Home Blog Page 1094

Moti sot i vranët, në disa vende reshje shiu

0

Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët, kur sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në disa vende do të ketë edhe reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 20 deri në 25 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25 gradë Celsius”, thuhet në njoftimi e IHMK-së.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i juglindjes.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

VV kalon edhe dy marrëveshje ndërkombëtare me ndihmën e opozitës, një tjetër ende në shqyrtim

0

Kuvendi i Kosovës ka miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare të mbetura nga seanca e kaluar, me ndihmën e votave të opozitës. Për marrëveshjet e tretë, po vazhdon diskutimi .

Marrëveshja e parë që u miratua ishte ajo për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e Marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore.

Këtë projektligj e prezantoi Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Vitia tha se kjo marrëveshje mundëson qytetarëve të Kosovës që të ushtrojnë në shtetin pritës, të njëjtin profesion për të cilin janë kualifikuar në shtetin amë.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve që në shtetin pritës të ushtrojnë të njëjtin profesion për të cilin janë kualiifikuar në shtetin amë dhe të realizojnë këtë në kushte jo më të pavaforshme se sa qytetarët në shtetin pritës”, deklaroi Vitia.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Në momentin e votimit, në sallë ishin 95 deputetë.

“Vetëm dy nuk votuan. Me 93 vota për, asnjë votë kundër asnjë abstenim. Kuvendi e miratoi këtë marrëveshje ndërkombëtare”, deklaroi Kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Projektligji tjetër ishte ai për për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – neni 1, që u prezantua nga Ministri Hekuran Murati.

“Më saktësisht, cfarë bëhet këtu është një dakordim i arritur në kuadër të Bordit të BERZH i cili ka parapa që dy nene të ndryshohen në mënyrë që të bëhety zgjerimi i aktivitetit të BERZH edhe në disa shtete të Afrikës Sub-sahariane dhe poashtu që t’i jepet mundësia Bordit drejtues që t’i përcaktojë limitet e kapitalit në mënyrë që kjo të krijojë fleksibilitet më të madh”, sqaroi Murati.

Në shqyrtim është ende është projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për Projektin “Banimi social adekuat”.

Për qëllimin e këtij projekti, foli Ministri Murati.

“Republika e Kosovës, përkundër që nuk jemi anëtar në Këshillin e Evropës, raporte tashmë kemi me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës dhe në kuadër të thellimit të këtij raporti kemi nënshkruar edhe marrëveshjen e fundit, pra që është për financimin e projektit për “Banimin social adekuat”. Qëllimi kryesor i këtij projekti është zhvillimi i sistemit të banimit social në Kosovë dhe ngritja e numrit të njësive të banimit në vend. Marrëveshja përfshin ngritjen e njësive të banimit social, kjo të bëhet duke renovuar njësitë ekzistuese, shndërrimin e ndërtesave ekzistuese në banesa të reja sociale, ndërtimin e banesave të reja të banimit social e të tjera”, deklaroi Murati.

Lidhur me këtë marrëveshje, sqarime kërkoi deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha.

“Për mua ka shumë rëndësi ta kuptoj se në bazë të cilave kritere do të bëhet përzgjedhja e familjeve, në cfarë mënyre do të kooperohet me komunat të cilat do të jenë bartëse qoftë të procesit të ndërtimit në situata të caktuara ose menaxhimit të stokut të këtyre banesave në një të ardhme kur ato ndërtohen, kur krejt këto kritere i përcakton Ligji për Banimin Social”, tha Hoxha.

Edhe deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ngriti shqetësime për këtë marrëveshje.

“Problemi kryesor me këtë marrëveshje është kohëzgjatja nga momenti që është iniciuar e deri tash…Janë humbë të gjitha afatet kohore për këtë marrëveshje…”, tha deputeti Hoti, raporton Express.

Gjimshiti, shqiptari i parë që e ngrit trofeun e Europa League

0

Berat Gjimshiti është bërë shqiptari i parë që e ka ngritur në qiell trofeun e Europa League sonte.

Atalanta, kapiten i së cilës është Gjimshiti e mposhti me rezultat prej 3-0 në finale Bayer Leverkusenin, i cili për 51 ndeshje rresht nuk diti për humbje.

Po ashtu, Lookman u bë lojtari i parë në histori i cili shënoi hat-trick në një finale evropian.

Gjimshiti në këtë takim luajti 90 minuta të plota, duke e udhëhequr Atalantan drejt fitores historike, duke e fituar për herë të parë Europa League.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Isha duke u dhënë ndihmën e parë dhe më ra granata në trup” – Nait Hasani rrëfen si u plagos

0

Janë bërë 25 vjet nga masakra e burgut të Dubravës. Në këtë masakër forcat paramilitare serbe kanë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe kanë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Për të rikujtuar këtë masakër në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ kanë folur disa nga të mbijetuarit e kësaj masakre.

I mbijetuar i kësaj masakre, Nait Hasani ka rrëfyer për emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 momentet me të vështira që kishte përjetuar në masakrën e Dubravës.

Ai ka folur për momentin e plagosjes së tij.

