Home Blog Page 1098

A do të luajë Mbappe në finalen e Kupës? Përgjigjet Enrique

0

Paris Saint-Germain mbylli me sukses Ligue 1. Skuadra nga kryeqyteti francez mbeti e pamposhtur jashtë shtëpisë në ndeshjet e ligës dhe tani po përgatitet për finalen e Kupës së Francës të planifikuar për të shtunën e ardhshme.

 

Skuadra e Luis Enrique do të sfidojë Lyonin për trofeun kombëtar me synimin për të marrë në shtëpi një dopietë në Francë, e cila mund të shërbejë për të zbutur zhgënjimin e eliminimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Borussia Dortmund.

Megjithatë, ajo që bëri bujë në Francë ishin deklaratat e vetë trajnerit spanjoll në fund të ndeshjes ndaj Metz.

“Unë po bëj llogaritë me të gjithë lojtarët e mi, siç kam bërë gjatë gjithë sezonit. Do të shohim kush është gati, kush nuk është gati, kush do, e kush nuk do”, ka thënë Enrique.

Një lloj nxitjeje për sulmuesin që të stërvitet mirë gjatë javës, nesër ai do të rifillojë përgatitjet.

Të gjithë e dinë situatën e Mbappe me një kontratë që nuk do të rinovohet dhe Real Madrid gjithmonë në prapavijë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Dragash

0

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një burri në Dragash.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Dragash / 20.05.2024 – 10:50. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Zbulohen rreth 500 bimë kanabisi në pronën e mërgimtarit në Rahovec

0

Në fshatin Celinë të Rahovecit  një mërgimtar ka gjetur plot bimë të kanabisit në pronën e tij, të cilët sipas informacioneve të para nuk janë kultivuar,  por kanë mbirë.

Qytetari që gjeti bimët ka denoncuar menjëherë rastin dhe si rezultat një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes.

Hetuesit rajonalë bashkë kanë identifikuar mbi 500 bimë të tilla që u gjetën në atë lokacion, të cilat më pas janë shkatërruar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”./Sinjali

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Moti sot, herë vranësira me shi e herë diell

0

Në Kosovë sot pritet të mbajë mot herë i vranët e herë me diell.

“Moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu”, thotë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius”.

“Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s”.

Nga Ilirida deri në Tuz, 12 skuadra shqiptare bëjnë Evropën të flasë ‘shqip’

0

Plot 12 skuadra shqiptare do të luajnë në kupat e Evropës këtë verë. Nga kualifikueset e Champions League deri te ato të Conference League do të flitet ‘shqip’.

Superiorja e Shqipërisë do të dërgojë 4 skuadra: Egnatia, Partizani, Vllaznia e Tirana, ndërsa po kaq edhe Kosova: Ballkani në Champions, Llapi, Drita e një mes Prishtinës e Malishevës në Conference.

Nga Maqedonia janë 3: Struga kampione dhe Shkëndija me Shkupin dhe së fundmi u shtohet edhe Deçiç i Tuzit që u shpall kampion në Malin e Zi.

Plot 12 skuadra shqiptare, 4 në kualifikueset e Champions League dhe 8 në Conference League.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  


Totaj lavdëron pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjen e projekteve

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur kënaqësi për angazhimin e qytetarëve në propozimin dhe votimin e projekteve më të mira në zonat e ‘Ortakollit’ dhe ‘Lagjes së Trimave’.

“Përmes praktikës së buxhetimit me pjesëmarrje, të mbështetur nga USAID Kontrata Sociale, qytetarët kishin mundësinë të propozonin idetë e tyre dhe të votonin për 5 projektet më të preferuara”.

“Projekti i zgjedhur nga qytetarët në këto lagje do të financohet nga Komuna e Prizrenit. Gjithashtu, për këtë vit, buxheti për këtë nismë është rritur në gjysmë milion euro, duke përfshirë pesë vendbanime të komunës: Ortakollin, Lagjen e Trimave, Gjonajn, Piranën dhe Velezhën”, tha Totaj.

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe persona duke studiuar

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe persona duke studiuar

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Amaneti i Ernest Koliqit

0

Nga: Frank Shkreli

Ishte 15 Janari i vitit 1975 kur bota shqiptare mësoi se Profesor Ernest Koliqi kishte ndërruar jetë, ndërkohë që njoftohej gjithashtu se varrimi i të ndjerit do bëhej me 18 Janar, 1975 në Kishën e Shën Piut X në Piazza della Balduina, në Romë, ku prehen edhe prindërit e tij dhe bashkshortja.  Në ceremoninë e varrimit kishin shkuar personalitete të njohura politike dhe akademike, kolegë e miq nga të gjitha anët e Italisë, arbëreshë e shqiptarë të ardhur nga të gjitha anët e botës, miq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga një numër vendesh të Evropës Perëndimore dhe nga Turqia.

