Home Blog Page 1087

Avokati i Thaçit: Sipas llogaritjeve tona, ZPS-ja nuk e përfundon çështjen deri në maj të 2027-ës

0

Në konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasnqit, avokati Luka Mishetiq, mbrojtësi i Thaçit, tha se sipas llogaritjeve të tyre, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk e përfundon çështjen në prillin e vitit 2025, por në maj të 2027-ës.

Konferenca mbi ecurinë e çështjes u mbajt të hënën me kërkesë të mbrojtjes së Thaçit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Avokati Mishetiq këtë konferencë e kërkoi pasi ZPS-ja njoftoi më 25 maj se ka bërë reduktimin disa dëshmitarëve në listën e tyre të provave.

Sipas Mishetiq, është e drejta e të akuzuarve për të pasur një proces të përshpejtuar, mirëpo sipas tyre ZPS-ja nuk mund të përfundojë çështjen e saj në prillin e 2025-ës dhe as afër asaj periudhe.

“ZPS bëri parashtrime më 21 maj sa i takon thjeshtësimit të provave të veta dhe kjo ka qenë në vijim të zotimeve të veta që ka pasur në ecurinë e fundit mbi ecurinë e çështjes në mars. Vërejmë që ZPS ka thënë që do të reduktonin ose kanë propozuar disa reduktime dhe kanë reduktuar me 40 orë totalin e orëve që kanë kërkuar fillimisht. Megjithatë, ne mendojmë se është e drejta e të akuzuarve që të kenë të një proces të drejtë dhe të përshpejtuar. Me këtë parashikim që kanë dhënë ata, nuk ka të ngjarë të përfundojë në prill të 2025 dhe as afër të asaj periudhe”, tha Mishetiq.

Ai tha se kanë bërë një përllogaritje të kohës që ka deklaruar ZPS-ja që i nevojitet për dëgjimin e dëshmitarëve dhe sa i ka shfrytëzuar ato.

“Në shkurt të 2023, ZPS ka thënë që koha që i nevojitet ka qenë 545 orë. Ne tani e përdorim këtë si nivel reference. Të premten, morëm statistikat sa kohë është shpenzuar nga ana e Prokurorisë dhe kjo e fundit deri tani ka përdorur 120 për pyetjet e veta. I kemi pasur 111 ditë në sallën e gjyqit, që do të thotë mesatarisht ka përdorur 1.08 orë në ditë për pyetjet e veta duke pasur parasysh ritmin që kemi ndjekur në periudhën e shkuar”, tha ai.

Sipas Mishetiq, bazuar në kalendarin aktual, kemi 71 ditë të mbetura për seanca.

“Tre muajt e parë të 2025-ës do të kemi të paktën 38 ditë në sallën e gjyqit nëse fillojmë më 14 janar dhe vijojmë me planifikimin tre javë kohë, një javë pushim, tre javë kohë, dy javë pushim, me kaq mund të realizojmë 33 ditë, çka do të thotë që do ngelen 104 sallë gjyqi para 1 prilli të 2025. E shumëzojmë këtë me 1.8 që ka përdorur ZPS-ja tani për pyetje të veta dhe arrijmë që shumatorja është 112 orë të mbetura për ZPS-në duke filluar që tani deri me 1 prillin 2025”, tha Mishetiq.

Po ashtu, ai tha se sipas llogaritjes së tij kanë mbetur edhe 273 orë për Prokurorinë deri më 1 prill të vitit 2025.

“Unë them se ZPS-ja mund të bëjë vetëm 232 orë pyetje deri në 1 prill të vitit tjetër e çka do të thotë se mbeten 313 orë nga 545 që ishin në total që ishin të parashikuar në shkurt 2023. Sipas parashtrimit të 21 majit, ata kanë reduktuar me 40 orë për çka mbeten 273 orë deri më 1 prill të 2025”, tha avokati.

