25.4 C
Prizren
E mërkurë, 12 Gusht, 2020

Zbulohet një mozaik i lashtë në Dresnik të Kosovës

MasarValla-arkeologFshati Dresnik i Kosovës fshihte një sekret të lashtë nën tokën e tij – një mozaik të periudhës romake. Mozaiku shumëngjyrësh është një nga gjetjet më të rëndësishme në Kosovë në katër dekadat e fundit dhe zbulimi i tij ka gëzuar si arkeologët ashtu edhe familjen në tokën e së cilës ai u gjet.

Në fshatin Dresnik të komunës së Klinës vazhdojnë gërmimet për ta nxjerrë në dritë të gjithë mozaikun.

Ky vend ka qenë përmendur për herë të parë nga arkeologu anglez, Sir Arthur John Evans, i cili besonte se në këtë zonë fshihej një qytet i lashtë romak.
Gërmimet nisën në shtator të vitit 2012, nën drejtimin e arkeologut Masar Valla.

Kur ai zbuloi shenjat e një dyshemeje në trajtën e një mozaiku shumëngjyrësh, i gjithë ekipi u përfshi nga gëzimi.

“Vitin e kaluar bëmë disa gërmime paraprake në zonë dhe gjetëm një pjesë të mozaikut. Këtë vit kemi patur rezultate të mira. Kemi gjetur katër hapësira, të gjitha të mbuluara me mozaikë. Këta janë të epokës romake dhe datojnë nga shekulli i dytë ose i tretë. Mendojmë se duhet të ketë qenë një ndërtesë publike ose ndonjë vilë qytetëse,” thotë arkeologu Valla, transmeton VOA.

Arkeologu beson se objekti është i shpërndarë në një zonë prej rreth 50 hektarësh.

Mozaik në Dresnik të Kosovës1Deri tani ata kanë hapur 200 metra katrorë, që mendohet se është kati përdhes i ndërtesës. Pikërisht këtu e zbuluan edhe mozaikun.

Zoti Valla thotë se ky është një ndër mozaikët më të bukur të zbuluar deri më sot në Kosovë.

Sladja Smigic është pronare e tokës ku po bëhen gërmimet dhe ka jetuar aty gjithë jetën e saj.

“Kur babai im ishte ende gjallë para 30 vjetësh, ai thoshte se nën truallin tonë ndodhet një qytet i lashtë. Në fakt ne kurrë nuk e punuam këtë tokë.”

Mozaik në Dresnik të Kosovës2Ajo u habit me këtë zbulim po ashtu si edhe arkeologët dhe thotë me shaka se duhet t’u kishte kushtuar më shumë vemendje historive që tregonte i ati.

“U habita shumë kur na thanë. Shkova atje bashkë me burrin. E pabesueshme që ky mazaik u gjet nën truallin tonë.”

Mozaiku i fshatit Dresnik është një nga gjetjet më të rëndësishme në Kosovë në katër dekadat e fundit.

Mozaik në Dresnik të KosovësMendohet se objekti ndodhet në rrugën e vjetër romake ‘Via Lissus-Naissus’ që lidhte qytetin e Lezhës me Nishin në Serbi, thotë arkeologu Masar Valla.
Mozaiku është një fillim i mbarë dhe ka mundësi që këtu të ketë edhe thesarë të tjerë, ndërkohë që gërmimet vazhdojnë.

- Advertisement -

Më Shumë

Ekzekutimi i pagesave prej 170 eurosh për punëtorët, javën e ardhshme

Pas dekretimit të Ligjit për buxhetin nga ana e presidentit Hashim Thaçi, në Ministrinë e Financave tregojnë se kur do të ndodhë ekzekutimi i...

Shënohet 75-vjetori i sulmit të parë atomik në botë, Hiroshimë

Të mbijetuarit e bombës së parë atomike janë mbledhur sot për të përkujtuar 75-vjetorin e kësaj ngjarjeje, sulmin në Hiroshimë. Të mbijetuarit i kanë...

