtojë nga përgjegjësia, për shkeljet e mëdha ligjore të cilat po i bënë, ku si rezultat i kësaj po vjen deri te keqpërdorimet e parasë dhe pronës publike si dhe dhënies së mundësisë që të tjerët të përfitojnë”, shkruan Berisha në ‘Facebook’.

Ai thotë se Haskuka deri më tash është treguar i papërgjegjshëm.

“Nga Mytaher Haskuka nuk mundet të kërkohet të jetë i përgjegjshëm për detyrën që e ka, sepse duke qenë tepër i papërgjegjshëm ai dhe njerëzit që e rrethonin janë futur në ujërat e turbullta nga nuk munden më të dalin, prandaj ai ka zgjedhur rrugën e sulmit kundër Prokurorisë dhe gjyqësorit, të cilat janë gardian të respektimit të ligjit në Kosovë, me idenë që kur të përfundon aty ku e kanë vendin shkelësit e ligjit dhe hajdutët ta ngushëlloi veten dhe të arsyetohet para të tjerëve se për inate politike apo “pallavra” të ngjashëm gjoja ja kanë “kurdisur”!!!”.

“Myta besoj se tashmë e ka të qartë se prokurorët e “ mëhallës” nuk munden deri në pafundësi që ta mbrojnë për shkeljet e mëdha që ka bërë”.

“Ata edhe mund të ja kapërcejnë ndonjë shkelje, por nuk duhet të harrohet thënia popullore “nëse pitja është ngrënë tepsia ka mbetur”.

Berisha ka komentuar edhe akuzat e kryetarit të PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj.

“Totaj nuk e ka zbuluar ujin e nxehtë kur ka folur për kurdisje të tenderëve, si nuk është e panjohur punësimet pa konkurs, marrja e pagave me muaj të tërë e njerëzve pa ardhur në punë”.

“Vajtimi i Haskukës se po merret me dëmet që qeveria paraprake i ka lënë, ka mund të arsyetohet muajt e parë të marrjes së pushtetit, por jo edhe sot kur po shkojmë drejtë fundit të mandatit”.

“Ai duhet të merret me dëmet që po ia shkakton vetë dhe komisarët e tij politik qytetit të Prizrenit!”

“Nuk qeveriset qyteti duke vajtuar dhe duke hedhur fajin të tjerëve as me politika të “kapixhikëve”, por duke qenë i përngjeshëm dhe me vizion”.

Zafir Berisha fajëson edhe vetën që ka ndihmuar Haskukën të bëhet kryetar i Prizrenit.

“Me qenë korrekt me të tjerët dhe veten, për të ardhur në krye të Prizrenit një njeri i sojit të Mytës, nuk jemi edhe ne pa “faj”, që kemi munduar se për me quar “Klanin Pronto” në shtëpi dhe me i mbështet këta, të cilët po na dalin më të zi se ata që ishin para këtyre!”

“ Por në këto raste duhet ta themi edhe atë, se vetëm të pa besët dhe mashtruesit munden me ta keqpërdor besimin por jo edhe njerëzit përgjegjshëm”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shtyhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vendosur për shtyrjen e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Ky vendim vije pasi Presidentja e vendit tonë...

Vodhi kuletën e një gruaje tjetër, policia shpall në kërkim të dyshuarën nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Policia njofton...

Lajmet e Fundit