Tutje, ai tha se sipas llogaritjeve të tij, ZPS-ja mund t’i përfundojë provat e veta rreth majit të 2027-ës.

“Mund të kenë kursyer rreth 75 orë gjithsej, por ngelen rreth 200 orë për ZPS-në që nga 1 prilli i 2025 dhe nëse e zbatojmë këtë përllogaritje me 1.08 për orë në ditë do të thotë që ne duam edhe 216 ditë në sallën e gjyqit që Prokuroria të përfundojë me provat e veta duke filluar nga 1 prilli i 2025 dhe nëse zbatojmë rregullën e 100 ditëve që kemi ne në vit, kjo do të thotë që ZPS-ja mund t’i përfundojë provat e veta rreth majit të 2027. Kjo është një hipotezë. Unë dua të kuptojmë se ku qëndrojmë ne aktualisht. Sigurisht që unë do të doja që të më thoshte ZPS-ja që ia ke futur kot dhe ne do ta përfundojmë brenda pranverës së 2025”, tha Mishetiq.

Mishetiq kërkoi që të vendos afate kohore që ZPS-ja të përfundojë çështjen e saj. Ai shtoi se mbrojtja ka qenë e kujdesshme sa i takon afateve kohore.

Avokati theksoi se është i hapur për të gjitha propozimet, por që nuk duhet të sakrifikohen të drejtat e të akuzuarve për të bërë kundërpyetjet.

Mishetiq tha se mendon që është një problem strukturor në këtë çështje, mirëpo ky problem sipas tij nuk mund të zgjidhet duke i thënë mbrojtjes që të reduktojë pyetjet e tyre.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Guardiola do të largohet nga Man City – katër kandidatët potencialë për ta zëvendësuar atë

0

Pep Guardiola pritet që të largohet nga Manchester City verën e ardhshme dhe klubi tashmë ka përpiluar listën e ngushtë prej katër kandidatëve potencialë për ta zëvendësuar atë.

Guardiola këtë sezon arriti një tjetër sukses të madh, teksa udhëhoqi ‘Qytetarët’ drejt titullit të katërt radhazi në Ligën Premier.

Që prej se ai u bë pjesë e Cityt në vitin 2016, Guardiola ka fituar plotë gjashtë tituj të ligës, duke shtrirë dominimin absolut në Angli.

Por, ai pritet që t’i jap fund karrierës së tij si trajner i Cityt në fund të sezonit të ardhshëm sipas asaj që raporton Daily Mail.

Spanjollit i kanë mbetur vetëm edhe 12 muaj në kontratën e tij aktuale dhe burimet pranë klubit bëjnë me dije se do të largohet sapo kontrata t’i skadojë.

Manchester City do t’i jap kohë Guardiolës që të marrë vendimin përfundimtar lidhur me të ardhmen e tij ndërsa dëshira e tyre është që ai të mbetet në krye pasi ka fituar 15 trofe me klubin, duke përfshirë titullin e parë të Ligës së Kampionëve.

Hierarkia e klubit ka frikë se viti i tij i nëntë në krye të klubit do të jetë i fundit për të dhe tashmë kanë nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Siç shton raporti janë katër trajnerë që po konsiderohen si pasues të mundshëm të 53-vjeçarit: Michel (Girona), Julian Nagelsmann, Xabi Alonso (Bayer Leverkusen) dhe Roberto De Zerbi./Telegrafi/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Lëvizja Vetëvendosje nderon dëshmorin Përparim Thaçi, në 26-vjetorin e rënies së tij

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Artan Abrashi së bashku me anëtarët e tjerë kanë përkujtuar dëshmorin Përparim Thaçi, në 26 – vjetorin e rënies së tij.

“Përkujtuam dhe nderuam në 26 – vjetorin e rënies së tij, dëshmorin e kombit, Përparim Thaçi. Sot, përulemi me respekt të thellë përpara kujtimit të tij, duke shprehur mirënjohjen e pakufishme për sakrificën e tij sublime. Përparimi, dëshmoi se dashuria për vendin dhe përkushtimi ndaj idealeve kombëtare janë vlera që jetojnë përjetësisht në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Prizren.

