Home Blog Page 1012

Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

0

Bashkatdhetarë të shumtë kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë.

Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se në pikat kufitare nuk raportohet për kolona dhe se hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta, trasmeton Telegrafi.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar këtu.

Ndryshe, nga data 1 korrik ka nisur edhe subvencionimi i policës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë.

Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri një muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe është e vlefshme vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse.

Subvencionimi nuk përfshin policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij një mujor, dhe as automjetet si autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Policat e sigurimit të marra në zyrat e BKS brenda territorit të Kosovës, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi.

Kjo iniciativë e Qeverisë ka për qëllim lehtësimin e udhëtimeve për bashkatdhetarët që vizitojnë vendin gjatë sezonit veror.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dragash: Djali arrestohet pas sulmit ndaj nënës së tij

0

Në fshatin Restelicë të Dragashit, një grua është sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nga djali i saj, 44-vjeçar, me të cilin kishte pasur konflikte të mëparshme.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se incidenti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, pas një mosmarrëveshjeje verbale mes nënës dhe djalit. Pas denoncimit të gruas, i dyshuari, një recidivist për dhunë në familje, u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor.

Pasi përfunduan procedurat ligjore, Prokuroria e Shtetit vendosi të ndalte të dyshuarin për 48 orë dhe të nisë një procedurë penale për veprën “Dhunë në familje”. Kjo ngjarje shënon një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë dhe mbrojtjes së grave në raste të tilla, duke reflektuar sfidat përballë recidivistëve të dhunës në familje./Sinjali

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zyrapi do të vazhdojë dëshminë në Speciale

0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndryshe në çështjen gjyqësore Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarit tjerë, Bislim Zyrapi do të vazhdojë dëshminë e tij, raporton RTKlive.

Trupi Gjykues dje njoftoi, po ashtu si dy javët e kaluara, se ky dëshmitar do të japë dëshmi gjysmë dite të martën (deri në pushimin e drekës), të mërkurën dhe të enjten (vetëm në seancën e parë).

Trupi Gjykues gjithashtu njoftoi se nuk ka asnjë dëshmitar tjetër të planifikuar për këtë javë.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti me diell, temperaturat 38 gradë Celsius

0

Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, njofton se sot mban moti me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s”, njofton IHMK.

Arrestohet i kërkuari për tentim vrasjen në Prizren

0

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë personin e kërkuar për vrasje në tentativë, rast ky që ka ndodhur më 17 maj 2024 në fshatin Nashec të Prizrenit.

Burimet e Paparacit pohojnë se është arrestuar Besnik (Beqir) Ukaj, i lindur më 30 gusht 1987 në fshatin Korishë, komuna e Prizrenit.

Ai është lokalizuar dhe arrestuar në Fushë Kosovë.

I dyshuari ishte i kërkuar për dyshime se me datë 17 maj 2024 në fshatin Nashec, në Prizren ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, me atë rast viktima ka pësuar lëndime nga plumbat e armës së zjarrit.
Personi në fjalë është i dyshuar edhe për disa vepra tjera dhe në kërkim policor gjithashtu.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shkolla e filmit “Future is Here” këtë vit sjell 8 filma të rinj në DokuFest

0

Shkolla e filmit “Future is Here” këtë vit sjell 8 filma të rinj të shkurtër dokumentarë, që shfaqen si premierë në DokuFest. Filmbërësit e rinj, sipas njoftimit, vijnë me një diversitet të jashtëzakonshëm të tregimeve, ku secili film është një eksplorim unik i temave personale dhe shoqërore. Filmat e gjeneratës së 12-të të “Future is Here” shfaqen me 6 gusht.

Prej më shumë se një dekadë, shkolla e filmit “Future is Here” ka qenë një gurthemel i misionit të DokuFest në Prizren për të fuqizuar zërat e të rinjve në Kosovë. Kjo nismë ka ofruar një platformë për vetë shprehje, ka dhënë aftësi të rëndësishme në krijimin e filmave dhe ka udhëhequr studentët në konceptimin e tregimeve dokumentare në mënyrë kreative.

“Derisa festojnë edicionin e 12-të të këtij programi, kthejmë vështrimin pas në udhëtimin e pabesueshëm që ka formësuar të ardhmen e kinematografisë së Kosovës, veçanërisht në fusha ku mundësitë janë të pakta, si montimi, dizajni i zërit dhe post-produksioni”, thuhet në njoftim.

Programi, i mbështetur nga “National Endowment for Democracy”, këtë vit sjell 8 filma të rinj të shkurtër dokumentarë. Këta filma, që do të shfaqen më 6 gusht në Ditën e Talentëve në DokuFest, janë një dëshmi e pasionit dhe përkushtimit të studentëve të Shkollës sonë të Filmit.

Nënë mentorimin e Dea Gjinovci, Leart Rama dhe Eroll Bilibani, këta regjisorë të rinj kanë zgjeruar aftësitë e tyre dhe kanë sjellë tregimet e tyre unike në jetë. Punëtoritë e editimit, të pasuruara më tej nga mentorët alumni Trendelinë Halili, Flutura Balaj dhe Hana Ahmeti, janë siguruar që secili film të jetë i përpunuar në mënyrë perfekte.

