Home Blog Page 1090

Këngëtarja e njohur ndahet nga i dashuri i saj 30 vjet më i ri

0

Madonna është ndarë nga i dashuri i saj 35 vite më i ri.

Kështu bëjnë të ditur mediat e huaja, gjersa thonë se kjo ndodhur për shkak të orarit të ngjeshur të këngëtares.

Këngëtarja 65-vjeçare dhe trajneri 30-vjeçar u panë për herë të parë së bashku në mars të vitit 2023 dhe lidhja e tyre u bë kryefjalë për shkak të diferencës së madhe të tyre në moshë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Peci: Bujqit e Rahovecit deri më tani janë përkrahur me 21 milionë euro

0

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, po qëndron në Rahovec në shënim të Ditës së Verës ku së bashku me përfaqësues së Shoqatës se Verëtarëve, Shoqatës se Gastronomeve dhe Odës së Hotelerisë dhe Turizmit do të bashkëbisedojnë rreth mundësive për bashkëpunim ndërsektorial.

Ministri Peci gatë fjalimit të tij njoftoi se gjatë udhëheqjes së këtij dikasteri “kaq të rëndësishëm për zhvillim ekonomik”, bujqit e Komunës së Rahovecit janë përkrahur deri më tani me 21 milionë euro në kategorinë e granteve, subvencioneve, dhe kompensimin e dëmeve ne bujqësi.

Si institucion, ai tha se e përkrahin sektorin e vreshtarisë dhe veretarisë përmes granteve dhe subvencioneve.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Verarisë. Ne kemi zbarkuar në Kryeqytetin e Bujqësisë, në Rahovec ku është qendra dhe promovimi kryesor i verarisë në Kosovë. Shënimi i kësaj dite ka disa arsye: e para promovimi i punës së mirë që po bëjnë vreshtarët dhe verëtarët në ofrimin e verës sa më cilësore. Kemi ardhur në një tur në disa kantina, për momentin jemi të ‘KosovaWine’. Unë si ministër dëshiroj të bëj një apel që sa më shumë të promovojë produktet vendore dhe në funksion dhe kërkesa ime për gjitha shoqatat gastronome e çdo restorant që minimalisht ta ketë një prodhues të Kosovës në mënyrë e vet që e shërben. Mendoj që është një veprim patriotik dhe përtej aspektit patriotik, sektori i verave ka arritur në një nivel të lartë të cilësisë”, tha Peci.

“Nga viti 2021 deri në vitin 2024, 1, 5 milion euro është vlera me të cilën janë subvencionuar verëtarët për litër vere të prodhuar, ndërsa 6.7 milionë euro është shifra me të cilën janë subvencionuar vreshtarët për hektarë te vreshtës për vitin 2021, 2022 dhe 2023. Ndërsa deri më tani me rreth 2.2 milionë euro, kemi përkrahur Komunën e Rahovecit me grante në bujqësi përgjatë qeverisjen sonë”, theksoi ai./EO/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zyrtare: Ky është futbollisti që ftohet sërish në Kombëtare

0

Përfaqësuesja e Kosovës gjatë muajit qershor më datën pesë luan miqësore ndaj Norvegjisë.

Nga skuadra austriake, LASK Linz mësohet se lojtari i parë që merr ftesë nga Franco Foda, është Valon Berisha.

Berisha do të jetë në listën e trajnerit Foda për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë.

“Lionel Messi ka prejardhje arbëreshe” – historiani befason me deklaratat e tij

0

Historiani Naim Flamuri ditëve të fundit ka marr vemendjen e publikut me deklaratat e tij për heroin kombëtar Gjergj Kastriotin- Skënderbeu.

Ai mes tjerash ka deklaruar se “Skënderbeu para çdo beteja kishte konsumuar një viç”.

Deklaratat e tij të bujshme nuk përfundojnë me kaq. Ai një një intervistë për Insajderin ka deklaruar se futbollisti i njohur Messi ka origjinë shqiptare.

Se ku i bazon ai këto pretendime mund ta kuptoni në videon në vijim.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rahovec: U raportua se posedon armë, i dyshuari e pranon fajin para policëve

0

Një person në Rahovec, të premten ka pranuar para policëve se posedon një armë të llojit AK-74, një karikator dhe 29 fishekë.

Ai kështu veproi, pasi policia i thanë se kanë marrë informatë që i dyshuari posedon armë pa leje.

Kallashi, karikatori dhe fishekët janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar, njofton policia.