“Isha duke u dhënë ndihmën e parë dhe më ra granata në trup”, ka thënë Hasani. /Gazeta10/

Rrëfimin e tij të plotë e gjeni KËTU

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Historike: Atalanta fiton Europa League

0

Italianët kanë mposhtur Leverkusenin në finalen e Dublinit me rezultatin 3-0 duke siguruar trofeun e parë evropian në historinë e tyre

Atalanta fiton Europa League 2023/24, trofeun e parë evropian në historinë e saj, i dyti në total, 61 vjet pas Kupës së Italisë 1962/63. Formacioni italian mposhti në 3-0 Bayer Leverkusen në finalen e Dublinit falë një Lookman të egër, i cili drejtoi ndeshjen me dy gola  pjesën e parë (12′ dhe 26′) dhe më pas mbyll rezultatin me perlën që vlen një ‘tripletë’ legjendare (76′).

Reagimi i gjermanëve në të dyja pjesët ishte intensiv, por jo shumë efektiv dhe faza e shkëlqyer mbrojtëse zikaltër, me një kapiten si Berat Gjimshiti, në fund legjitimoi një triumf më se të merituar. Xabi Alonso pëson humbjen e tij të parë këtë sezon pas 51 ndeshjesh, Gian Piero Gasperini fiton titullin e tij të parë në karrierë, duke kurorëzuar tetë vite të mahnitshme në krye të zikaltërve.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

E konfirmon Policia në Prizren: Dy të plagosur në fshatin Gjonaj, të dyshuarit po kërkohen

0
Dy persona u lënduan, njëri me armë zjarri e tjetri me mjete të forta në Gjonaj të Hasit të Prizrenit.
 Rastin e ka konfirmuar  Policia Rajonale në Prizren

“Sot me datë: 22.05.24 rreth orës 19:40, polica ka pranua informatë për një plagosje me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Njesitet relevante të policisë menjëherë i’u kanë përgjigjur rastit.

Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta dhe të njëjtit janë dërgua për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Personat e dyshuar janë të njohur për policinë e Kosovës dhe njesitet policore janë në kërkim të tyre

Lidhur me këtë të gjitha veprimet hetimore nga njesite relevante të policisë janë në koordinim me prokurorin e shtetit./sinjali

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

‘Jam mbrojtë nga kufomat e vrara, s’më vjen turp me tregu’ – Nijazi Kryeziu flet për masakrën e Dubravës

0

Për të rikujtuar këtë masakër në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ kanë folur disa nga të mbijetuarit e kësaj masakre.

Nijazi Kryeziu, i mbijetuar i kësaj masakre ka rrëfyer për emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 momentet e tmerrit qe kanë përjetuar në masakrëne Dubravës.

Ai ka treguar se gardianët i rrahnin 11 herë në ditë me shufra hekuri, raporton gazeta10.

Kryeziu thotë se kurrë nuk e kishte besuar se do të dal i gjallë nga ajo kasaphane.

‘Jam mbrojtë nga kufomat e vrara, s’më vjen turp me tregu’, ka thënë Kryeziu. /Gazeta10/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Erdogan e nderon Halil Kastratin me “Çmimin e Mirësisë”

0

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan e ka nderuar me “Çmimin e Mirësisë”, drejtorin e Shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratin.

Kjo u bë e ditur nga vet Kastrati përmes llogarisë së tij në Facebook.

“ÇMIMI I MIRËSISË. Ndihem i nderuar dhe i privilegjuar të marr sot “Çmimin e Mirësisë” nga Presidenti i Republikës së Turqisë;  z. Rexhep Taip Erdogan i akorduar nga Fondacioni i Dijanetit të Turqisë ( TDV )”, shkroi Kastrati.

Ai ka falënderuar presidentin Erdogan dhe ka thënë se çmimin ia dedikon të gjithë donatorëve të shoqatës.

“Duke e ndje këtë çmim obligim dhe motivim për punët në misionin tonë, këtë çmim ia dedikoj të gjithë donatorëve të Shoqatës sonë. Faleminderit Presidentit Erdogan! Kryetarin e Dijanetit të Turqisë Prof.Dr. Ali Erbash, Drejtorin e Përgjithshëm të Fondacionit të Dijanetit të Turqisë z. Izani Turan, për nderin që më bënë”.

“Mëshironi në Tokë që të mëshiroheni nga Qielli”

“Bamirës Zoti kurr mos ju humbtë”, shkroi Kastrati.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Plagosje dhe rrahje mes dy familjeve në Gjonaj të Prizrenit

0

Një konflikt mes dy familjeve ka përfunduar me rrahje dhe plagosje sot në fshatin Gjonaj të Prizrenit, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Incidenti eskaloi nga një debat verbal në sulm e më pas edhe në përdorimin e armës.

Sinjali ka mësuar se dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Sipas informacioneve të para, njëri ka marrë plagë nga arma e zjarrit, kurse tjetri nga përleshja fizike.

Personat e dyshuar janë arratisur dhe tashmë po kërkohen nga Policia e Kosovës./GazetaSinjali/