“Le të kujtojmë gjithmonë se liria që gëzojmë sot janë rezultat i përpjekjeve dhe flijimeve të heronjve si Përparimi”.

“Në emër të brezave të ardhshëm, që do të ecin në gjurmët e tij, le të angazhohemi për të ruajtur dhe çuar përpara trashëgiminë e tij të lavdishme”.

“Lavdi e përjetshme dëshmorit të kombit, Përparim Thaçi. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të rënë për lirinë e Kosovës”./PrizrenPress.com/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Plagosja në Gjonaj të Hasit, gjashtë anëtarët e familjes Likaj shpallen në kërkim

0

Një përleshje ka ndodhur javën e kaluar më 22 maj në fshatin Gjonaj të Hasit, ku është përdorur edhe arma e zjarrit.

Si pasojë dy persona kishin pësuar lëndime trupore, njëri nga arma e zjarrit dhe tjetri nga mjeti i fortë.

Lidhur me rastin policia ka shpallur në kërkim gjashtë persona, nga familja Likaj e fshatit Krajk nga komuna e Prizrenit.

Ata dyshohen për tri vepra penale si “Vrasje e rëndë në tentative”, “Lëndim i rëndë trupor“,”Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve” dhe” Pjesëmarrje ne rrahje ”.

“Kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër mund te dënohet sipas nenit 380 te KPK për VP Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, thuhet në njoftimin e policisë

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Nënkryetari Kujtim Gashi shpreh lavdinë për heroizmin e dëshmorit të parë të Prizrenit, Përparim Thaçi

0

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, i shoqëruar nga familjarët e dëshmorëve dhe bashkëqytetarët, bën homazh në varrezat e dëshmorëve në Landovicë në 26-vjetorin e rënies së Përparim Thaçit, dëshmorit të parë të regjionit të Prizrenit.

“Lavdi dhe respekt për kontributin e tij në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit”, tha Gashi./PrizrenPress.com/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Policia shqipton 1.566 gjoba në trafik brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1566 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 23 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 29 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 21 persona.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

21 vite burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen axhës së tij në Kijevë të Malishevës

0

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim dënues kundër të akuzuarit B.B., për veprën penale, “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se pas mbajtjes së shqyrtimeve gjyqësore ku janë dëgjuar të dëmtuarit – dëshmitarët dhe eksperti i psikiatrisë forenzike, si dhe administrimin e provave materiale, kryetari i trupit gjykues Drilon Haraçia, të akuzuarin B.B., e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burg për dy veprat penale në kohëzgjatje prej 21 vjet, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 28 prill 2023 e tutje.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“I pandehuri B.B., “me datë 28.04.2023, rreth orës 09:45 minuta në fshatin Kijevë, Komuna Malishevë, me dashje ka privuar nga jeta axhën e tij S.B., ashtu që ditën kritike me të vërejtur viktimën se me punëtorin B., po e rrokullisë arkën e betonit të marr nga pjesa e lartë e oborrit në rrugicën e përbashkët të shtëpive, ka dal nga shtëpia dhe me ton të lartë i thotë “Ku po e qon gypin, nuk guxon ta marrësh”, viktima i thotë “e marr se është e imja, se po më vyen me e dërguar te bunari” si dhe shkak të motiveve të ulëta për shkak të dyshimeve që i pandehuri kishte se viktima ka pasur raport intim me gruan e tij, atëherë i pandehuri i mllefosur shkon në shtëpinë e tij merr pistoletën gjysmë automatike e tipit “Crvena Zastava”, modelit M88A të kalibrit 9×19 m dhe me të ofruar tek viktima në distancë prej 3-4 metra gjuan drejt në trup të ndjerit S.B., ku viktima mundohet të ik me tej por i pandehuri gjuan prapë në drejtim të tij gjatë lëvizjes në distancë 3-4 metra, ku janë sharë mes vete, me atë rast viktima nga plagët e marra thotë “o me vrajti, o me vrajti”, mbështetet për rrethojat e rrugicës pastaj të pandehurit i bllokohet pistoleta dhe viktima ik edhe për 3-4 metra më tej, mirëpo i pandehuri e ndjekë prapë dhe nga prapa duke gjuajtur sërish në fund e gjuan edhe tri herë në kokë dhe viktima rrëzohet tek oborri i shtëpisë së tij duke mos lëvizur më nga vendi, ku vdekja e të ndjerit është konstatuar nga raporti i autopsisë nga ekspertit mjeko ligjor, i cili ka konstatuar se shkaku i vdekjes së viktimës S.B., ka ardhur si rezultat i gjakderdhjes së brendshme në regjionin e kokës dhe kraharorit nga veprimi dinamik i predhave të hedhura nga arma e zjarrit””, thuhet në njoftim.