Unë kam pasë fatin e mirë ta njoh Profesor Koliqin gjatë qendrimit tim si refugjat në Romë, para se të vendosesha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Dhe deri sa ndërroi jetë me 15 Janar, 1975, shkëmbenim letra dy tre herë në vjet.  Në një letër që Profesor Koliqi më kishte dërguar në vitin 1972, pas një përpjekjeje amatore nga ana ime për të botuar një fletushkë kushtuar rinisë në mërgim, ai më shkruante ndër të tjera: “I dashtuni Fran, më kanë ra në dorë si letra e jote ashtu edhe Nr. 1 i periodikut, “Rinija Shqyptare në Mërgim”.  Gëzohem pikë më së pari që je mirë, që përpiqesh të ndjekish studimet, e në fund, për botimin kushtue masës së re që larg prej Atdheut ka shumë nevojë t’ushqehet me shkrime të shëndoshta shqipe.  Të lumtë!  Ashtë nji fillesë plot premtime.  Mbaj mend veç nji fjalë të moçme: ‘Trimi i mirë me shokë shumë’.  Avit moshatarë sa ma shumë që mundesh.  Në ashtë se kjo fletore do të merret edhe me letërsi, mos harro auktorët që regjimi komunist i ka përjashtue nga historia e letërsisë shqipe…”  Ishte ky amaneti i tij.

Përveç respektit të madh që kam për Ernest Koliqin, është edhe ky amanet pra që më detyron të mos e harroj dhe ta kujtoj atë, nga koha në kohë, në mënyrën teme më modeste, si njërin prej të mëdhëjve të Kombit, por të përjashtuar nga regjimi komunist shqiptar.  Unë nuk kam përgatitjen as nuk jam i denjë të vlerësoj veprën dhe kontributet e shumta të Ernest Koliqit, por amanetin për të mos e harruar atë si një autor të përjashtruar nga letërsia shqipe prej regjimit komunist dhe nga mbeturinat e atij regjimi deri në ditët e sotëme — përpiqem me modesti ta çoj në vend, nga hera në here amanetin e ti, për të mos harruar.

Një tjetër i madh i letrave shqipe, Karl Gurakuqi, bashkpuntor i ngusht i tij, e ka vlerësuar kontributin prej shkrimtari të Ernest Koliqin kështu: “Nuk janë shumë shkrimtarët tonë, emni i të cilëve të njihet aq mirë në shtresat letrare shqipe sa ai i Koliqit.  Janë 40 vjet që papremas e shohim emnin e tij në çfaqje kulturore gjithëfarësh, në botime, në fletore e revista të ndryshme, disa prej të cilave janë themelue prej tij vet, në botime që janë të paracaktueme që të zënë nji vend të dukshëm, dashtë e padashtë, në historinë e letrave tona.”   Si Ministër i Arsimit në vitin 1939, Ernest Koliqi mbledh pothuaj të gjithë studjuesit dhe shkrimtarët më të dalluar të vendit për të filluar botimin e librave për shkollat e mesme e fillore. Mjafton të përmendet dy-vëllimshi “Shkrimtarët Shqiptarë”, vëllimet “Bota Shqiptare”, “Rreze Drite” dhe “Te Praku i Jetës”, e sidomos mbledhja e folklorit, përmbledhur në “Visaret e Kombit”, të cilat me ardhjen e Koliqit në atë detyrë, arrijtën gjithsejt 14 vëllime, një vepër kjo me shumë vlerë deri në ditët tona, sipas ekspertëve që i dinë këto punë  shumë më mirë se unë.

Karjera e Profesor Koliqit prej më shumë se 40-vjetësh është tepër e larmishme dhe voluminoze në letërsi, publicistikë, poezi e përkthime, për t’u përmendur këtu në hollësi.  Por me këtë rast të përvjetorit të kalimit të tij në amshim më 15 Janar, 1975 — për të çuar në vend amanetin — dëshiroj të kujtoj Profesor Koliqin, për një rol tepër të rëndësishëm që ai ka luajtur në historinë e Kombit shqiptar, një rol ky që as sot nuk i njihet atij sa duhet në historiografinë neokomuniste shqiptare.  Nuk më kujtohet që gjatë bisedave të kufizuara që kam pasur me të, të fliste për këtë aktivitet aq të rëndësishëm të jetës së tij dhe të arsimit mbarëkombëtar shqiptar, por të bashkpuntorë dhe bashkohas të tij, por edeh të tjerë më vonë, pas shembjes së komunizmit, nuk kanë munguar të theksojnë këtë kontribut historik të tij – hapjen e qindra shkollave shqipe dhe dërgimin e qindra mësuesëve në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare.

