Home Blog Page 1092

Deputeti i VV-së: Jemi gati për shpërbërje – Veç me PDK-në s’mund ta shpërndajmë Kuvendin

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, thotë  se nëse nuk ka unifikim të spektrit opozitar, shpërndarja e Kuvendit të Kosovës është e vështirë të ndodhë.

‘’Ju e keni parë takimin e kryeministrit, që ka ftuar gjitha partitë opozitare dhe normalisht meqë është vit i fundit i mandatit, ka rrjedhë më pas edhe çështja e datës së dakorduar se kur mund të shkohet në zgjedhje në këtë rast edhe shpërbërjes së Kuvendit, në këtë takim ka marr pjesë vetëm PDK-ja, por siç po shihet s’ka unifikim të spektrit opozitar dhe në këtë rast nëse s’ka unifikim opozitar është edhe problematike shpërbërja e Kuvendit’’ thotë Rexhaj.

Deputeti Rexhaj, potencon se kanë gatishmëri me e shpërnda Kuvendin, nëse këtë gjë e kanë edhe partitë opozitare, konkretisht LDK dhe AAK.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

‘’Nëse të gjitha subjektet politike kanë gatishmëri me shpërnda Kuvendin, Kurti është i gatshëm të pranojë atë’’ shton deputeti Rexhaj.

Ai thotë se vetëm me PDK-në, nuk mund të e shpërbëjnë Kuvendin, pasi që i duhen 80 vota dhe se nëse partitë tjera opozitare nuk e përkrahin shpërndarjen, një gjë e tillë s’mund të ndodhë derisa dorëheqja ose shkarkimi i Qeverisë, nuk vjen në shprehje.

‘’Me PDK-në s’mund ti bëjmë 80 vota për shpërbërje. Dy partitë opozitare LDK dhe AAK nëse janë të gatshme të shpërndahet Kuvendi, sigurisht që do të ndodhë sepse duhen 80 vota, dhe se nuk vihet në shprehje shkarkimi ose dorëheqja e kryeministrit’’, deklaron ai./ FrontOnline

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shkurte Fejza feston jubileun: 25 vjet në robëri, 25 vjet në liri

0

Në kohën kur Kosova ishte nën okupimin serb, zëri i saj shërbeu si motiv për çlirim. Në kohën kur liria ka zbarkuar, këngët e saj mbesin vulë e rezistencës kombëtare.

Këngëtarja e këngëve patriotike, Shkurte Fejza sot feston 50-vjetorin e karrierës. Rrugëtimin e saj muzikor ajo vet e ndan në dy pjesë: etapën e robërisë dhe atë të lirisë.

“25 vjet në robëri, 25 vjet në liri. Është një përjetim dhe shpesh e them se jam me fat që këtë rrugëtim e kam bërë bashkë me popullin tim, vuajtjet dhe gëzimet e tij, të cilat i kam shprehur edhe në këngë”, ka thënë ajo në intervistën e saj për RTK-në.

Fejza ka ndarë në “Mirëmëngjesi Kosovë” emocionet e arritjes së pesë dekadave karrierë muzikore, teksa ka dhënë detaje edhe për koncertin i cili do të mbahet më 8 qershor në Pallatin e Rinisë, në skenën e edicionit të parë të Festivalit të Këngës së RTK-së.

“Janë 17 këngë, ka qenë shumë e vështirë t’i zgjedh, ka qenë sfidë se shumë këngë të bukura kam lënë anash. I kam zgjedh më shumë këngët që i do dhe i njeh publiku”, ka thënë ajo.

Këngëtarja që më së shumti njihet për “Mora Fjalë” e ka quajtur këtë koncert si dhuratë për publikun, i cili do të jetë pa bileta.

I njëjti do të mbahet edhe në Pallatin e Kongreseve në Tiranë më 20 qershor, me formacionin e njëjtë në përbërje prej Filharmonisë së Kosovës, Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe dhjetëra profesionistëve të tjerë muzikor.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

U konfrontua me policinë, arrestohet një person në Prizren

0

Një person i dyshuar u arrestua në Prizren pas një konfrontimi të tensionuar me forcat e policisë.

