10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Zafir Berisha: UNMIK dhe EULEX kanë bërë shantazhe që 20 vjet në Kosovë

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka thënë në emisionin Dpt te Fidani në T7 se misionet e UNMIK’ut dhe EULEX’it kanë kryer shantazhe mbi zyrtarë të lartë politikë në Kosovë.

Ish-presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, u ka nisur një letër deputetëve të Komisionit për Legjislacion me datë 16 korrik duke kërkuar që të raportojë lidhur me informacionet që ka për ndërhyrje në hetime, kërcënime të dëshmitarëve, manipulim të trupës gjykuese etj. Simmons thotë se krejt këto kanë ndodhur gjatë kohës sa kishte qenë pjesë e EULEX-it. Gazeta Express ka siguruar dokumentin.

Berisha thotë se kjo është ngjarja më e madhe në Kosovë që po ndodhë për momentin.

“Që opinioni shkarazi i di apo nuk i di hic. Pse duhet të merremi me këtë rast. Sepse shantazhet që kanë bërë Unmik e Eulex në Kosovë për 20 vite. E kemi parë që zyrtarë të lartë të këtyre institucioneve u është bërë shantazh të madh zyrtarëve politikë. Me këto shantazhe u janë ulur reputacioni dhe është rritur dikush. Përmes ktyre shantazheve u është shpërlarë truri qytetarëve. Pse drejtësia nuk ka vepruar në Kosovë. Është çështje shumë e rëndësishme që po ndodhin karshi ngjarjeve tjera që po ndodhin. Një zyrtar i lartë sic është Salustro sot punon si këshilltar i prokurorit në Serbi”, thotë ai. /GazetaExpress/

Më Shumë

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

Blerim Latifi Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë...

Lajmet e Fundit