Ndërsa Tahir Zajmi,i lindur në Gjakovë dhe një tjetër bashkohas i Koliqit dhe sekretar i Bajram Currit dhe njëri prej themeluesve dhe drejtuesve të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, në një shkrim në vitin 1972, ka vlerësuar kështu rolin e Ernest Koliqit në përhapjen e arsimit në Kosovë dhe në trojet shqiptare:”Fitim i madh për Kosovë kje hapja dhe funksionimi i shkollave shqipe të cilat qyshë atëherë veprojnë e lulëzojnë të kërthensta dhe me një ritëm të shpejt dhe të pandalshëm i falin  Kombit pionerë të rijë që do të jenë garancia më e shëndosh dhe uzdaja e së ardhmes së Atdheut. E merita kryesore e kësaj veprimtarie patriotike të qeverisë shqiptare, pa dyshim i përket Ministrit të Arsimit të asaj kohe, Profesor Ernest Koliqit, i cili me vullnetin dhe me shpirtin prej idealisti, nuk kurseu energjitë e tij dhe as mjetet shtetënore që kishte në dispozicion për ta pajisur sa më mirë aparatin arsimuer në viset e çlirueme, me elementë të shëndoshë që i dhanë hov e gjallëni shkollës shqipe. E sot, për fatin e bardhë të Kombit, ashtë formue atje një rini dinamike e cila në çdo fushë aktiviteti kombëtar e shtetënor po përgatitet e po forcohet për ta lumnue fatin e vendit në të ardhmen. Pra, me shumë arsye Ernest koliqi zen një vend të naltë ndër zemrat e dashamirëve të Kosovës e njëherit edhe në historinë e përpjekjeve për lartësimin kulturor të saj”, ka shkruar Tahir Zajmi për rolin e Koliqit në përhapjen e arsimit shqip në Kosovë në vitet 1941-1944.

Me rastin e vdekjes së Profesor Koliqit, Dr. Ago Agaj nga Vlora me origjinë, edhe ky një shërbestar i Shqipërisë Etnike dhe njëri prej të pareve në Kosovë në vitin 1941, kishte kujtuar rolin e Koliqit në hapjen e shkollave shqipe: “Në hidhërimin tonë nuk duhet të harrojmë se Aji qe fatbardhë në jetë e në vdekje. Shumë njerëz janë përpjekur me zell për një qëllim të lartë e të mirë, por pak janë ata që patën fatin të shohën farën e mbjellë gjatë jetës përhera duke u rritur e përparuar. Ernest Koliqi e pati ketë fat. Dardanët në Kosovë e Maqedhoni, farën që mbolli Ky, e kultivuan me zell të madh e zotësi të pashoqe dhe arrijtën në një shkallë arsimi e cila gëzon e krenon të gjitha zemërat shqiptare kudo që janë dhe – natyrisht, atë të Ernestit, ca më shumë. Ai ishte një ndër më të mirët që kemi pasur gjer më sot, veçse ai mbillte ushqim për shpirt e mendje të Kombit”, është shprehur Ago Agaj.

Ndërsa një prej adhuruesve i ditëve tona i Ernest Koliqit, në një postim në faqën e tij të internetit këto ditë, Z. Flamur Gashi, Këshilltari për Çështjet e Rajonit i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SH. T. Z. Ilir Meta, kujton burrërisht Ernest Koliqin, “Në mirënjohje të thellë dhe kujtim të atij që mundësoi hapjen e shkollave shqipe në Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare”.  Z. Gashi shënon mëtej se, “Në vitin shkollor 1941-1942 u hapën 173 shkolla fillore, 3 të mesme dhe disa gjimnaze të ulëta. Ndërsa në nëntor të vitit 1941 u hap Shkolla Normale e Prishtinës”.  Këshilltari i Presidentit për Çështjet e Rajonit flet me shifra duke theksuar se, “Në fillim, në këtë mision u angazhuan 80 mësues. Ky numër më vonë arriti në 264, ndërsa në vitin 1943-44, ky numër u rrit në 400…ndërsa këtë vit shkollor e ndiqnin mbi 25 mijë nxënës”, nënvijon Z. Gashi.  Këto shkolla, shkruan ai në portalin e tij, “U bënë vatra të diturisë dhe atdhedashurisë”, ndërkohë që Ernest Koliqi, për këtë mision të jashtzakonshëm kishte ngarkuar intelektualin dhe pedagogun gjirokastrit, Ali Hashorva, kujton Flamur Gashi, duke thënë se, “Ishte ky mision arsimor, atdhetar e vizionar që mishëronte programin e madh të rilindjes Kombëtare, përhapjen e diturisë e përparimit, zgjimin dhe ngritjen e ndërgjegjës kombëtare”, përfundon Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, në kujtimin që i kushton në faqën e tij të internetit, Ernest Koliqit, në përvjetorin e vdekjes së tij më 15 Janar, 1975.