Ngjarja ndodhi pasi personi i dyshuar refuzoi të bindet nga urdhërat e policisë gjatë veprimeve për të adresuar disa raste të parkingjeve të paligjshme.

Ai gjithashtu u akuzua për refuzim të prezantimit të dokumenteve dhe për fyerje të zyrtarëve policorë.

“Në momentin e arrestimit, personi i dyshuar ofroi rezistencë, duke rezultuar në lëndime për dy zyrtarët policorë. Megjithatë, pas një interviste dhe një vendimi të prokurorit, i dyshuari u lirua. Rasti aktual është nën hetim të vazhdueshëm për të zbuluar të gjitha detajet dhe për të marrë një vendim të drejtësishëm”, njofton policia.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rizvanolli: 101,41 milionë euro është fitimi në ndërmarrjet publike gjatë vitit 2022

0

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se 101,41 milionë euro është fitimi në ndërmarrjet publike qendrore të Kosovës në vitin 2022.

Rizvanolli ka thënë se në mbledhjen e fundit të Qeverisë kanë miratuar raportin vjetor të performancës së ndërmarreve publike për vitin 2022.

“17 ndërmarrjet publike të cilat i raportojnë Ministrisë së Ekonomisë kanë mbyllur vitin 2022 me 101,41 milionë euro fitim, rritje domethënëse në krahasim me fitimin prej 21.3 milionë në vitin paraprak. Kjo përkundër faktit që subvencionet janë ulur në 12 milionë nga 22.2 milionë sa kanë qenë në vitin 2021”, ka shkruar Rizvanolli.

Ministrja e dikasterit të Ekonomisë ka thënë se çdo ditë fitimi i ndërmarrjeve tona publike po rritet dhe se sipas saj, performanca e tyre po përforcohet.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zhduket një person në Malësi të Re të Prizrenit

0

Një person është zhdukur në Malësi të Re të Prizrenit.

Ai vuan nga epilepsia .

Njoftimi i policisë

Prizren 15.05.2024 – NN. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se vëllai i saj viktima mashkull kosovar që vuan nga epilepsia ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot me diell dhe vranësira

0

Moti sot parashihet të mbajë me diell dhe vranësira.

Kohë pas kohe pritet të ketë rrebeshe lokale shiu në shkallë vendi, sidomos gjatë orëve të pasditës, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Ka mundësi të ketë breshër të vogël.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 25°C.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h, njofton Meteo Kosova.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot përfundon periudha shtesë e regjistrimit të popullsisë

0

Sot përfundon regjistrimi i popullsisë edhe për komunat në Kosovë të cilat kishin kërkuar shtyrjen e afatit për një javë në mënyrë që të përmbyllin suksesshëm këtë proces.

Afati i regjistrimit të popullsisë ishte nga 5 prilli deri më 17 maj, ndërsa me kërkesë në disa komuna është shtyrë edhe për një javë, deri më 24 maj.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Shtyrja e afatit ishte bërë pasi mund të kishte individë, ekonomi familjare që nuk ishin regjistruar, si në Dragash, Prishtinë, Prizren, Drenas, Fushë Kosovë, Skenderaj, Obiliq, Ferizaj, Shtërpcë, Kaçanik dhe Gjakovë.

Edhe në katër komunat e Veriut, në objektet e komunave zyrat kanë qenë të hapura nga ora 09:00-18:00.

Në periudhën sa është shtyrë regjistrimi, intervistat janë zhvilluar nga stafi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Ndryshe, nga këtu regjistrimi i Diasporës do të vazhdojë të bëhet përmes Platformës online eDiapsora (https://ediaspora.rks-gov.net/) deri më 31 gusht 2024.

Pas javës së parë të regjistrimit sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ishin regjistruar mbi 1 milion e 420 mijë banorë.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Referuar po kësaj periudhe kohore për diasporën ishte kaluar numri mbi 400 mijë që janë regjistruar në formën online.

Sipas zyrtarëve të ASK-së kualiteti i të dhënave në këtë regjistrim do të jetë shumë më i mirë se në vitin 2011.

