Home Blog Page 1100

Kosova në tehun e shpatës

0

Nue Oroshi

Mospranimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është lajm i mirë për Republikën e Kosovës. Kjo ndodhi për shumë arsye dhe njëra nga arsyet që u bë publike është edhe Mosaprovimi i Qeverisë se Kosovës për krijimin e Asociacionit të serbëve në Kosovë. Më një fjalë mos boshnjakizimi i Kosovës apo ndalja e krijimit të enklavave serbe që do të jetë një kancër për shtetin e Kosovës që do ti haj mushkëritë pak e ngapak dhe nuk do ta lejoj të ecë përpara.

Unë mendoj që ky është kushti publik. Por duke njohur disa parime se si vepron Bashkimi Evropian ka edhe disa gjëra të tjera që nuk janë bërë publike dhe që ju raportohen rregullisht shteteve perëndimore nga Ambasadorët e këtyre shteteve në Kosovë si dhe nga shërbimet e tyre sekrete që i kanë mbrenda Kosovës, për këto gjera kësaj radhe nuk dua të shkruaj. Por kjo vjen edhe për faktin se Qeveria e Kosovës si dhe partitë politike të Kosovës asesi nuk po arrijnë që ta krijojnë një lob shqiptarë në Evropë dhe Amerikë për ta përkrahur çështjen shqiptare dhe për të lobuar për ta forcuar shtetin e Kosovës në Evropë dhe Amerikë.

Këtë çështje iu kam thënë edhe më herët si pozitës ashtu edhe opozitës.Si pozita ashtu edhe opozita ata shpesh dalin në mërgatë i mbledhin përkrahësit e tyre përmes degëve,nëndegëve, pikave,apo presjeve, por në faktë nuk bëjnë asgjë në forcimin e lobimit për Kosovën në Evropë dhe Amerikë.

Të gjithë luftën që e bëjnë pozitë e opozitë në Mërgatë janë takime me mërgatën për ta mbledhur ndonjë votë për zgjedhje që janë shumë afër.Qeveria e Kosovës nuk duhet ta aprovon asesi Asociacionin e komunave serbe dhe ta përserisë gabimin që e bëri me faljen e 24 hektarëve tokë Kishës së Deçanit që ishte kishë katolike dhe u uzurpua nga Kisha Ortodokse serbe.

Edhe një gjë duhët të dihet se në fillim të muait qershor Bashkimi Evropian mban zgjedhjët për Parlamentin e ri të Bashkimit Evropian.Tash veqëse deputetët e Parlamentit Evropian janë nëpër zonat e tyre elektorale duke bërë fushatë dhe janë duke u munduar që të marrin edhe një mandat te ri.Kështu që para shtatorit nuk besoj se do të themelohët Parlamenti i Ri Evropian dhe të formohet Qeveria e re Evropiane. Deri atëherë do të sqarohet edhe data se kur do të mbahën edhe zgjedhjët në Republikën e Kosovës.

Edhe opozita nuk duhet ti gëzohet faktit për mos antarsimin e Republikës se Kosovës ne Këshillin e Evropës se çështjet shteterore janë çështje të përbashkëta, kurse në anën tjetër as pozita nuk guxon te ngutët dhe të pranoj asociacionin e Komunave serbe për antarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës.E gjitha se çka duhët të bëj Qeveria është krijimi i një lobi te fuqishëm me personalitete me reputacion nga shtetetët Evropiane dhe ato Amerikane.

Qeveria duhet ti gjej ku janë e ku nuk janë përsonalitetët me reputacion kombëtar dhe politikë e jo te humb kohë me përsona te panjohur si në aspektin kombëtar si në atë politik, me një fjalë persona që jo vetem që nuk e dinë se çka është atdhetarizma por kurrë nuk janë në gjendje të dallojnë shtetin nga pushteti, të bardhën nga e zeza.Ata janë tipa të tillë që kur ju thotë partia bualli është i bardhë ata qorrohën dhe nuk e shohin buallin e zi por thonë qenka bualli i bardhë si bora.

Të tillët është mirë të rrinë dhe ti shikojnë punët e shtepisë së tyre kurse me lobim kombëtarë të mirrën intelektualët, profesionistët dhe diplomatët.

Testi i Arritshmerisë këtë vit do të mbahet dy ditë, më 25 dhe 28 qershor

0

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër klasa do të bëhet direkt nga Ministria e Arsimit. Njohës të çështjeve të arsimit po vlerësojnë se problem vazhdon të mbetet keq menaxhimi i testimit.

Testi i Arritshmërisë edhe këtë vit shkollor do të mbahet dy ditë. Në ditën e parë nxënësit pritet t’i nënshtrohen testit në lëndët shoqërore dhe në ditën e dytë në lëndët shkencore.

Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Fatmir Elezi, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se mbi 23 mijë nxënës pritet t’i nënshtrohen këtij vlerësimi.