Pas rastit është konfiskuar një pistoletë gjysmë-automatike e tipi “Crvena Zastaca”, gjashtë fishekë të kalibrit 9×19 mm si dhe një pushkë e gjuetisë me dy tuta e tipit Hüglü, model 104A e kalibrit 12 bore, një fishekë i kalibrit 7.65×17 mm, një rrethatore prej lëkure e dizajnuar për mbajtje të fishekëve 12 bore, si objekte të kryerjes së veprës penale.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar./BetimipërDrejtësi

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

26 vjet më parë ra në altarin e lirisë dëshmori i parë i Prizrenit, Përparim Thaçi

0

26 vjet më parë ra në altarin e lirisë dëshmori i parë i Prizrenit futbollisti, Përparim Thaçi

Në luftën për liri, dëshmori i parë i Prizrenit ishte futbollist. Quhej Përparim Thaçi dhe përveç aktivitetit sportiv qe student i gjuhës angleze në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda” të qytetit.

I lindur më 30 gusht 1976 në Landovicë të Prizrenit, Përparimi rritet në një familje ku edukohet me frymën kombëtare nga i ati Ali dhe nëna Setkije. Pa lënë mënjanë shkollën, ku që i vogël dallohet në mësime, djaloshi nis të kultivojë edhe pasionin për lojën e bukur.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Ylli i Man Cityt i shpëtoi fatkeqësisë – ai për pak sa nuk ra nga autobusi gjatë festës së titullit

0

Jack Grealish u përball me diçka jo të zakonshme, pasi anglezi për pak sa nuk ra nga autobusi gjatë paradës së Manchester Cityt e cila u bë për të festuar titullin kampion në Ligën Premier.

Ekipi i Manchester Cityt mori rrugët e Mançesterit të dielën për të festuar titullin e katërt radhazi në elitën e futbollit anglez.

Dhe Grealish, i cili njihet si një lojtar që shfrenohet gjatë festave të tilla, si gjithmonë edhe kësaj radhe tentoi të merrte vëmendjen e tifozëve me gjestet e tij.

Por, gjërat për pak morën një kthesë tjetër dhe ai i shpëtoi më së keqes pasi anglezi për pak sa nuk u rrëzua nga autobusi.

Ishte bashkëlojtari i tij, Jeremy Doku, ai i cili e shpëtoi yllin anglez nga kjo fatkeqësi dhe festa vazhdoi ashtu siç ishte paraparë.

Grealish ka luajtur 36 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke përfshirë 20 prej tyre në Ligën Premier, duke shënuar tre gola.

28-vjeçari iu bashkua ‘Qytetarëve’ në verën e vitit 2021 nga Aston Villa për shumën e 100 milionë eurove, dhe këtë verë ka pasur thashetheme se ai mund të largohet nga klubi./Telegrafi/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Moti sot me temperatura deri në 25 gradë celsius

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 dhe 25 gradë celsius.

“Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet tutje në njoftim.