BRE – një pasthirrmë e çuditshme

Shkruan: Prof. Gani Rudaj E vetmja shkencë shoqërore që merret me tërësinë e rregullave të ndryshimit të trajtave të fjalëve në një gjuhë si...

Mbappe nuk dorëzohet, Tuchel i plotëson kërkesën për duelin me Atalantën

Dueli ndaj Atalantës po afron, PSG do të sfidojë ekipin italian të mërkurën në mbrëmje për një biletë në gjysmëfinalet e Champions League. Kylian Mbappe...

Prizreni me mungesë të respiratorëve

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, në një lidhje direkte në Mëngjesi në Kanal10, ka treguar se në këtë komunë janë 128 raste aktive me...

Dështon gjykimi për korrupsion ndaj kryeshefit të INFRAKOS-it dhe ish-zyrtarëve të Komunës së Prizrenit

Në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të vazhdojë gjykimi ndaj kryeshefit ekzekutiv të INFRAKOS-it, Agron Thaqi, tre ish-drejtorëve të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor...

Nuk respektuan vendimet e Qeverisë, ndalohen tetë persona në Prizren

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 8 persona në Prizren, të cilët nuk kanë respektuar vendimet e qeverisë për luftimin...

E pyesin ndjekësit se kur do martohesh, Kiara Tito i kthen përgjigjen e papritur

Kiara Tito ka shfrytëzuar opsionin pyetje/përgjigje në Instagram. Kiara Tito është një përdoruese e rregullt e rrjetit social Instagram, dhe mbrëmë moderatorja u ka mundësuar...

Trusti ka një njoftim rreth tërheqjes së 10 përqindëshit

Fondi Pensional i Kursimeve ka bërë me dije se është duke pritur miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës që do t’i mundësonin...

Sot katër ndeshje tjera në kuadër të Europa League

Ndeshjet e Europa League vazhdojnë edhe sonte. Në program janë katër ndeshjet e radhës. Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Sevillës dhe Romës,...

Arrestohen dy pronarë të lokaleve në Landovicë të Prizrenit

Dy pronarë të lokaleve janë arrestuar në fshatin Landovicë të Prizrenit. Ata dyshohen për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë. Sipas policisë, të dyshuarit janë zënë...

27 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë tri ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 27 fëmijë, raporton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

Policia në Prizren inicion raste ndaj 10 personave për mosrespektim të dispozitave shëndetësore

Policia e Kosovës ka iniciuar raste ndaj 10 personave për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, raporton PrizrenPress. Rastet kanë ndodhur në Prizren, gjatë ditës...

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Champions League

Pas përfundimit të dy ndeshjeve të fundit në raundit  1/16-ave, të cilat u luajtën mbrëmjen e sotme, ku kualifikuan Barça dhe Bayern Munich pasi...

Lazio rrit ofertën për Muriqin, sulmuesi mund të luajë në Ligën e Kampionëve

Pasi të enjten u raportua se Lazios iu refuzua oferta prej 15 milionë euro për Vedat Muriqi, tani gazetari i famshëm italian Gianluca di...

Arrestohet një femër në Suharekë, i shkoi në shtëpi një mashkulli dhe e ngacmoi

Policia e Kosovës, dje në Suharekë, ka arrestuar një femër si të dyshuar për ngacmim, raporton PrizrenPress. Sipas raportit 24-orësh të PK-së, e dyshuara i...

Lajmet e Fundit

16 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK...

11 persona humbin jetën nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe raste të vdekjes si pasojë e...

Prizren: Një muaj paraburgim për bujanovcasin që u kap me 5.5 kg drogë në Vërmicë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës me shkrim të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e...

Arrestohet një femër në Suharekë, i shkoi në shtëpi një mashkulli dhe e ngacmoi

Policia e Kosovës, dje në Suharekë, ka arrestuar një femër si të dyshuar për ngacmim, raporton PrizrenPress. Sipas raportit 24-orësh të PK-së, e dyshuara i...

Filloi rregullimi i katër rrugëve në fshatin Mleqan

Në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, në veçanti të infrastrukturës rrugore në fshatra, ka filluar rregullimi...