Gama e larmishme e filmave të prodhuar këtë vit është një reflektim i kreativitetit të jashtëzakonshëm dhe përvojave të ndryshme të rinisë së Kosovës. Secili film është një punë dashurie, e formësuar nga ligjëratat dhe masterklasat nga regjisorë të njohur si Andrijana Stojkovic, Samir Karahoda, Ilir Hasanaj, Isidore Bethel dhe Norika Sefa.

“Këtë vit ne po shfaqim një diversitet të jashtëzakonshëm të tregimeve, ku secili film është një eksplorim unik i temave personale dhe shoqërore. Nga thellësitë tronditëse të një makthi të një vajze dhe beteja e saj me traumat e pathëna deri tek transformimi i shpejtë i industrisë së muzikës përmes inteligjencës artificiale, këta filma kapin thelbin e sfidave dhe ndryshimeve moderne”, thuhet më tej në njoftim.

“Vasha e Arratisur” sjell historinë prekëse të luftës së Shkurte Krasniqit për arsim dhe fuqizim, ndërsa “Gjurmë” zhytet në kompleksitetet emocionale të humbjes. “Peroni 7” nxjerrë në pah udhëtimin e Kosovës përmes liberalizimit të vizave dhe migrimit, duke ndërthurur tregime personale të fillimeve dhe të lamtumirave. “Ratrak” sjell ribashkimin e skitarëve, duke eksploruar sfidat brenda sportit, që vijnë në dritë përmes kujtimeve të dy miqve.

“Ustah” feston mjeshtërinë e hollë të artizanëve vendas, dhe “Wires Crossed” kronikon ribashkimin e dy vajzave, luftën e tyre me varësinë dhe rrugën drejt faljes.

Secili film jo vetëm që pasqyron kreativitetin individual të këtyre regjisorëve të rijnë, por gjithashtu ofron një vështrim të shumanshëm të jetës bashkëkohore në Kosovë.

“Përveç premierës së shumëpritur, këto filma ofrojnë më shumë sesa vetëm shfaqjen e talentit të regjisorëve të rinj; ata ofrojnë një dritare në shpirtin e rinisë së Kosovës, sfidat e tyre, ëndrrat e tyre dhe ndjekjen e pamposhtur të shprehjes. Shkolla e filmit “Future is Here” vazhdon të jetë një burim shprese dhe kreativiteti, duke vlerësuar përvojat e gjeneratës së re të Kosovës dhe duke forcuar themelet e talentit të kinematografisë sonë kombëtare”, thuhet më tej në njoftim.

Doku Fest bën thirrje që të bashkoheni më 6 gusht për të festuar dhe për t’i shikuar këta filma të jashtëzakonshëm dhe udhëtimin e pabesueshëm të gjeneratës së 12-të të “Future is Here”./Telegrafi/

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kurti: Me Turqinë jemi shtete aleate, shkëmbimet kalojnë 1 miliard euro

0

Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga ambasada turke në Kosovë, me rastin e “Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar” të Turqisë, ndërsa i vlerësoi shumë të rëndësishme raportet me Ankaranë.

Me këtë rast Kurti përkujtoi dëshmorët e demokracisë të cilët 8 vjet më parë, më 15 korrik 2016, i shpëtuan institucionet demokratike të shtetit të Turqisë të zgjedhura nga populli turk, nga një përpjekje e dështuar grusht-shteti.

“Mesnatën ndërmjet 15 dhe 16 korrikut 2016, populli i Kosovës ishte me popullin e Turqisë, sepse ne jemi dy popuj miq, shtetet tona janë partnere dhe aleate, kurse vendet tona ndajnë shumë të përbashkëta si nga e kaluara historike, ashtu edhe nga e tashmja e demokracive tona dhe e ardhmja e synuar prosperuese” tha kryeministri Kurti.

Kurti po ashtu nënvizoi marrëdhëniet e ngushta me Turqinë, si nga ana e rolit të Turqisë në NATO gjatë luftës në Kosovë dhe kontributit të ushtarëve turq në kuadër të trupave të KFOR-it për sigurinë dhe paqen në Kosovë, e po ashtu dhe nga ana e lidhjeve e shkëmbimeve dypalëshe.

Më tej, kryeministri foli për vizitat në Turqi dhe takimet me presidentin Recep Tayyip Erdo?an, organizimin e forumit të parë ekonomik Kosovë -Turqi teksa shkëmbimet tregtare që pritet ta kalojnë shifrën 1 miliard euro.

Po ashtu Kurti përkujtoi edhe vizitën në kompaninë e industrisë së mbrojtjes dhe aviacionit “Baykar”, prej nga Kosova ka blerë dronët Bajraktar TB-2 për ushtrinë kosovare dhe kontributin historik e aktual të diasporës shqiptare në Turqi.

“Janë gjithë këto interesa dhe vlera të përbashkëta që na mbajnë të lidhur dhe në raporte miqësore dy vendet tona. Duke i qëndruar pranë dhe duke e ndihmuar njëri tjetrin, ne i mbrojmë republikat tona dhe vlerat e përbashkëta demokratike” përfundoi fjalën e tij./RTK