21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

“Zona Park” dhuron donacion në vlerë prej 50 mijë eurove për dezinfektim në Prizren, Malishevë dhe Rahovec

Shfaqja e pandemisë COVID-19 në vendin tonë ka krijuar nevojën e domosdoshme të institucioneve publike e private që të marrin masa parandaluese, përkatësisht dezinfektimin e hapësirave të brendshme e të jashtme.

Që nga fillimi i marrjes së masave për parandalimin dhe luftimin e koronavirusit nga Qeveria e Kosovës, kompania për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim nga Prizreni, “Zona Park” ka dhuruar donacion disa pajisje dhe preparate për dezinfektim.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i “Zona Park” në Komunën e Malishevës pas identifikimit të rasteve me koronavirus, e cila ka bërë dezinfektimin e disa institucioneve, hapësirave të brendshme e të jashtme.

Poashtu, ka bërë edhe dezinfektimin e shtëpive të të infektuarve nga koronavirusi. Marrja e masave të shpejta nga “Zona Park” ka bërë që në kohë rekord të zhduket ky virus famëkeq në Malishevë, falë punës profesionale në dezinfektim.

Pra ndër komunat që kanë përfituar nga ky donacion që kap vlerën prej 50 mijë euro janë Komuna e Prizrenit, Komuna e Malishevës si dhe Komuna e Rahovecit dhe të gjitha fshatrat e këtyre komunave.

Si rrjedhojë, komuna e Prizrenit dhe e Malishevës janë furnizuar me dezinfektues, ndërsa të prekurve me koronavirus u janë dezinfektuar në tërësi shtëpitë, hapësirat e brendshme e të jashtme si dhe u janë ofruar këshilla profesionale me qëllim që ata ta kalojnë më lehtë procesin e infektimit.

Lidhur me këtë “Zona Park” ka angazhuar një epidemiolog, një inxhinier sanitar, një specialist të trajnuar për përdorim të pajisjes “Thermail Fog Generator”, një specialist për përdorim të pajisjes “Aerosol ULV”, dy teknik të trajnuar për dezinfektim me knapsack spray, dy shofer, dy administrator, një monitorues dhe drejtorin gjeneral.

Poashtu, “Zona Park” do të vazhdoj të dezinfektoj këto institucione dhe familjet e rrezikuara derisa të përfudojë pandemia apo deri në shterrjen e buxhetit të ndarë si donacion.

Në kuadër të këtij donacioni “Zona Park” ka parashikuar dezinfektimin brenda objekteve deri në 50 mijë metra katror, dezinfektim të jashtëm që përfshinë mure dhe oborre në sipërfaqe deri 50 mijë metra katror, dezinfektim të automjeteve deri në 150 copë, furnizim me dezinfektues të gatshëm për përdorim  150 litra nga 1 litër për copë, furnizim me dezinfektues të gatshëm për përdorim 1000 litra nga 10 litra për copë.

Vetëm në Komunën e Prizrenit “Zona Park” në kuadër të këtij donacioni deri më tani ka dezinfektuar hapësira të brendshme 3.750 metra katrorë, sipërfaqe të jashtme 43, 632 metra katror, furnizim me preparat prej 88.5 litra dhe dezinfektimin e 9 automjeteve. Ndryshe nga Prizreni, “Zona Park” në Komunën e Malishevës deri më tani ka dezinfektuar shtëpi apo vende të banuara nga personat e prekur me COVID-19 në sipërfaqe prej 15.401 metra katrorë, dezinfektim të oborreve dhe hapësirave të jashtme në sipërfaqe prej 25.510 metra katrorë, dezinfektimin e 42 automjetëve dhe furnizim me preparate prej 200 litrave dhe 20 litra të shpërndarë nga 1 litër.

“Zona Park” nga fillimi i javës së ardhshme do të filloj realizimin e projektit si donacion edhe në Komunën e Rahovecit, ku do të dezinfektoj disa institucione dhe shtëpitë e personave të prekur nga COVID-19.

Më Shumë

Memli Krasniqi propozon Bedri Hamzën për kryeministër

Kryetari i Partisë Demikratike të Kosovës, Memli Krasniqi pritet ta propozojë sot Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Kreu i PDK-së ka...

“Fëmija po rrezikohen”- vozitje të “çmendura” në një fshat të Malishevës, pamje nga kamerat

Në njërën rrugë të fshatit Drenoc të Komunës së Malishevës banorët atje po rrezikohen nga ngasësit e veturave. Pamjet nga kamerat e sigurisë që janë...

Lajmet e Fundit