“Testi i Arritshmerisë edhe këtë vit planifikohet të mbahet dy ditë. Nxënësit do t’i nënshtrohen testimit më 25 qershor në ditën e parë, kurse më datë 28 qershor në ditën e dytë. Këtë vit këtij testi pritet t’i nënshtrohen 23 mijë e 200 semimaturantë”, tha ai

Tutje, Elezaj tha së për herë të parë këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër klasë do të bëhet nga Ministria e Arsimit.

“Si zakonisht testi organizohet në koordinimi më komunat. Komunat janë përgjegjëse për organizimin e qendrave të testimit dhe të caktimit të administruesve të testimit. Ndërsa, caktimin e nxënësve nëpër salla do ta bëjë ministria. Nxënësit e klasave dhe shkollave të njëjta nuk do të jenë  bashkë në të njëjtën sallë të testimit. Pra, do të përzihen dhe nuk do të jenë më shumë së dy tre nxënës të njëjtës klasë në sallën e testimit”, tha Elezaj.

Keq menaxhimin e testimit njohës të arsimit po vazhdojnë ta shohin si problem të vazhdueshëm. Rinor Qehaja nga Instituti,“ Edguard” i tha Radio Kosovës së në procesin e testimit ka shumë neglizhencë në administrim.

“Po të administrohej mirë ky testim, do të kishte kuptim. Mirëpo, në situatën në të cilën jemi, ku ka neglizhencë në administrim dhe shpërdorime të mëdha nga nxënësit, më e arsyeshme do të ishte që ky testim të organizohej pa vlerësim me pikë. Mirëpo, organizimi duhet të bëhet vetëm si orientim për të kuptuar nxënësit se në cilat profile kanë aftësi e shkathtësi më të mira kundrejt të tjerëve”, tha Qehaja.

Më 25 qershor nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët: gjuhë shqipe, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi. Ndërsa, me 28 qershor do të hyjnë për testim në lëndët shkencore: matematikë, informatikë, fizikë, kimi e biologji. Qëllimi i Testit të Arritshmërisë është që të maten njohuritë dhe shkathtësitë e nxënësve dhe njëkohësisht nxënësve të klasave të nënta ky rezultat do t’ u shërbejë për regjistrim në shkollat e mesme të larta./Radio Kosova/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të energjisë elektrike në Dragash

0

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa vende nuk do të ketë rrymë.

Ky është orari:

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga NS 35/10 [kV] Dragashi do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Restelica (kodi: 30036002) prej ores 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Glloboçicë, Krushevë, Kukjan, Lubovishtë, Mlikë, Orqushë, Restelicë, Vranishtë dhe Zlipotok.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion i daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kroacia nis në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve

0

Kroacia sot do ta dërgojë kontingjentin e saj të 41-të në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, misionit paqeruajtës të NATO-s. Ministria kroate e Mbrojtjes bëri të ditur se për këtë kanë organizuar një ceremoni në Zagreb.

Në njoftim thuhet se kontingjenti i ri do të dërgohet në operacionin e KFOR-it për mbështetjen e paqes në Republikën e Kosovës.

“Forcat e 41-të të HRVCON KFOR-it përbëhen nga pjesëtarë të Kompanisë së Këmbësorisë së Motorizuar, Njësisë së Aviacionit, Njësisë ISR, Njësisë së Shtabit, elementëve të mbështetjes kombëtare logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor”, thuhet në njoftim.

Ceremonia do të mbahet të hënën në orën 15:00 dhe në të do marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Ivan Anushiq.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ylli e barazon sërish serinë – Kampioni merret vesh në Minatori

0

Ylli ka arritur të korri fitore ndaj Trepçës në ndeshjen e katërt finale që po zhvillohet në palestrën “13 Qershori”.

Kjo fitore i barazon ata me rezultat të serive 2:2, në një përballje të pestë për të fituar titullin.

Suharekasit fituan me rezultat të ngushtë kundrejt mitrovicasve me shifrat 75-71.

Basketbollisti më i shquar i Yllit ishte Alonzo Verge Jr, me plot 27 pikë, 7 asiste dhe 6 kërcime.

Pas tij radhitet Jalen Nesbitt me 15 pikë e 9 kërcime.

Ndërsa nga ana e Trepçës, lulëzoi basketbollisti Kevin Capers me 17 pikë, 5 kërcime dhe 6 asiste.

Pas tij me me 15 pikë, 4 asiste dhe 6 kërcime radhitet, Darnall Edge.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Guardiola në histori – Man City kampion për të katërtin vit radhazi në Premierligë

0

Manchester City nën urdhrat e Pep Guardiolas e ka mbrojtur titullin në Premierligë për të katërtin vit radhazi, që është hera e parë në histori që e bën një gjë të tillë.

“Qytetarët” e fituan titullin kampion në xhiron finale, pas fitores 3:1 ndaj West Ham Unitedit.