Megjithëse, zyrtarisht i përjashtuar dhe i harruar nga historiografia dhe letërsia shqipe nga regjimi komunist e deri diku mund të thuhet deri në ditët e sotëme, Profesor Ernest Koliqi ishte i vetdijshëm për efektet pozitive afatgjata të punës së tij të palodhëshme dhe veprës së tij patriotike në dobi të Kombit të vet – por edhe i lënduar për mos njohjen e këtij kontributi nga bashk atdhetarët e vet.  Në një letër që Koliqi i ka dërguar mikut të vet, Karl Gurakuqit e datës 3 dhjetor, 1960, me rastin e Ditës së Pavarësisës së Shqipërisë: “Karl i dashtun, të falem nderit për fjalët që më drejton me rasën e 28 Nandorit dhe për urimet që më ban. Ti ma parë se unë, mandej unë pak ma vonë, jemi përpjekë, me mendje të ndritun e pa mburrje qesharake, si disa, për nji zhvillim shpirtnuer të popullit shqiptar.  Në vend të nji shpërblimi të merituem mbas djersës e mundit të derdhun, patme shpifje, të shame e përçmime. Në fund edhe mbetme pa Atdhe, për të cilin lodhem trutë e pësuem ngashrim shpirtit. Ani: puna që kryejmë e ka shpërblimin në vetvete dhe në kuptimin e disa dashamirëvet të pakët. S’pres kurrgja të mirë nga masa e shqiptarëvet të sotshëm, por shpresoj se trashëgimia letrare qi lam pas vehtes ka me u njoftë si tharm rilindje, breznive t’ardhshme”, ka shkruar Koliqi.Unë, dhe shpresoj të gjithë ata “dashamirës të paktë” të tij, të cilëve iu referohej Koliqi në letrën dërguar mikut të tij Karl Gurakuqit, e kujtojmë sot këtë burrë të madh të Kombit, me bindje të plotë se vepra e tij patriotike dhe e bashkpuntorëve të tij në Kosovë në vitet 1941-1944, ka shërbyer — gjatë dekadave të vështira që pasuan në Kosovë dhe në trojet shqiptare pas Luftës së dytë botërore  — si “tharm rilindjeje” që çoi, më në fund, në atë që sot e njohim si Republika e Kosovës, shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik.

Balje: Ne si grup multietnik do e votonim shpërndarjen e Kuvendit

0

Deputetja Duda Balje në një prononcim për “Debat Plus” ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votojë.

“Do e votoja shpërndarjen e Kuvendit, ne si grup multi etnik nëse është marrëveshje mes PDK dhe VV unë nuk kam pa arsye se na si komunitet me qenë kundër, nuk ka arsyetim,” ka thënë Balje.

Sipas saj ajo dhe partia do e votojnë shpërndarjen e kuvendit në momentin që duhet.

“Unë personalisht me partinë time kemi marrë vendim që në momentin që duhet me votu unë kam me votu.”

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Rast tragjik: Një burrë bën vetëvrasje në Dragash

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotëm në Dragash, ku një burrë dyshohet se ka bërë vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një person të moshës rreth 50-vjeçar, i cili u gjet pa shenja jete.

Në bazë të informacioneve të para, viktima është gjetur i varur në shtëpi.

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa ka intervenuar edhe Policia.

Akoma nuk dihen detajet e tjera të këtij rasti tragjik, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  


Fillon ndërtimi i disa tualetëve publike para objektit të administratës në Prizren

0
Të hënën e 20 majit, punimet për ndërtimin e tualetëve publike filluan para objektit të administratës komunale në Prizren.
Komuna e Prizrenit, në partneritet me organizatën USAID, ka nisur implementimin e projektit për ndërtimin e këtyre tualetëve.
Nënkryetari i komunës, Kujtim Gashi, shprehu gëzimin për fillimin e këtij projekti të nevojshëm për qytetin, duke theksuar rëndësinë e tij në kontekstin e zhvillimeve urbane. Detajet për projektin, i cili ka një vlerë prej 135 mijë eurove, me 20% financim nga USAID-i, u prezantuan nga drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lamaj. Drejtoresha ekzekutive e OPDMK, Antigona Shestan, shprehu gëzimin për fillimin e ndërtimit të tualetëve, duke theksuar kërkesat e komunitetit për këtë infrastrukturë të rëndësishme, veçanërisht për personat me nevoja të veçanta.
Përveç OPDMK-së, edhe organizata të tjera shoqërore në Prizren kanë bërë thirrje për përmirësimin e situatës së tualetëve publike në qytet./TV Prizreni