Pasi intervistimit, personi mbi të cilin tashmë rendon akuza “Armëmbajtje pa leje”, u lirua në procedurë të rregullt.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Agron Llakaj humb bashkëshorten, fjalët e ndjera të aktorit: Sëmundja e pabesë na e mbylli perden e jetës!

0

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka humbur bashkëshorten e tij, Konstandinën, si pasojë e një sëmundje. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Agroni i ka kushtuar disa fjalë të ndjera bashkëshortes e cila u nda herët nga jeta.

“Kostandina ime e shtrenjte!

Edhe pse t’i kam thene shume e shume here…,sot ne lamtumiren tende te fundit, dua qe t’i kesh me vete.

Kemi patur nje rrugetim te veshtire, te lodhur dhe me shume sakrifica…,enderruam per nje jete te re dhe me shume ambicje. E qe une te mbaroja shkollen e lart te arteve, ti sakrifikove nga jeta jote ,rrite dy femijet..Alkiden dhe Enon. Sa shume ke sakrifikuar per Ne…,Ti ishe shtepia, forca me e madhe qe ne kishim ishe Ti. Kur vendosem te vinim drejt Tiranes per nje te ardhme me te mire…,ishe po ti qe krijove Tiranen( Itaken )ne mua.

“Nuk do kthehemi mbrapa kurre Agron..,beso ne mua!Ne do tja dalim!”

Dhe ashtu ndodhi.

Dhe ecem e ecem, u rritem edhe ne bashke me femijet…,u beme dikushi, i buzeqeshem kohes dhe viteve,te qenurit nene e babe e pastaj gjysher…,sa shume enderra…,por ja qe jeta nuk eshte skenar i shkruar…, semundja e pabese na e mbylli perden e skenes se jetes ateher kur duhet ta shijonim me shume. Dhe e fundit Kostandina ime…,sot kam shume lot per ty por di qe, kur nje artist largohet nga skena merr duartrokitjet me vete…,ti ishe gjysma ime me e mire e njeriut dhe artit, dhe tani me largimin tend nga skena une e kerkoj nje duartrokitje te madhe.

Falemnderit Kostandina!

Falemnderit GoNina!

Lamtumire ne qiellin e engjejve aty ku shpirti yt i mire e meriton!

Me prit…,nuk di se kur por ti do me presesh si perher”, shkruan aktori.

Totaj priti 90 gazetarë nga Evropa

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur 90 gazetarë nga të gjitha anët e Evropës në Prizren.

Gazetarët të cilët po qëndrojnë në Kosovë nën organizimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, kanë pasur mundësinë  të njohin Prizrenin si një qytet me potencial të madh kulturor dhe historik.

“Kisha kënaqësinë që së bashku me ekipin tim t’i presim  në Prizren 90 gazetarë nga e gjithë Evropa të cilët po qëndrojnë në Kosovë nën organizimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, që për herë të parë i është besuar vendit tonë dhe AGK-së organizimi i takimit vjetor të Federatës Evropiane të Gazetarëve”, shkruan Totaj në Facebook.

Përmes bisedave dhe vizitave në monumente të qytetit, ata kanë pasur rastin të ndajnë historinë, kulturën dhe potencialet e këtij qyteti të rëndësishëm kulturor në Kosovë.

Totaj shprehu falënderimin për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për përpjekjet e tyre në promovimin e imazhit të Kosovës si një vend me potencial të madh për zhvillim dhe bashkëpunim.

“Kjo vizitë dhe takim i jashtëzakonshëm paraqet një hap të rëndësishëm drejt promovimit të turizmit dhe kulturës në Kosovë”, shkruan Totaj./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i 7 persona

https://www.facebook.com/shaqirtotaj

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Qytetarët sot të mos i përdorin pikat e kalimit kufitar me Serbinë

0

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka ftuar qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes pikave kalimeve kufitare me Serbinë, që të shtunën (sot) të përdorin pika tjera për qarkullim, pasi atje për sot janë paralajmëruar protesta.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka theksuar se ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim. Ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim! Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim e së premtës të QKMK-së.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shqipton mbi 2 mijë 4 qind gjoba në trafik brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2468 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 21 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 43 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 15 persona.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Moti sot i vranët, dhe me intervale me diell

0

Moti sot parashihet të jetë i vranët dhe dhe me intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës në disa vende parashihen të sjellin riga shiu, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale parashihet se do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 22 deri 25 gradë Celsius.