13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Zhvillimi i bujqësisë, prioritet i VV-së në Korishë

Rexhaj-korishëKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Komunës së Prizrenit, Arbër Rexhaj, ka takuar banorët e fshatit Korishë. Në kuadër të planit për zhvillimin ekonomik të Prizrenit, Rexhaj tha se nevojitet krijimi i kushteve më të favorshme për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

“Për këtë arsye është i nëvojshëm subvencionimi i fermerëve në farë dhe karburant”, tha Rexhaj.

Ai, më pas ka shprehur vizionin e tij për Komunën publike që realizohet nëpërmjet transparencës së plotë financiare.

“Prizrenit nuk i mungojnë donacionet, për të cilat do të nevojitet krijimi i dy zyrave të posaçme që do të funksionojnë për mbështetje ekonomike”, tha Rexhaj. Duke shtuar, ai foli edhe për rolin e Asamblesë, të cilës do t’i rikthehet funksioni i saj i mëparshëm si qendër kulturore e zhvillimit.

Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Afrim Kasolli, ka shprehur vullnetin e Lëvizjes Vetëvendosje! për krijimin e shtetit social, që ka për qëllim zbutjen e pabarazive shoqërore.

“Barazia sociale është parakusht për krijimin e shtetit të së drejtës”, tha Kasolli.

Ai theksoi se VV-ja parasheh krijimin e Bankës Bujqësore për t’u mundësuar fermerëve marrjen e kredive pa kamatë, si dhe uljen e TVSH-së për prodhimet bujqësore.

Në fund, Kasolli i ka porositur korishasit se “duke votuar Arbër Rexhaj do të ndryshojë Prizreni”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Beteja për titull zhvillohet në Suharekë

Ndeshje vendimtare për titullin e kampionit mund të jetë derbi që zhvillohet sot (e shtunë) në Suharekë mes liderit aktual në elitë, Ballkanit dhe...

Katër vite pa aktorin Rikard Ljarja

Aktori Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën dhe në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e...

Lajmet e Fundit