Phil Foden me një eurogol nga distanca i dha epërsinë vendasve pas vetëm dy minutave lojë.

Anglezi u përkujdes për ta dyfishuar epërsinë me një tjetër gol të bukur, këtë herë pas një asistimi të Jeremy Dokut (18’).

“Çekanët” u këndellen pak në fund, përmes një goli mahnitës të Mohammed Kudus që shënoi një gërshërë fantastike (42’).

Megjithatë, në pjesën e dytë – një ndër lojtarët më të mirë Rodri, realizoi një gol nga distanca për ta mbyllur çështjen e fituesit (59’).

West Ham në fakt shënoi edhe një herë përmes Soucek, por që goli u anulua shkaku që e realizoi me dorë (88’).

Kësisoj, City gëzon titullin kampion për të katërtin vit radhazi – një tjetër rekord që do ta mbajë mend Guardiolan edhe për shumë vite.

Ndërkohë, Guardiola ka konfirmuar se do të vazhdojë edhe sezonin tjetër – duke lënë të hapur dëshirën për ta fituar titullin e pestë kampion.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kurti: Amerika është mikja dhe partnerja jonë historike

0

Kryeministri Albin Kurti sot është takuar me nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen.

Pas takimit, përmes një shkrimi, Kurti thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleatja, mikja dhe partnerja jonë historike, aktuale dhe e së ardhmes.

Kurti mes tjerash thekson se fuqizimi dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, është prioritet i qeverisë së tij.

“Ishte kënaqësi të mirëpresim sot në vizitën e saj të parë në Kosovë nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleatja, mikja dhe partnerja jonë historike, aktuale dhe e së ardhmes. Fuqizimi dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, është prioritet i ynë. Biseduam e shkëmbyem pikëpamjet tona për shumë tema me interes të përbashkët”, njofton kryeministri.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kroacia nis nesër në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve

0

Kroacia nesër do ta dërgojë kontingjentin e saj të 41-të në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, misionit paqeruajtës të NATO-s.

Ministria kroate e Mbrojtjes bëri të ditur se për këtë kanë organizuar një ceremoni në Zagreb.

Në njoftim thuhet se kontingjenti i ri do të dërgohet në operacionin e KFOR-it për mbështetjen e paqes në Republikën e Kosovës.

“Forcat e 41-të të HRVCON KFOR-it përbëhen nga pjesëtarë të Kompanisë së Këmbësorisë së Motorizuar, Njësisë së Aviacionit, Njësisë ISR, Njësisë së Shtabit, elementëve të mbështetjes kombëtare logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor”, thuhet në njoftim.

Ceremonia do të mbahet nesër në orën 15:00 dhe në të do marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Ivan Anushiq./RTKlive

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Caktohet muaji për rimeçin mes Usyk dhe Furyt – tjetër përballje spektakolare na pret këtë vit

0

Tyson Fury dërgoi mesazhe të përziera për një revansh të mundshëm me Oleksandr Usyk, duke pranuar se nuk e di se çfarë do të ndodhë.

Dyshja dhanë një shfaqje të shkëlqyer në Arabinë Saudite të dielën në mesnatë, me Usyk (22-0) që fitoi me pikë dhe u bë kampion i padiskutueshëm botëror në peshën e rëndë.

Ukrainasi bëri një fillim të mirë, por Fury (34-1-1) mori kontrollin e luftës gjatë raundeve të mesit përpara një kthese tronditëse në të nëntën, pasi Usyk gati ndaloi Mbretin Gypsy, i cili ishte në telashe të tmerrshme dhe gati të rrëzohej.

Fury bëri mirë që u këndell shpejt pas asaj katastrofe, por Usyk kishte fituar kontrollin dhe meritonte një fitore të ngushtë në kartat e rezultateve të gjyqtarëve për të marrë të gjitha rripat në kategorinë e peshave të rënda.

Kishte një klauzolë revanshi në kontratë, duke i lejuar humbësit të zgjidhte nëse do të luftonte përsëri në tetor.

Në ring pas meçit, Fury pohoi se kjo është pikërisht ajo që do të bëjë, duke thënë: “Ne kthehemi te familjet tona dhe e drejtojmë atë në tetor. Sigurisht, ne do të pushojmë, pastaj do të rikthehemi në tetor, mendova se fitova luftën, por nuk do të qaj dhe të justifikohem”.

Promovuesi Warren shtoi: “Nuk ka nxitim për asgjë. Le të shohim nëse mund ta kemi në fillim”. Fury e ktheu vëmendjen e tij se si do të merrej me një revansh. /Telegrafi/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

0

Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë shkuar sot për një vizitë në Hagë.

Haxhi dhe Hyrë Thaçi kanë vizituar djalin e tyre, i cili po mbahet tash e disa vite në paraburgim.

Fotografitë nga vizita e tyre në Hagë tashmë janë duke qarkulluar në rrjetet sociale.

Ndryshe, aktakuza e parë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. /Telegrafi/