Drejtues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe njohës të ekonomisë thonë se vendi ka nevojë për evidencë të mirëfilltë të qytetarëve dhe nga ky regjistrim presin të ketë përmirësim në aspektin ekonomik në vend, hartim të politikave më efektive në investime e po ashtu edhe realizim të të drejtave të qytetareve.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Trepça kampion i Kosovës

0

Klubi mitrovicas Trepça e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës, pasi mposhti në finale Golden Eagle Yllin.

Me seri prej 3:2, mitrovicasit triumfuan në “Minatori” me rezultat 67:66 (10:16, 20:14, 7:11, 30:25).

Ndeshja ishte mjaftë e barabartë, me dy skuadrat që u treguan mjaftë të kujdesshme, mirëpo edhe humbën shumë raste.

Ylli e nisi më mirë duke e mbyllur me gjashtë pikë epërsi çerekun e parë (10:16). Pas kësaj, tifozët që e mbushën palestrën nisën t’i fishkëllenin basketbollistët, që u këndellen menjëherë.

Trepça e dominoi çerekun e dytë, duke e mbyllur me gjashtë pikë epërsi (20:14) për ta barazuar rezultatin në 30:30 në pjesën e parë.

Çereku i tretë që zakonisht është më i zjarrti, këtë herë nuk doli ku dy skuadrat së bashku shënuan 18 pikë, pra 7:11 në të mirë të suharekësve.

Megjithatë, në çerekun e fundit Trepça ishte e hatashme duke shënuar 30 pikë, e pësuar vetëm 25 për ta fituar titullin e pestë në histori, ndërsa i pari që nga viti 2012.

Lojtari më i mirë ishte padyshim Alonzo Verge Jr me 28 pikë të shënuara, katër topa të kthyer dhe tetë asistime, por statistika që rezultuan të jenë të pamjaftueshme për ta fituar titullin.

Ndërsa, te Trepça u dalluan Darnell Edge dhe Brandon Edwards me nga 15 pikë të shënuara.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

‘Ma ndjeu zemra’ – serbi ia vrau dy djemtë binjakë, përlotet lokja nga Prizreni

0

Nëna Mihrije Daçaj, djemtë binjakë të së cilës u vranë në Prizren gjatë luftës, tregoi në emisionin Kosova Today në Klan Kosova se zemra e saj e kishte ndjerë këtë tragjedi.

Ajo sqaron se së bashku me bashkëshortin i kishin kërkuar djemtë nëpër burgje gjithandej dhe se nuk i kishin gjetur, e më pas i kishin lajmëruar se janë të vrarë në mal.

“Dhjetë ditë kanë qëndruar në mal trupat e tyre, por serbët s’na kanë lejuar që të shkonim t’i merrnim. Unë nuk i kam parë asnjëherë trupat e fëmijëve”, rrëfen zonja Daçaj.

Ndërkaq, avokati Gent Gjini shprehet se fatmirësisht shtatorin e kaluar është arrestuar krimineli serb për këtë krim të bërë në qendër të Prizrenit.

“Prokuroria Speciale, Miroslav Pleskonjiqin e ka paraburgosur dhe është në qendër të paraburgimit në departamentin për krime lufte. Tani palët janë dëgjuar dhe janë mbledhur faktet e dëshmitë, dhe ky kriminel do të del para drejtësisë dhe ne do ta ballafaqojmë me pyetje e me fakte e dëshmi se i njëjti është kryes i kësaj vepre penale. Ai njihet për shumë vepra të kryera të akteve të krimeve të luftës ndaj popullatës civile shqiptare”, tha Gjini.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Prizren Fest” anëtare e European Festivals Association

0

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Prizren Fest” zyrtarisht është bërë anëtare e European Festivals Association (EFA), shkruan KultPlus.

“Jemi të emocionuar dhe krenarë për këtë mundësi të mrekullueshme e cila do të jetë një mbështetje e madhe në përpjekjet tona artistike” ka thënë Shkëlzen Veseli, drejtor i këtij festivali.

Ndërkohë me anëtarësimin e këtij festivali në European Festivals Association janë anëtarësuar edhe 14 festivale të tjera nga shtete të ndryshme të Evropës.