16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Zgjedhjet e parakohshme më 6 tetor

Kosovarët do t’u drejtohen kutive të votimit të dielën e parë të tetorit, në rast se deputetët votojnë të enjten pro shpërndarjes së Kuvendit.

Datën më të mundshme të zgjedhjeve të parakohshme presidenti Hashim Thaçi ia ka përmendur të mërkurën kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, në një takim që e ka pasur me të.

Një burim i Kohës Ditore ka thënë se, mbështetur në atë çfarë kreu i shtetit ka folur me Dakën, zgjedhjet do të shpallen menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit.

“Presidenti ka thënë se nëse shpërndahet Kuvendi nesër, ai menjëherë të premten ose më së largu të hënën do ta dekretojë datën e zgjedhjeve të parakohshme. Ai është përcaktuar që zgjedhjet të mbahen më 6 tetor”, ka thënë ky burim. “Dinamika e parashikuar mund të ndryshojë vetëm në rast se Kuvendi nuk shpërndahet sipas planifikimit që ka bërë”..

Më Shumë

Moti për sot me diell, vranësira dhe reshje shiu

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës. Në orët...

E mitura që u raportua e zhdukur dyshohet se u dhunua nga dy persona në Prizren

Një e mitur e cila u raportua e zhdukur më 16 mars nga familjarët e saj, është gjetur nga policia dy ditë më pas...

Lajmet e Fundit